Ky blog, është gazeta jonë e përbashkët virtuale, prej nga do të raportojmë jetën në qytetet tona. Nëpërmjet tij ne do të sjellim pranë publikut të gjerë informacionin e munguar që ndodh në qendër dhe periferi, duke forcuar kështu dimensionin transparent të shoqërisë, përfshirjen e këndvështrimeve të ndryshme dhe rritjen e vetëdijes shoqërore dhe komunitare. Ky blog është fillesa e një rrjeti funksional qytetarësh të angazhuar në monitorim, raportim dhe publikim.
Wednesday, August 17, 2011
Shtrati i lumit Kir mbushet nga mbeturinat !
Masakra urbane vijon te mbyse Shkodren duke mos njohur permasa, perballe se ciles qendrojne institucionet pergjegjese me heshtjen e tyre. Ndersa thatesira e ka lene pa uje shtratin e lumit Kir, menjehere ai nuk eshte lene bosh duke u zevendesuar me mbetjet urbane te qytetit te shkodres. Personat pergjegjes qe merren me pastrimin e qytetit per kete katrahure kane menduar per ti dhene zgjidhje mungeses se mareveshjes mes bashkise Shkoder dhe adminsitratoreve te landfildit, duke zgjeruar harten e mebturinave nga varrezat e deshmoreve, e duke marre edhe shtratin e ketij lumi. Nuk dihet nese ky veprim i tille, teresisht jashte cdo logjike dhe mbi te gjitha ne konflikt te hapur me rregullat mjedisore ka rene ne sy te institucioneve mbikqyrese qe merren me keto probleme. Vetem dy dite me pare ne edicionet informative pasqyruam masakren mjedisore qe behet me djegien e mbetjeve urbane tek varrezat e deshmoreve. Ndersa sot kjo masaker perforcohet edhe me shume duke demtuar shtratin e ketij lumi qe gjate stines se dimrit mbushet i teri me uje. Mbushja e tij i dergon keto mbetje ne lumin Drin e me tutje, duke ndotur edhe ujrat e jo vetem ajrin. Djegia jo vetem qe nuk ndalohet,por tashme te gjitha mbeturinat largohen nga qendrat e ndryshme te qytetit dhe depozitohen pak metra me tej ne periferi. Darkave me djegien e tyre ato u vine serish qytetareve por ne forme smogu vrases, duke shkaktuar ndotje te ajrit tej cdo norme te lejuar dhe duke e bere jetesen per shtepite perreth nej ferr te vertete. Kjo gjendje kaotike nuk dihet se sa kohe do te vijoje te jete prezente, por lind nevoja emergjente e nderhyrjes nga te gjitha institucionet pergjegjese, me forcen maksimale te ligjit, pse jo edhe ndaj vete bashkise Shkoder nese eshte pergjegjese.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment