Saturday, August 13, 2011

Lihet ne harrese ura e Mesit !

8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, Ura e Mesit eshte nje nder monumentet e kultures qe ne kete sezon veror turistik eshte lene e tera ne harrese. Me apo pa qellim, kjo nuk dihet, por ajo qe me se miri e konstaton sapo viziton kete objekt eshte lenia ne meshire te fatit nga te gjitha instancat perkatese duke u kthyer në vatër mbeturinash. Turistët e huaj dhe ata vendas mbeten të zhgënjyer pas vizitës në këtë objekt që mban vlera të rralla, ku pervec mbeturinave konstaton edhe demtime ne ure, pasi nje pjese e gureve jane hequr teresisht.  Restaurimi i saj nga monumentet e kultures eshte pasuar me lenien ne dore te fatit nga vendoret e komunes Postribe, qe nuk kanë marrë asnjë masë të paktën për të ndaluar hedhjen e plehrave nga banorët e fshatit Mes. Megjithëse kjo urë është një nga veprat më të mëdha të kulturës në Shkodër, ambienti në hyrje të saj nuk është aspak i denjë për një monument të tillë. Mbeturina urbane, janë hedhur pikërisht në anë të rrugës, nga ku vizitori hyn për të parë urën nga afër. Veç mbeturinave, ajo qe te bie ne sy ne kete objekt historik eshte mungesa e nje ciceroni te pakten per te treguar historine e ndertimit te saj dhe rrjedhen nder vite.  Jo rrallë herë, mbi urën e vjetër monument kulture syri te sheh njerëz me kafshë të ngarkuara që kalojnë mbi të, fakt qe pranihet jashte kamere edhe nga vete banoret e zones. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë. E madje duke ditur vlerat e saj ajo ka nje promovim jo te vogel ne guidat turistike e spotet televizive te Shqiperise Turistike nga ana e qeverise shqiptare. Por as ky fakt duket se nuk i ka bere shume pershtypje vendoreve qe kane ne patronazh kete ure. Ura e Mesit eshtë e gjatë 108 metra, e gjerë 3.40 metra dhe me 13 harqe jo simetrike. Për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri ku çdo një metër ngrihen 5 cm rreshta tërthorë që i japin kurrizit trajtën e shkallarës. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujine kulluar të Kirit. Së bashku me kalanë e Rozafës, ato janë monumentet e kulturës më simbolike të Shkodrës të pranishme në telajot e piktorëve, studio fotografike, në punime artistike në bakër, dru, pëlhurë etj. Ne muajin Maj 2010 u mundësua përfundimi i rinkonstriksionit të urës dhe përshtatja për këmbësorët, por qe nga ajo dite terreni perreth nuk i pershtatet vlerave qe ajo ka.

No comments:

Post a Comment