Thursday, June 9, 2011

Instituti i Cmimeve te Konsumit publikon indeksin e cmimeve


Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2011, arriti 111.0 përqind  kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 1.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Maj është 4.2 përqind.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.3  përqind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një ulje prej 2.6 përqind, brënda këtij grupi ulja më e madhe prej 18.2 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet” Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të bishtajave me 40.1 përqind, kastravecave me 38.8 përqind, domateve me 38.1 përqind, specave me 35.1 përqind, bizeleve me 34.6 përqind, patellxhaneve me 21.8 përqind etj,
Çmimet e nëngrupit “fruta ” shënuan një rritje prej 1.9 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonave me 5.6 përqind, portokalleve me 3.0 përqind, mollëve me 2.7 përqind, kivit me 2.3 përqind etj.
Gjate muajit Maj çmimet shënuan ulje edhe ne disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupet ”sheqer dhe ëmbëlsira” me 1.3 përqind, ”pije jo alkolike” me 0.2 ”vajra dhe yndyrna” dhe  ”qumesh djath e veze” me 0.1 përqind etj.
Indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan ” shënoi një rritje prej 0.1 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e  çmimit të duhanit me  0.1 përqind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” nuk ka pasur ndryshime gjatë këtij muaji. Indeksi i grupit ”Shendeti shënoi një rritje prej 0.3 përqind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjeksore u rriten me 0.3 përqind. Indeksi i grupi “Transport”  shënoi një ulje prej  0.2 përqind.
Gjatë muajit Maj çmimi i naftës shënoi një ulje prej 1.2 përqind, ndërsa çmimi i benzinës një rritje prej 0.2 përqind.

No comments:

Post a Comment