Saturday, June 4, 2011

20 maturante kopjuan ne provimet e letersise !


Se bashku me pjekurine e saj prej 6 vitesh, sivjet matura shteterore ka arritur nje tjeter standart ne provimin e pare te gjuhe- letersise. Ministria e arsimit dhe shkences ka bere te ditur se në të gjithë vendin janë kapur 20 maturantë duke kopjuar në provimin e parë.
Sipas zyrtareve te kesaj ministrie kjo shifër është 10 herë më e ulët se ajo e vitit të kaluar ku u kapen 200 maturante duke shkëmbyer kopje ditën e provimit të Letërsisë. Ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit ka pasur vetëm raste sporadike”, pohojne specialistët e Ministrisë së Arsimit pasi kane shqyrtuar raporitmet e mberritura nga te gjitha rrethet e vendit.
Zyrtare te kesaj ministrie shtojne se nuk do të ketë asnjë mundësi që në grupin e korrektuesveqe kane nisur punen te premten të gjenden mësues që do të korrektojnë testin e nxënësve të tyre. Në të 6 qendrat perfshire edhe Shkodren ku ka nisur korrigjimi, janë 270 mësues të trajnuar, të cilët kryejne vlerësimin me pikë. Edhe gjatë këtij procesi mund të konstatohen teste ku është kopjuar, për të cilat do të ketë penalizime, njësoj si ata që u kapën ditën e provimit. E njejta praktike do te ndiqet edhe ne provimin e matematikes me 15 qershor ku testi do të përmbajë 25 pyetje, njësoj si i pari. Prej tyre, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim.
Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke iu përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë 3 herë më të lartë. Në total, duke dhënë përgjigjen e drejtë për këtë grup, maturanti merr 37 pikë. Pyetjet do të jenë për të treja nivelet e nxënësve”, ku per te dobëtit, që përgjithësisht marrin notën 5 ose 6, do të ketë pyetje në masën 40 %. Niveli i dytë i pyetjeve, ku hyjnë nxënësit mesatarë të notave 7 dhe 8, do të zërë në çdonjërin prej testeve po 40 % të totalit.
Në këtë grup pyetjesh do të ketë testim të dijeve të maturantëve jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, për të cilat mund të përgjigjen ata maturantë që përpiqen të mësojnë ose kanë qenë sistematikë. Niveli i parë ose i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë, do të ketë 20 % hapësirë në test. Në këtë grup pyetjesh, maturantët do të testohen jo më vetëm për njohuritë që kanë marrë gjatë shkollës së mesme, por edhe për kreativitetin e tyre individual.

No comments:

Post a Comment