Thursday, June 2, 2011

Vazhdon djegia e plehrave te varret e deshmoreve

Ne pritje qe te nis zbatimi i nje projekti per rindertimin e plote te varrezave te deshmoreve dhe ndertimin e nje parku ne kete vend, plehrat edhe pse eshte vendosur qe te mos hidhen me aty, vazhdojne te digjen diten per diell.

Nga njera ane punonjes te ndermarrjes kontraktuese per rrafshimin e sheshit perpara po punojne e ndersa zjarrfikesit nga ana tjeter tentojne te shuajne zjarrin e rene i cili nga tymi mbyt disa lagje te qytetit te Shkodres. Era e rëndë, retë e tymit që janë gjithmonë të pranishme aty, gazrat që lëshohen nga djegia e plehrave, kanë shkaktuar reagimin disa herë të banorëve të lagjeve "Mark Lula", "Tre Herojtë" dhe një pjesë e lagjes "10 korriku", por jo vetem keto lagje, edhe fshatrat e Komunes Gur i Zi, si Vukatan dhe Rrenci.
Me gjithe se pritet qe te nise zbatimi i projektit te Bashkise Shkoder per deponimin e mbeturinave ne landfildin e Bushatit nje gje e tille ende nuk ka filluar. Kesaj rradhe kane nderhyre zjarrfikesit per te shuar zjarrin por nese kjo situate vazhdon keshtu atehere banoret e ketyre lagjeve duhet te kerkojne demshperblim per demet qe u shkaktohen ne shendet.

No comments:

Post a Comment