Sunday, June 5, 2011

Te dhena tronditese per duhanin dhe duhanpirjen !

Pak dite pas kalimit te “Dites boterore te Duhanit”, e cila u kujtua me aktivitete te pakta dhe ne kulmin e deshtimit te ligjit antiduhan, per cudine e te gjitheve një organizate jofitimprurëse, “Për një Shqipëri pa duhan” publikon shifrat dhe të dhënat në rang kombëtar mbi kete fenomen.
Problemi vijon te jete akut dhe te gjithe ngreme pyetjen se çfarë do të bëhet me një ligj të pazbatueshëm, por që megjithatë specialistët e konsiderojnë si të përsosur “në aspektik juridik”? Shifra dhe fakte tronditëse jep kjo organizate lidhur me duhanpirjen ne vendin tone.
Të rrezikuar nga duhani nuk janë vetëm për ata që tymosin rregullisht, por edhe pirësit pasivë. Këta të fundit grupohen në dy ndarje: pirësit sekondarë dhe terciarë. Pirësit sekondarë janë pirësit socialë: ata pijnë duhan me raste, në festa apo kur ua ofrojnë miqtë. Nuk krijojnë varësi, por në mushkëritë e tyre gjenden sasi nikotine dhe shëndeti i tyre rrezikohet po aq sa pirësit parësorë/të rregullt. Ndërsa pirësit terciarë, të dorës së tretë, nuk janë fare konsumatorë të duhanit.
Ata janë viktimat e mjediseve me duhanpirje, jetojnë me partnerë që pijnë duhan dhe këtu përfshihen edhe fëmijët e prindërve që janë konsumatorë të duhanit. Kjo gjë çon në një rritje trefishe të rreziqeve nga duhani, pasi shenjat e dëmtimit të shëndetit shfaqen më vonë, sipas studimeve të fundit. Nga ana tjetër, në vendin tonë ndodhin 3 300 vdekje në vit nga duhanpirja.
Në 10 persona të sëmurë me kancer mushkërish, 9 prej tyre janë duhanpirës, sipas të dhënave ekzistuese nga Instituti i Shëndetit Publik. Vendi ynë renditet në vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes. Studimet e fundit tregojnë se 60% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës, ndërsa 18% janë femra. Specialistët e ISHP theksojnë se tendenca e fundit në këtë fenomen është rritja e përqindjes së femrave që janë të dhëna pas duhanit. Gjithashtu, në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të vendit është rritur ndjeshëm numri i atyre që e provojnë të paktën një herë duhannin.
Studimi thekson se:  4 në 10 studentë janë duhanpirës: Meshkuj: 65,1% dhe Femrat: 35,7%. Shpenzimet e shqiptarëve: Në vit, shpenzohen 300 milionë USD për duhanin, ndersa në ditë, 850 mijë USD.  Pasojat në shëndet: Duhanpirësit kanë 8 vjet jetë më pak, Kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit, Infarkti, 3 herë më i lartë.

No comments:

Post a Comment