Sunday, May 15, 2011

Ne HEC Ashte jane tashme gati per instalim dy turbinat thithese

Turbinat e para për HEC-in e Ashtës kanë mbërritur tashmë në kantierin e hidrocentralit. Deri në vitin 2012, projekt-kompania “Energji Ashta”- një kompani e përbashkët 50/50 mes kompanive VERBUND dhe EVN do të ndërtojë një risi botërore: hidrocentralin më të madh matrix duke përdorur teknologjinë HYDROMATRIX. 

HEC Ashta do të punojë me anën e 90 turbinave të vogla HYDROMATRIX® (me pëmasat e një kabine telefonike) të cilat mundësojnë një shfrytëzim veçanërisht efikas të ujit. Nga viti 2012, në Ashtë do të prodhohen 240 milionë kWh energji elektrike. Në këtë mëyrë 100,000 familje shqiptare do të mund të furnizohen me energji. 

Pas përfundimit të instalimit të tubave thithës së turbinave në Ashta 1, ANDRITZ HYDRO do të instalojë HEC-in HYDROMATRIX mbi lumin Drin në veri të Shqipërisë. Kjo fazë shënon një gur themeli për procesin e ndërtimit. Secili nga stacionet e HEC-it të Ashtës do të pajiset me 45 njësi gjeneratore HYDROMATRIX. 

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar I hidrocentralit do të jetë mbi 50 MW.  Aspekti i jashtëzakonshëm i konceptit HYDROMATRIX është përputhshmëria me organizimin e projektit falë përmasave kompakte të turbinave-gjeneratore si edhe përdorimi novator i teknologjive të provuara të hidroenergjisë. 

Në këtë sistem modular, disa njësi të vogla gjeneratore janë instaluar në një sitem të tipit matrix, ku secila njësi mund të vihet në punë dhe të mirëmbahet veçmas. Si pasojë, reduktimi i hapësirave do të ketë një përparësi domethënëse, duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme efektet mjedisore dhe kostot e ndërtimit të projektit. Ky projekt i jashtëzakonshëm do ta shndërrojë Shqipërinë në një pikë referimi për sa i përket teknologjisë, çka do të tërheqë shumë ekspertë të këtij sektori për të parë këtë risi teknologjike krijuar nga Energji Ashta. Një vit pas fillimit të ndërtimit puna vazhdon normalisht: 

Në Ashta 1 struktura ndërtimore tashmë e ka arritur lartësinë përfundimtare. Në Ashta 2 tubat e parë thithës janë vendosur që prej muajit shkurt, ndërsa vijon betonimi.

17 parti ne keshillin e ri bashkiak te Shkodres

17 parti politike do jene pjese e keshillit te ardheshem Bashkiak te Shkodres nga 15 qe ishin ne mandatin e kaluar. Keshtu forcat politike qe kane shenuar rritje ne nivel qyteti ne keto zgjedhje jane LSI, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, si dhe Partia Demokratike e cila duke llogaritur ne perqindje ka shenuar nje rritje prej 3 % ndersa nga ana tjeter Partia Socialiste e cila mesohet se do kete nje perfaqesim me 6 keshilltar ne Keshillin Bashkiak ka nje renie ne perqindje me rreth 3% te votave.
Po keshtu renie si shkak edhe I numrit ne rritje te zgjedhesve kane pesuar Parti Demokristiane nga 7.55% ne 4%, ndersa ne perqindje ka pesuar renie edhe Partia Republikane ne krahasim me 2007 nga 11% ne 9% por krahasuar me numrin e votave kjo force politike qe ka marre numrin e njejte te votave me 2007. Forcat politike qe do jene pjese e Keshillit Bashkiak te ndara ne dy koalicione dhe 2 parti politike qe kane garuar jashte koalicionit PMDL dhe PBDNJ do synojne qe permes pjesemarrjes ne Keshill te rrisin perkrahjen e tyre.
Por ajo qe mund te cilesohet si forcat politike qe ne keto zgjedhje ne qytetin e Shkodres kane shenuar sukses jane LSI e cila nga 4% qe kishte ne 2007 arriti te dyfishonte rezultatin dhe te kapte kuoten e 8% me 4 keshilltar nga 2 qe kishte ne 2007-en. Koalicionet politike te cilat do jene pjese e keshillit te ndara kane arritur te marrin rrespektivisht ne perqindje “Aleanca per qytetarin” ka marre 63% te votave ndersa “Aleanca per te ardhmen” 29% te votave.
Ne “Aleancen per te ardhmen” 6 forca politike do jene pjese e Keshillit Bashkiak te Shkodres me 6 keshilltar ndersa ne “Aleancen per qytetarin” 9 forca politike te cilat do perfaqesohen me 14 keshilltar ndersa PD me 16.

Shkodra, e qete edhe pas zgjedhjeve

Tashme qyteti I Shkodres ashtu si edhe gjate fushates elektorale dhe dites se zgjedhjeve eshte kthyer ne normalitetin I cili e ka karakterizuar cdo here. Kemi pasur nje fushate zgjedhore model me incidentet sporadike te cilat nuk kane cenuar aspakt integritetin e ketij procesi tejet te rendesishem. Tashme me rritjen e temperaturave qytetaret Shkodrane kane filluar te frekuentojne edhe vendet ku klima eshte me e fresket dhe ofron komoditetin e nevojshem per kalimin e disa casteve relaksi. I gjithe ky process I cili ne asnje moment nuk I kaloj kufijt e normales.
Nje fushate qe prodhoj nje rezultat I cili duket se do balancoj edhe forcat politike ne rang rrethi. Qetesia qe karakterizoj gjate gjithe kohes qytetin e Shkodres ishte nje deshmi per gjithe vendin I cili mund te marre si model kete qytet se si mund te zhvillohet nje process shume I rendesishem sic jane zgjedhjet vendore, te cilat pavaresisht rendesise qe kane ne krahasim me ato politike, kete here prodhuan me shume se asgje tjeter loje nervash se sa tensione qe shkaktojne trazira.
Por pas kesaj pranvere te nxehte politike meteorologet paralajmerojne nje vere te fresket dhe me shira. Në raportin e publikuar sot nga kjo drejtori theksohet se gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit Maqedonia, Shqipëria, pjesët perëndimore të Bullgarisë, Greqia Veriore dhe rajoni spanjoll i Kastilios do të përfshihen nga shira të rrëmbyeshëm. Por sic duket kjo nuk do ndikoj ne nivelin e turisteve dhe numrin e tyre ne vendin tone.
Pasi tashme me procesin zgjedhor te edukuar dhe te kulturar qe u deshmua gjate gjithe muajit zgjedhor ne rajonin e Shkodres, rritet edhe siguria dhe deshira per te qene pjese e ketij rajoni dhe per te shijuar pushimet ne nje zone qe tregoj se mbi cdo gje eshte paqja dhe kultura qe dominon.

Saturday, May 14, 2011

Moti, fundjava do jetë e ngrohtë

Këtë fundjavë moti do të jetë i ngrohtë, por i shoqëruar me vranësira në zonat malore.
Por temperaturat pranverore, që arrijnë deri në 29 gradë celsius do të shënojnë një ulje ditën e hënë, ku do të nisin reshjet e shiut në gjithë vendin dhe termometri do të pësojë një ulje prej 3 deri në katër gradë celcius.

E njëjta situatë meteorologjike pritet të vazhdojë deri në mesjavë, ku temperaturat do të pësojnë një ulje të mëtejshme.

Wednesday, May 11, 2011

Drejt fundit numerimi i votave ne qytetin e Shkodres

Numerimi i kutive nga zgjedhjet lokale te zhvilluara me 8 maj vazhdon tashme me ritme normale dhe mendohet se ne oret e mengjesit te dites se neserme do te jete i mbyllur.

Nuk ka asnje surprize ne kryeqendren e veriut pasi kryetari i "Aleances per Qytetarin", Lorenc Luka, po fiton bindshem ndaj konkurrentit te "Aleances per te Ardhmen", Genc Uruçi. Jane numeruar tashme rreth 75 % e votave dhe ne krye eshte Lorenc Luka me 64 % te votave te marra nga qytetaret, perkundrejt 34 % te grumbulluara nga Genc Uruçi.

Procesi i numerimit ka qene i qete dhe pa presione deri ne keto caste, dhe keshtu pritet te mbaroje.

Tuesday, May 10, 2011

Numerimi ecen me ritme te ngadalta ne Shkoder

Në qytetin e Shkodrës, procesi i numërimit te votave ka vijuar me ritme te ngadalta. Deri tani janë 20 kuti të numëruara, ndërkohë që gjashtë të tjerat që do të numërohen në vazhdim pritet të sjellin ndryshimin e rezultatit. Sipas informacioneve të fundit, vihet re një kryesim i fortë i kandidatit të PD Lorenc Luka, me rreth 1500 vota diferencë ndaj atij të PS. Rezultati në fjalë i përket KZAZ-së numër 40. Në Vaun e Dejës ka fituar me ne nje avantazh te vogel kandidati i PD, Gjon Marku, kundrejt rivalit te tij politik dede dodani I cili garonte nen siglen e kualicionit te majte. Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar numërimi për komunën e Bushatit, ku edhe këtu ka rikonfirmuar fitoren Partia Demokratike.

Ne Malesine e Madhe numerimi i votave vazhdon normalisht

Në rrethin e malesise se madhe vijon procesi I numerimit te votave ne kzaz-ne numer 44, deri ne keto momente eshte komuna gruemire e cila eshte fituar nga partia soacialiste me lirim nehanin kandidatin e kualicionit te aleances per qytetarin, por edhe ne komunen e kastratit te rrethit te malesise se madhe ka perfunduar procesi I numerimit te votave ku sovrani ka thene fjalen e tij per partine demokratike dhe kandidatin e tij. Lufte dhe gare e madhe zhvillohet edhe per bashkine me veriore te shqiperise, pikerisht bashkine e koplikut per te cilen kandidojne Ramadan lika nen siglen e spktrit te djathte aleanca per qytetarin dhe nazmi hasani per kualicionin e majte aleanca per te ardhmen. Ramadan lika I pd aktualisht zoteron 1624 nga 5 qendra te numeruara deri tani ndersa ka lene pas rivalin e tij politik me 1345 duke shenuar nje diference prej afro 280 votash atehere kur kane mbetur vetem 2 kuti pa numeruar.