Monday, June 6, 2011

Arsimi profesional peson nje rritje prej 20 %


Ndryshe nga nje vit me pare, numri i nxenesve ne arsimin professional ka njohur rritje me 20%. Specialistet e arsimit thone se ndryshimi i struktures ne keto shkolla pritet që të sjellë edhe një frekuentim më të madh. Kjo sepse struktura e re u jep mundësi më të mëdha, që të futen në tregun e punës.
Sipas specialistëve degët më të preferuara mbeten ato të teknologjisë së informacionit, ekonomikut dhe Hoteleri-Turizëm, ndërsa në fund të listës renditen degët që lidhen me bujqësinë, apo me ndërtimin. Edhe pse Shqiperia ka nje pozite gjeografike dhe nje treg qe e orienton tek bujqesia, serish kjo dege mbetet me pak e preferuar.
Shkaqet jane te ndryshme, por drejtori i bujqesise Shkoder Guri Beshi thote se zgjedhjet jane ne dore te te rinjve e nuk mund ti imponohen. Ajo qe sipas tij eshte e qarte ka te beje me faktin se zhvillimi i vendit eshte i lidhur me bujqesine sin je nga sektoret me te rendesishem ne vend.
I njejti qendrim ndahet edhe nga specialistet e ndertimit te cilet e lidhin frekuentimin e paket te kesaj dege me monopolizimin e tregut dhe hapesirat e pakta qe gjejne te rinjte ne kete drejtim.
Mbi keto raporte shumë shpejt ministria e Arsimit pritet që të nisë një studim për sa i përket tendencës së nxënësve, se si do t'i përshtaten ata strukturës së re, do të vazhdojnë deri në fund shkollën profesionale apo jo dhe sa do të jetë numri atyre që do të integrohen në tregun e punës.
Studimi do të mbarojë brenda këtij viti. Aktualisht, ka filluar të zbatohet sistemi katërvjeçar, në shkollat profesionale. Ndryshimet e maturës prekën dhe nxënësit e këtyre shkollave, të cilët e kanë ngarkesën edhe më të madhe, pasi krahas katër provimeve, duhet të japin edhe testin e profilit ku po studiojnë.

No comments:

Post a Comment