Tuesday, August 30, 2011

80-vjeçarja i ve zjarrin pyjeve te Pukes !


Zjarri qe shkrumboi disa hektare pyje ne rrethin e Pukes dhe rrezikoi disa banesa ka per autore nje 80 vjecare.
Ky eshte njoftimi i policise se Pukes, e cila ben te ditur se Rabia Hoxha, 80 vjece eshte vene ne prangat e policise si autore e flakeve ne pyjet e fshatrave Xhafe dhe Kulumri te Pukes. Policia sqaron ne njoftimin e saj se 80 vjecarja, vuan nga probleme mendore.
Ajo ishte denuar me pare per zjarrvenie, ndersa nje jave me pare kishte tentuar ti vinte zjarrin dhe baneses se saj. E moshuara ka rrefyer para forcave te policise ne detaje se si i ka vene flaken pyllit.
Ajo tregon se kishte dale e vetme  jashte baneses ku kishte ndezur edhe nje cigare. Ne nje moment te caktuar asaj i ka shkuar ne mendje te provonte nese vertet nje cigare e ndezur e hedhur ne toke mund te digjte nje pyll te tere.
Dhe, ndryshe nga nje jave me pare, kur tentativa per ti vene zjarrin baneses se saj kishte deshtuar, kete here, flaket jane perhapur me shpejtesi te favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Zjarri rrezikoi edhe 11 banesa te fshatit Zath.
Sipas te dhenave nga shtabi i emergjencave civile mesohet se flaket e zjarrit vazhdojne te jene aktive ne pyjet e fshatrave Xhafe, Munelle dhe Kuzhne, por me problematike eshte situata ne pyjet e Krrabes ku zjarrifesit po punojne per te mbrojtur transmetuesit televizive te zones.
Situata me zjarret po paraqitet cdo dite e me problematike ne kete fund gushti, megjithese ne shume zona jane shenuar ulje te temperaturave. Zjarrvenia po rezulton me problematikia, ne zonat ku eshte shenuar shfaqja e vatrave te zjarrit, pasi nje pjese e mire e tyre nuk kane autor te ndaluar nga policia.

Shqiperia regjistron 2,5 milion turista pergjate gjithe veres !


2.5 milion persona kane vizituar Shqiperine deri ditet e fundit te muajit gusht, qe e perkthyer ne perqindje i bie 29%  më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.
Kjo eshte shifra e bere publike nga Agjensia Kombetare e Turizmit, e cila cileson se “Shqipëria çdo vit e më tepër po kthehet në një destinacion tërheqës për turistët e huaj”.
Duke e konsideruar këtë të sivjetshmin si një sezon të suksesshëm, Agjensia Kombëtare e Turizmit, nul el pa cituar problemet qe shoqeruan hapjen e sezonit qe erdhën si rezultat i zgjatjes së procesit të zgjedhjeve vendore te 8 Majit.
Sipas autoriteteve të sektorit të Turizmit, krahas bregdetit të jugut, destinacionet  më të frekuentuara për këtë sezon kanë qënë Velipoja, Shëngjini, Spilleja dhe Gjiri i Lalzit. Duket se perhere e me shume Shqiperia po behet nje detinacion i lakmuar turistik nga te huajt, per vete pasurite natyrore qe ofron si guide per ti vizituar.
Ne 2010 shifra e turisteve qe vizituan vendin tone ne kete periudhe ishte mbi 1.8 milion turiste. Ne kete rritje ndikim duket te kete pasur pervec promovimit televiziv edhe rruga e kombit, cmimet e lira dhe deshira per te eksploruar vende te pa shkelura me pare.
Ajo qe paraqitet interesante ne kete drejtim eshte se nje pjese e mire e turisteve te huaj kane viztuar zonat malore dhe vendet arkeologjike, duke deshmuar interes te larte per historine e vendit tone.
Bashke me rritjen e numrit te turisteve kete vit bie ne sy edhe numri i madh i shqiptareve qe kane levizur jashte per pushimet verore. Megjithate shifra prej 2.5 milion turistesh eshte afruar por duke mos kapur akoma ate te deklaruar nga kryeministri Berisha, qe ne nisje te sezonit tha se vendin tone do e vizitojne 3 milion turista. 

Me 11 shtator publikohen listat rendore te fituesve ne universitete nga MASH


Pas nxjerrjes së rezultateve të konkurseve, do të nisë edhe renditja e fituesve të universiteteve, lista paraprake e të cilëve, sipas afatit të caktuar nga MASH, do të shpallet më 11 shtator, ndërkohë që një ditë më pas do të nisë edhe regjistrimi i kandidatëve që rezultojnë fitues në fazën e parë.
Sipas udhëzimit të MASH për regjistrimet në universitete, pas përfundimit të konkurseve në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë, rezultatet e tyre në format elektronik dhe hard copy do të dorëzohen nga këto të fundit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP), brenda orës 14:00 të datës 5 shtator 2011.
AKP-ja brenda datës 11 shtator 2011 do të dërgojë në Ministrinë e Arsimit listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndara sipas programeve të studimit përkatës, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A2, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara nga qeveria.

Friday, August 26, 2011

Banka Boterore financon, nis zbatimi i projektit te sistemit te ujrave te zeza ne plazhin e Velipojes !


Gangrene e plazheve shqiptare qe ka shoqeruar pergjate ketyre viteve vijen bregdetare te Adriatikut e Jonit, vijon te jete prezenca e ujrave te zeza.
Ky problem duket se vetem pas tre vitesh do te gjeje zgjidhjen perfundimtare ne njerin nga keto plazhe, ne ate te Velipojes.
Banka Boterore eshte financiuese e projektit te perpunimit te ujrave te zeza, ku tenderi i pare prej 7 milion euro eshte kryer dhe firma fituese ka sjelle sipas drejtuesve te komunes makinerite e punes.
Investimi ne fjale i ndare ne 2 lote, do te mbylle brenda 14 muajsh gjysmen e vijes bregdetare ndersa pas 3 vitesh do te perfundoje loti 2 deri ne zonen e Vilunit.
Ne total investimi eshte 15 milion euro dhe pritet ti jape zgjidhje nje prej shqetesimeve me akute te plazhit te Velipojes. Me heret drejtuesit e vjeter te komunes paten deklaruar se puna do te mbyllej ne sezonin turistik te 2011 – es, por siç duket zgjedhjet vendore dhe perqendrimi i energjive ne fushate beri qe puna te shtyhej.
Tashme nuk mbetet asgje tjeter vecse te shpresohet qe drejtuesit aktual te mos e neglizhojne per asnje cast kete investim te rendesishem te Bankes Boterore dhe te monitorojne punen deri ne permbylljen brenda afateve.

Policia rrugore e Shkodres ka vendosur mbi 2300 gjoba gjate muajit gusht !


Masat e policisë së qarkullimit rrugor gjatë muajit gusht me qëllim sistemimin e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodres dhe parandalimin e aksidenteve si shkak i numrit të madhe të automjeteve në qarkullim kanë qenë të rrepta.
Nga 1-24 gusht nga  drejtoria rajonale e policisë rrugore Shkodër janë pezulluar 23 leje drejtimi, janë vendosur 2324 gjoba me vlerë 1.461.140 leke, janë bllokuar 70 mjete, janë vjelur 1650 gjoba me vlerë 1.985.500 lekë.
Sipas informacioneve nga drejtoria rajonale e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodrës gjatë kësaj periudhe për fat të mirë nuk kemi patur aksidente me vdekje në rritje krahasura me 1 vit më parë, ku në këtë periudhe  të vitit kemi patur numër të lartë aksidentesh me vdekje në këtë qark, shumica e të cilëve në aksin Shkoder-Velipojë. Këtë vit kemi patur vetëm 5 aksidente pa pasoja në njerëz.
Në këtë ka ndikuar edhe bllokimi i një numri të lartë motorcikletash dhe stabilizimi i qarkullimit të këtij lloj mjeti i cili në të shumten e rasteve ka qenë burimi kryesor i aksidenteve.

Keshilli bashkiak i Shkodres ka miratuar kthimin e Vllaznise ne shoqeri aksionere


Këshilli I Bashkisë Shkodër ka miratuar me unanimitet të plotë transferimin e klubit Vllaznia në Shoqëri Aksionere si kushtin kryesor për tu liçensuar dhe regjistruar në sezonin e ri futbollistik 2011-2012 per te cilin afati i përcaktuar nga FSHF është deri me 31 gusht. Menyra se si do funksionoje kjo shoqeri aksionere eshte sqaruar nga nenkryetari i Bashkise, Ridvan Troshani.
Këshilli i Bashkisë Shkodër në këtë mbledhje miratoi projekt-vendimin per transferimin e klubit të futbollit Vllaznia në shoqëri aksionere, statutin e saj si dhe akordoi fondin minimal prej 2 milion lekësh të reja për  Vllaznine për tu regjistruar si e tillë. Gjithashtu Këshilli i Bashkisë ka ngarkuar kryetarin e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka për të firmosur aktin e themelimit dhe regjistrimin e saj si dhe udheheqjen e te gjitha bisedimeve me gjithe donatoret dhe sponsoret e mundshem duke perfshire gjithashtu dhe krijimin e strukturës drejtuese të klubit. Ndërkaq, tashmë pas miratimit të aktit të themelimit në parim nga Këshilli i Bashkisë Shkodër, është hapi i vlerësimit të të gjithë aseteve të klubit dhe i kontributeve të secilit tek Vllaznia, e cila është edhe faza më e rëndësishme.
Aksioner i Vllaznisë mund të bëhët cdo person i interesuar dhe vlera e aksionit është jo më pak se 5% e  fondit total të klubit.

Thursday, August 25, 2011

Nis riorganizimi i Vllaznise nga Bashkia Shkoder


Tashmë Bashkia Shkodër e nis riorganizimin e Klubit Vllaznia, pas takimit te kryebashkiakut Luka me futbollistet dhe stafin teknik dhe garancitë që kjo e fundit ka dhenë në zbatimin e kontratave me gjithë futbollistet, edhe stadium Loro Borici nis riorganizimin e tij.
Reklamat të cilat kanë një kontratë sezonale me klubin tashmë janë larguar plotësisht për ti lëshuar vend strukturimit të ri dhe lidhjes së kontratave të reja tashmë jo me Klubin Vllaznia dhe presidentin por me Klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër e cila është edhe menaxhuesja direkte.
Me 28 të këtij muaji në Këshillin Bashkiak do dorëzohet drafti për të miratuar kalimin e klubit në SH.A, veprim ky i cili do qartësoje kontributin e gjithësecilit në klubin Vllaznia. Bashkia Shkodër ka ofruar garanci që deri në 1 janar do marrë përsiper financimin e klubit dhe ka kërkuar impenjim maksimal. Pas këtyre angazhimeve të Vllaznisë ka reaguar edhe ish-presidenti Fushaj i cili ka thënë se Bashkia Shkodër në asnjë moment nuk është treguar zemërgjërë gjatë këtyre viteve dhe asnjëherë nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për të financuar ndersa në këto momente ato fonde janë.
Me këto ndryshime që po bëhën edhe në stadiumin Loro Borici dhe marrja e drejtimit nga ana e Bashkisë Shkodër të Vllaznisë duket se do ketë impenjim më të madh dhe pretendime më të larta, kjo duke parë edhe situatën jo të mirë të klubeve tjera në Superligen shqiptare.