Tashmë Bashkia Shkodër e nis riorganizimin e Klubit Vllaznia, pas takimit te kryebashkiakut Luka me futbollistet dhe stafin teknik dhe garancitë që kjo e fundit ka dhenë në zbatimin e kontratave me gjithë futbollistet, edhe stadium Loro Borici nis riorganizimin e tij.
Reklamat të cilat kanë një kontratë sezonale me klubin tashmë janë larguar plotësisht për ti lëshuar vend strukturimit të ri dhe lidhjes së kontratave të reja tashmë jo me Klubin Vllaznia dhe presidentin por me Klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër e cila është edhe menaxhuesja direkte.
Me 28 të këtij muaji në Këshillin Bashkiak do dorëzohet drafti për të miratuar kalimin e klubit në SH.A, veprim ky i cili do qartësoje kontributin e gjithësecilit në klubin Vllaznia. Bashkia Shkodër ka ofruar garanci që deri në 1 janar do marrë përsiper financimin e klubit dhe ka kërkuar impenjim maksimal. Pas këtyre angazhimeve të Vllaznisë ka reaguar edhe ish-presidenti Fushaj i cili ka thënë se Bashkia Shkodër në asnjë moment nuk është treguar zemërgjërë gjatë këtyre viteve dhe asnjëherë nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për të financuar ndersa në këto momente ato fonde janë.
Me këto ndryshime që po bëhën edhe në stadiumin Loro Borici dhe marrja e drejtimit nga ana e Bashkisë Shkodër të Vllaznisë duket se do ketë impenjim më të madh dhe pretendime më të larta, kjo duke parë edhe situatën jo të mirë të klubeve tjera në Superligen shqiptare.
No comments:
Post a Comment