Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Saturday, August 13, 2011
Luhatjet e tensionit i djegin pajisjet elektroshtepiake dhe elektronike banoreve ne Skenderbeg !
Ne afersi te varrezave te Rrmajit konkretisht ne rrugen Andrea Skanjeti te lagjes Skenderbeg qytetaret ne oret e drekes se dites se premte jane ankuar te revoltuar per deme qe sipas tyre u ka bere ne shtepi rrjeti I eneregjise elektrike.Se paku 15 familje kane pretenduar se u jane djegur brenda pak minutave te gjitha pajisjet elektroshtepiake si televizore, kompjutera ,frigorifere, lavatrice e te tjere.Sipas tyre shkak ka qene nje luhatje e ndjeshme tensioni. Ata kerkojne kompensim per demin e shkaktuar.Nderkohe qytetaret i bejne apel Bashkise Shkoder qe te nderhyje ne mbrojtje te tyre.Gjithshtu banoret e kesaj lagjeje kane kerkuar qe te behet nje ekspertize teknike per shkaqet e tensionit te paqendrueshem ne shtepite e tyre per te cilin pohojne se ka arritur deri ne 400 volt.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment