Thursday, July 21, 2011

Kerkesa per energji elektrike rritet çdo vit me rreth 8 %

Çdo vit ne vendin tone kerkesa per energji elektrike eshte rritur me 8%, sipas eksperteve te Entit Rregullator te Energjise, duke shenuar nje trend ne rritje nga 1990 e deri me sot. Por paralelisht kjo rritje po shton edhe domosdoshmërinë e gjetjes së burimeve të reja prodhuese. Kjo është edhe arsyeja kryesore e dhënies me koncesion të mbi 103 HEC-ve, por edhe zbatimit të projekteve të tjera madhore, si HEC-i i Kalivaçit, TEC-i i Vlorës, kaskada e Devollit, HEC-i i Ashtës etj.
Studimet e fundit kane treguar sipas vete kryeministrit Berisha se vendi yne ka mundesi te ndertoje 443 HEC locale. Mbi 2.1 miliardë euro janë investuar në këto projekte, të cilat jo vetëm do të plotësojnë kërkesat e vendit për energji elektrike, por edhe per eksport rajonal.
Te dhenat rendisin ne krye te listes konsumatorët familjarë si përdoruesit kryesorë të energjisë elektrike në vendin tonë. Në vitin 1990 industria absorbonte 50% të burimeve të energjisë dhe 17% në vitin 2001.
Sektori që ka njohur rritje të vazhdueshme të konsumit të burimeve energjetike është transporti, i cili në vitin 1990 konsumonte 6% të totalit, ndërkohë që në vitin 2001 ka arritur në vlerën 44%. Sektori i banesave konsumonte 14.6% në vitin 1990 dhe në vitin 2001 është rritur në 21%. Sektori i shërbimeve ka pasur rritje nga 5.4% që konsumonte më 1990, ka arritur në 16.5% në vitin 2001. Peshën kryesore e ka sektori i banesave.
 Gjithmonë e më shumë po vihet re një tendencë e fortë në drejtim të rritjes së konsumit të energjisë elektrike për ngrohje edhe pse në disa raste ekzistojnë mundësi të tjera të përdorimit të burimeve alternative energjetike. Kjo ka sjelle edhe dobesimin e rrjetit ne drejtimet e tjera. Sot pike kryesore orientuese e qeverise Shqiptare eshte ndertimi i hidrocentraleve jo vetem per te plotesuar nevojat e vendit por edhe per eksport, pasi energjia nga burimet ujore eshte e paster dhe e favorshme per poziten qe ka vendi yne.

No comments:

Post a Comment