Wednesday, August 17, 2011

Flaket perfshijne pyjet e Lopçit ne zonen e Grizhes

Nga jugu zjarret po shtrihen ne pyjet e veriut shqiptar. Ndersa prej javesh flaket djegin masive pyjesh e kullotash ne jug dhe ne Puke ne veri, qe prej dites se diele vazhdojne edhe gjate kesaj te hene te digjen pyjet e Lopçit ne komunen e Gruemires. Mesohet se zjarri qe ka perfshire hektare te tera me shkurre, peme dhe kullota eshte vene qellimisht nga nje person i paidentifikuar. Banoret e zones thone se eshte pare nje njeri i panjohur i cili ka djegur ne tre pika te ndryshme qellimisht pyjet ne kete zone. Te favorizuara nga temperaturat e larta flaket jane perhapur menjehere duke rrezikuar edhe 10 shtepi te zones, megjithese te pabanuara. Per shuarjen e flakeve jane angazhuar vete banoret me mjete rrethanore ndersa makinat zjarrfikese e kane te pamundur te shkojne ne kete zone te thelle, pasi mungon rruga e pershtatshme. Frika me e madhe e vete banoreve eshte qe flaket te mos perhapen e te rrezikojne shtepite dhe ushqimin e bagetive qe eshte ne sasi te konsiderueshme. Nderkohe sipas informacioneve nga zona mesohet se nga flaket qe ende nuk jane shuar plotesisht e qe mund te aktivizohen ne vatra te reja si pasoje e eres qe i perhap, rrezikohen edhe disa shtepi te nje tjeter fshati, Vajushit. Ky fshat pervec te tjerave eshte edhe me i veshtire per te komunikuar pasi mungojne valet e kompanive celulare.

No comments:

Post a Comment