Periudha e veres ka rritur ndjeshem rinovimin e lejeve te reja te qarkullimit dhe drejtimi per makinat prane drejtorise rajonale te sherbimit te transportit rrugor Shkoder.
Por paralelisht kjo ka sjelle edhe rritjen e numrit te drejtuesve te mjeteve te cilet kthehen pas per ti paguar taksen e parkimit te bashkise, pasi ne rast te kundert nuk u priten keto leje. Ky eshte urdheri i dale nga kjo drejtori, qe ne bashkepunim me bashkine Shkoder ka arritur kete akord per te grumbulluar parate e kesaj takse me vlere 1500 leke te reja.
Sipas punonjesve te kesaj drejtorie pjesa me e madhe e qytetareve qe nuk e kane paguar kete takse nuk refuzojne dhe e kryejne menjehere detyrimin ne kete drejtori, ku bashkia e shkodres ka hapur edhe zyren e pageses. Stina e veres me ardhjen e emigranteve sipas te dhenave zyrtare ka rritur edhe numrin e prerjes se lejeve te qendrimit, ku numri ne kete periudhe eshte dyfishuar si shkak i numrit te madh qe automjeteve qe kane hyre ne vendin tone.
Çdo vit muajt e pushimeve te veres shenojne numrin me te madh te automjeteve qe kryejne kete detyrim ndaj shtetit shqiptar. Por nje pjese e mire e pagesave vijne edhe si pasoje e taksave te reja qe hyjne ne fuqi ne muajin shtator, ku pritet te kete nje rritje te tyre.
Nje numer i konsiderueshem i qytetareve jane drejtuar ne kete drejtori per te kryer pagesat para afateve, por kjo ka qene e pamundur sipas drejtuesve te zyres se pagesave, pasi ligji parashikon shlyerjen e detyrimeve ne afate dhe jo me muaj perpara.
Gjate nje dite numri i drejtuesve te mjeteve qe rinovojne lejet prane kesaj drejtori i kalon 50. Nderkohe kerkesa te shumta po paraqiten gjate ketyre diteve per vendosjen e targave te reja.
No comments:
Post a Comment