
Këshilli i Bashkisë Shkodër në këtë mbledhje miratoi projekt-vendimin per transferimin e klubit të futbollit Vllaznia në shoqëri aksionere, statutin e saj si dhe akordoi fondin minimal prej 2 milion lekësh të reja për Vllaznine për tu regjistruar si e tillë. Gjithashtu Këshilli i Bashkisë ka ngarkuar kryetarin e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka për të firmosur aktin e themelimit dhe regjistrimin e saj si dhe udheheqjen e te gjitha bisedimeve me gjithe donatoret dhe sponsoret e mundshem duke perfshire gjithashtu dhe krijimin e strukturës drejtuese të klubit. Ndërkaq, tashmë pas miratimit të aktit të themelimit në parim nga Këshilli i Bashkisë Shkodër, është hapi i vlerësimit të të gjithë aseteve të klubit dhe i kontributeve të secilit tek Vllaznia, e cila është edhe faza më e rëndësishme.
Aksioner i Vllaznisë mund të bëhët cdo person i interesuar dhe vlera e aksionit është jo më pak se 5% e fondit total të klubit.
No comments:
Post a Comment