Bashkia e Shkodres ka nisur kete te merkure ashtu siç kishte paralajmeruar, zbatimin e projektit për aksin rrugore Bulevardi Zogu I , nga Pesëkatëshi me Urë deri në afërsi të sheshit Parrucë . Por qe ne nisje te ketij investimi kane dale edhe problemet e para.
Gjate nderhyrjes per prishjen e asfaltit te rruges dhe hapjen e kanaleve,mjetet qe po kryejn punimet ka demtuar linjen e telefonise fikse, duke lene pa sinjal te gjithe zonen. Sipas drejtuesve te albtelekom te pyetur per kete problem, jane derguar menjehere tekniket per te riparuar defektin ne fjale.
Por sic ndodh çuditerisht ne te shumten e rasteve ne qytetin tone as vete drejtuesit e albtelekom nuk kane me shume informacion, ndersa perballen me te tilla situata dhe ngrene supet duke u justifikuar me faktin se jane derguar tekniket.
Se pari cdo punim qe kryhet, aq me teper kur ai eshte nje investim i rendesishem behet me konsulencen e te gjithe aktoreve, pasi dihet prej vitesh se ujesjellesi, albtelekom apo kompani te tjera edhe private, nje pjese te mire te linjave i kane nentoke. Por ky fakt sic duket serish nuk eshte marre parasysh duke krijuar kete avari per qytetaret, ndersa shpresohet te mos kete demtime ne tubacionet e ujit te pijshem.
Bashkia e shkodres ka paralajmeruar paralelisht nisjen e punimeve edhe ne aksin rrugor : Qemal Draçini-Martin Camaj dhe Europa , i njohur ndryshe aksi nga shatërvani tek sheshi përpara Teatrit Migjeni e deri në hyrje të lagjes Dobraç. Vlera e financimit për këto dy segmente rrugore është rreth 1.7 milion dollarë dhe janë financimin i qeverisë shqiptare .
Afati i pënimeve në këto akse është parashikuar 150 ditë, gjithmone nese nuk do te kene fatin e shume investimeve te tjera qe finshin se kane pare ne afate, por me muaj vonese. Per t’iu pergjigjur fluksit te levizjeve ne qytet me bllokimin e ketyre akseve ku po punohet bashkia ka miratuar harten e re provizore te qarkullimit te automjeteve. Keto 2 investimeve cilesohen si nder me te rendesishmit te zbatuar ne Shkoder pasi mendohet ti japin nje zgjidhje afatgjate problemit te ujrave te bardha ne qytet.
No comments:
Post a Comment