Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Thursday, August 18, 2011
Ushqimet tregtohen ne kushte mjaft te varfra dhe te rrezikshme, autoritetet jane "te kenaqura" !
Keto jane kushtet e tregtimit te ushqimeve ne qytetin e Shkodres, ku ne mes te rruges dhe ne temperaturat perveluese te ketyre diteve ato jane nje kercenim serioz per shendetin e konsumatoreve. E perballe kesaj gjendjeje, drejtoria e ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit ka marre masat maksimale ne kete periudhe, duke iu perkushtuar pushimeve totale. Asnje kontroll ne qytet ndaj ketyre subjekteve, asnje mase e marre ndaj kesaj gjendjeje katastrofike dhe per me teper asnje informacion nuk jepet per mediat nga drejtues te kesaj drejtorie. Per me teper harrojne edhe misionin qe kane per mbrojtjen e konsumatoreve dhe informimin e tyre, duke treguar se dine te zgjedhin se ku duan ta bejne dhe si. Vete autoriteti kombetar i ushqimit ne Tirane nje dite me pare ka kerkuar masa maksimale ne kete drejtim nga drejtorite ndervartese, por ky urdher eshte zhytur ne zyrat e ketij institucioni ne Shkoder duke mos gjetur zbatim. Siguria e ushqimeve ne Shkoder eshte ne masat me te uleta te mundshme, e madje kete e deshmoi edhe helmimi qe u be ne nje gezim familjar pak kohe me pare te rreth 200 dasmoreve. Pjesa me e madhe e tregjeve ne Shkoder nuk plotesojne as kushtet me minimale te higjienes, bulmet dhe nenprodukte te tij, mish dhe ushqime te tjera qe tregtohen ne rruge, pa kushtet atmosferike te duhura dhe ne mes te pluhurit. Kjo gjendje nuk u ka hyre ne sy ketyre inspektoreve te kesaj drejtorie te cilet dijne te tregojne se kane zyra dhe hierarki, por ne asnje rast nuk dijne se si eshte gjendja ne terren. Perballe kesaj situate duhet qe vete autoriteti kombetar i ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit te nderhyje dhe te shohe se si punojne vartesit e tij, e jo te mbaje syte mbyllur e veshet shurdh sic bejne keta individe. Konsumatori shkodran eshte nje nder me te pambrojturit ne ditet e sotme, si ne vere me temperature perveluese e pluhur, ashtu edhe ne dimer mes shiut e baltes se pafund. Siguria e ushqimeve ne tregjet e Shkodres ka qene nje nder ceshtjet me te diskutuara gjate viteve te fundit aq me teper kur nje pjese e tyre jane jashte cdo standardi. Por sa here qe prane kesaj drejtorie jane kerkuar te dhena lidhur me kete shqetesim i vetmi sqarim ka qene se siguria eshte ne nivele te kenaqshme, por se ku i shohin keto drejtues keto nivele akoma nuk eshte e qarte.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment