Tuesday, August 9, 2011

Rinis shperndarja e pasaportave biometrike, rikthehen rradhet ne sportele


Ky rikthim i punes ne sportelet e shperndarjes se pasaportave biometrike ne keto dite te gushtit, kur duhej te ishte model per shkak te fluksit edhe te emigranteve, ne te vertete nuk eshte asgje me shume vecse i mundimshem.
Me sherbimin ne vetem nje sportel qytetaret perballen me temperaturat perveluese dhe pritjet me ore te tera per te marre mjetin e identifikimit per te cilin kane pagur plot 6 mije leke.
Ky indiferentizem i firmes “Aleat” per te ofruar sherbime me te mira per qytetaret shkodrane vijon qe me nisjen e procesit te pajisjes me mjetet e reja te identifikimit, pasaporta dhe karta. Vete qytetaret ankohen per sherbimin me vetem nje sportel, ku shume mire ky sherbim mund te ofrohej ne disa prej tyre pa shkaktuar radhe, pritje dhe acarime mes paleve.
Historia e shperndarjes se mjeteve te identifikimit eshte kthyer ne nje telenovele qe serine e fundit duket se do ta kete kur edhe qytetari i fundit i ketij vendi do te kete marre kete mjet identifikimi.
Sherbimi ndaj qytetareve u nis me turr dhe korrektesi ne ditet e para, por qe u pasua nga kjo firme me neglizhence, shkurtim personeli dhe zvarritje qe ne shume raste jane te kota.
Per me teper ketyre sherbimeve po u pergjigjen edhe qytetaret me te njejten monedhe ne disa raste kur vjen rasti i terheqjes se kartave, pasi shumica e tyre prodhohen dhe mbesin pa u terhequr.

No comments:

Post a Comment