Thursday, September 1, 2011

Pritet caktimi i prefektit te Shkodres !


Me përfundimin e zgjedhjeve edhe në Komunën Shalë të Dukagjinit dhe pritjen e shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja, pritet të nisin edhe ndryushimet e shumë prituara në drejtim edhe në qytetin e Shkodrës. Kështu më  konstutuimin e plotë dhe mandatimin e gjithë përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore në Këshillin e Qarkut të Shkodrës, pritet edhe votimi për kryetarin e këtij këshilli që do jetë Ish-Prefekti I qarkut Shkodër Maxhid Cungu.
Ndërsa sa I përket emrit të Prefektit të ri të Shkodrës, duket se bisedimet kanë ngecur më shumë tek emri I personit se sa tek forca politike që përfaqëson. Sipas burimeve mësohet se shumë shpejt kryeministri I vendit Berisha me consensus edhe të drejtuesve vendor të të gjitha palëve këtu në Shkoder do emroj Prefekt të këtij  qarku një person jashtë këtij qarku, I cili do ketë mbështetjen e plotë të tij dhe se do jëtë një dorë e fortë në postin që ai mbanë. E ndërkaq, ajo që mbetet ende pezull është çështja se cilat poste në drejtimin e Bashkisë Shkodër do marrë LSI-ja, e cila në Këshillin Bashkiak përfaqësohet me 4 këshilltar, duket se kjo e  kjo e fundit nuk ka arritur të marrë akoma ato që kanë këkuar pavarësisht negociatave të shumta që janë bërë.
Mësohet se LSI në drejtimin e Bashkisë Shkodër ka kërkuar njërin nga dy nënkryetarët, por nuk ka qëndruar prapa as kërkesa për postin e Prefektit të Qarkut Shkodër. Deri tani nga po të njëjtat burime PD-ja nuk ka lëshuar terren në këto dy poste, ndersa LSI e Shkodres nuk ka nguruar se kerkuari edhe poste drejtuese të drejtorive që varën direct nga qeveria. Me gjithë atë gjatë gjithë kësaj periudhe, vendet vakante që mbeten për t’u plotësuar duket se ditët e par ate shtatorit do marrin përgjigjen e duhur. Kështu do mësohet emri I prefektit të ri të Shkodres që ashtu si në disa raste tjera nuk do jetë Shkodran.

Qeveria miraton vendimin per shpronesimet ne Unazen Lindore !


1 501 105 lekë është fondi i miratuar nga Qeveria Shqiptare për shpronsësimet që do bëhën në Lagjen Skenderbeg të qytetit të Shkodres, në kuadër të investimit për ndërtimin e Unazës Lindore të këtij qyteti. Dhe konkretishtë është pjesa që përfshinë aksin nga fabrika e këpucëve e deri në kryqëzimin tek Shkolla Pyjore dhe më tutje.
Në vendimin thuhet se "pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen për pasuritë në sipërfaqen prej 41.2 m² truall, 34 m² objekt dhe mure rrethues, pronë private, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, në masën 1 501 105 lekë". Sipas këtij vendimi, vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës, planifikuar në buxhetin e saj.
Më tej vendimi sqaron se "regjistrimi i ri i pasurisë prej 41.2 (dyzet e një pikë dy) m², truall, 34 (tridhjetë e katër) m², objekt dhe mure rrethuese, shpronësuar në favor të bashkisë së Shkodrës, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.  Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi qeveria ngarkon Ministrinë e Brendshme dhe bashkinë e Shkodrës. Pikërisht në këtë zonë mësohet se do bëhët një rreth-rrotullim i madh për të cilin duhet të kryhen gjithë këto shpronësime, edhe pse puna në ndërtimin e Unzës Lindore po ecin me ritme të ngadalta.

Vllaznia deklaron te mbyllur merkaton, dergohen listat ne FSHF


Merkato për Vllazninë ka përfunduar. Enis Gjokoviq nga Tuzi në porten e Vllaznisë dhe në mesfushë tiranasi fanatics Gentian Muça janë blerjet e fundit të Vllaznisë. Gjatë paradrekes së ditës së sotme sekretari I klubit Agim Medja ka kryer edhe procedurat e fundit për lidhjen e kontratave dhe dërgimin e listes së emrave të tyre në FSHF.
Po paradreken e ditës së sotme ka qenë tekniku kuqeblu Mirel Josa I cili së bashku me Drejtorin Egzekutiv të Klubit Vllaznia Kujtim Shaba dhe me Sekretarin Agim Medja janë takuar me nënkryetarin e Bashkisë Ritvan Troshani, me të cilin kanë biseduar për të gjitha çështjet në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Nga ana tjetër tekniku Josa ka deklaruar se diten e nesërme kur edhe ka përfundur çështja e merkatos së lojtarëve  do dal në një konferencë për shtyp ku edhe do flaës për të gjitha çështjet që mediat janë të interesuara, por edhe për objektivat e skuadres.
Vllaznia me gjithë këtë përgaditje që po bënë deri në këto moment duket se do jetë skuadra më e kompletuar për të nisur sezonin e ri futbollistik 2011-2012, përkundër luhatjeve që pati në momentet e ndryshimeve në drejtimin e saj. Pas takimit miqësor me skuadren Ada e Velipojës, Josa duket se do ketë edhe më të qartë përbërjen e ekipit të parë.

Tuesday, August 30, 2011

80-vjeçarja i ve zjarrin pyjeve te Pukes !


Zjarri qe shkrumboi disa hektare pyje ne rrethin e Pukes dhe rrezikoi disa banesa ka per autore nje 80 vjecare.
Ky eshte njoftimi i policise se Pukes, e cila ben te ditur se Rabia Hoxha, 80 vjece eshte vene ne prangat e policise si autore e flakeve ne pyjet e fshatrave Xhafe dhe Kulumri te Pukes. Policia sqaron ne njoftimin e saj se 80 vjecarja, vuan nga probleme mendore.
Ajo ishte denuar me pare per zjarrvenie, ndersa nje jave me pare kishte tentuar ti vinte zjarrin dhe baneses se saj. E moshuara ka rrefyer para forcave te policise ne detaje se si i ka vene flaken pyllit.
Ajo tregon se kishte dale e vetme  jashte baneses ku kishte ndezur edhe nje cigare. Ne nje moment te caktuar asaj i ka shkuar ne mendje te provonte nese vertet nje cigare e ndezur e hedhur ne toke mund te digjte nje pyll te tere.
Dhe, ndryshe nga nje jave me pare, kur tentativa per ti vene zjarrin baneses se saj kishte deshtuar, kete here, flaket jane perhapur me shpejtesi te favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Zjarri rrezikoi edhe 11 banesa te fshatit Zath.
Sipas te dhenave nga shtabi i emergjencave civile mesohet se flaket e zjarrit vazhdojne te jene aktive ne pyjet e fshatrave Xhafe, Munelle dhe Kuzhne, por me problematike eshte situata ne pyjet e Krrabes ku zjarrifesit po punojne per te mbrojtur transmetuesit televizive te zones.
Situata me zjarret po paraqitet cdo dite e me problematike ne kete fund gushti, megjithese ne shume zona jane shenuar ulje te temperaturave. Zjarrvenia po rezulton me problematikia, ne zonat ku eshte shenuar shfaqja e vatrave te zjarrit, pasi nje pjese e mire e tyre nuk kane autor te ndaluar nga policia.

Shqiperia regjistron 2,5 milion turista pergjate gjithe veres !


2.5 milion persona kane vizituar Shqiperine deri ditet e fundit te muajit gusht, qe e perkthyer ne perqindje i bie 29%  më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.
Kjo eshte shifra e bere publike nga Agjensia Kombetare e Turizmit, e cila cileson se “Shqipëria çdo vit e më tepër po kthehet në një destinacion tërheqës për turistët e huaj”.
Duke e konsideruar këtë të sivjetshmin si një sezon të suksesshëm, Agjensia Kombëtare e Turizmit, nul el pa cituar problemet qe shoqeruan hapjen e sezonit qe erdhën si rezultat i zgjatjes së procesit të zgjedhjeve vendore te 8 Majit.
Sipas autoriteteve të sektorit të Turizmit, krahas bregdetit të jugut, destinacionet  më të frekuentuara për këtë sezon kanë qënë Velipoja, Shëngjini, Spilleja dhe Gjiri i Lalzit. Duket se perhere e me shume Shqiperia po behet nje detinacion i lakmuar turistik nga te huajt, per vete pasurite natyrore qe ofron si guide per ti vizituar.
Ne 2010 shifra e turisteve qe vizituan vendin tone ne kete periudhe ishte mbi 1.8 milion turiste. Ne kete rritje ndikim duket te kete pasur pervec promovimit televiziv edhe rruga e kombit, cmimet e lira dhe deshira per te eksploruar vende te pa shkelura me pare.
Ajo qe paraqitet interesante ne kete drejtim eshte se nje pjese e mire e turisteve te huaj kane viztuar zonat malore dhe vendet arkeologjike, duke deshmuar interes te larte per historine e vendit tone.
Bashke me rritjen e numrit te turisteve kete vit bie ne sy edhe numri i madh i shqiptareve qe kane levizur jashte per pushimet verore. Megjithate shifra prej 2.5 milion turistesh eshte afruar por duke mos kapur akoma ate te deklaruar nga kryeministri Berisha, qe ne nisje te sezonit tha se vendin tone do e vizitojne 3 milion turista. 

Me 11 shtator publikohen listat rendore te fituesve ne universitete nga MASH


Pas nxjerrjes së rezultateve të konkurseve, do të nisë edhe renditja e fituesve të universiteteve, lista paraprake e të cilëve, sipas afatit të caktuar nga MASH, do të shpallet më 11 shtator, ndërkohë që një ditë më pas do të nisë edhe regjistrimi i kandidatëve që rezultojnë fitues në fazën e parë.
Sipas udhëzimit të MASH për regjistrimet në universitete, pas përfundimit të konkurseve në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë, rezultatet e tyre në format elektronik dhe hard copy do të dorëzohen nga këto të fundit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP), brenda orës 14:00 të datës 5 shtator 2011.
AKP-ja brenda datës 11 shtator 2011 do të dërgojë në Ministrinë e Arsimit listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndara sipas programeve të studimit përkatës, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A2, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara nga qeveria.

Friday, August 26, 2011

Banka Boterore financon, nis zbatimi i projektit te sistemit te ujrave te zeza ne plazhin e Velipojes !


Gangrene e plazheve shqiptare qe ka shoqeruar pergjate ketyre viteve vijen bregdetare te Adriatikut e Jonit, vijon te jete prezenca e ujrave te zeza.
Ky problem duket se vetem pas tre vitesh do te gjeje zgjidhjen perfundimtare ne njerin nga keto plazhe, ne ate te Velipojes.
Banka Boterore eshte financiuese e projektit te perpunimit te ujrave te zeza, ku tenderi i pare prej 7 milion euro eshte kryer dhe firma fituese ka sjelle sipas drejtuesve te komunes makinerite e punes.
Investimi ne fjale i ndare ne 2 lote, do te mbylle brenda 14 muajsh gjysmen e vijes bregdetare ndersa pas 3 vitesh do te perfundoje loti 2 deri ne zonen e Vilunit.
Ne total investimi eshte 15 milion euro dhe pritet ti jape zgjidhje nje prej shqetesimeve me akute te plazhit te Velipojes. Me heret drejtuesit e vjeter te komunes paten deklaruar se puna do te mbyllej ne sezonin turistik te 2011 – es, por siç duket zgjedhjet vendore dhe perqendrimi i energjive ne fushate beri qe puna te shtyhej.
Tashme nuk mbetet asgje tjeter vecse te shpresohet qe drejtuesit aktual te mos e neglizhojne per asnje cast kete investim te rendesishem te Bankes Boterore dhe te monitorojne punen deri ne permbylljen brenda afateve.

Policia rrugore e Shkodres ka vendosur mbi 2300 gjoba gjate muajit gusht !


Masat e policisë së qarkullimit rrugor gjatë muajit gusht me qëllim sistemimin e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodres dhe parandalimin e aksidenteve si shkak i numrit të madhe të automjeteve në qarkullim kanë qenë të rrepta.
Nga 1-24 gusht nga  drejtoria rajonale e policisë rrugore Shkodër janë pezulluar 23 leje drejtimi, janë vendosur 2324 gjoba me vlerë 1.461.140 leke, janë bllokuar 70 mjete, janë vjelur 1650 gjoba me vlerë 1.985.500 lekë.
Sipas informacioneve nga drejtoria rajonale e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodrës gjatë kësaj periudhe për fat të mirë nuk kemi patur aksidente me vdekje në rritje krahasura me 1 vit më parë, ku në këtë periudhe  të vitit kemi patur numër të lartë aksidentesh me vdekje në këtë qark, shumica e të cilëve në aksin Shkoder-Velipojë. Këtë vit kemi patur vetëm 5 aksidente pa pasoja në njerëz.
Në këtë ka ndikuar edhe bllokimi i një numri të lartë motorcikletash dhe stabilizimi i qarkullimit të këtij lloj mjeti i cili në të shumten e rasteve ka qenë burimi kryesor i aksidenteve.

Keshilli bashkiak i Shkodres ka miratuar kthimin e Vllaznise ne shoqeri aksionere


Këshilli I Bashkisë Shkodër ka miratuar me unanimitet të plotë transferimin e klubit Vllaznia në Shoqëri Aksionere si kushtin kryesor për tu liçensuar dhe regjistruar në sezonin e ri futbollistik 2011-2012 per te cilin afati i përcaktuar nga FSHF është deri me 31 gusht. Menyra se si do funksionoje kjo shoqeri aksionere eshte sqaruar nga nenkryetari i Bashkise, Ridvan Troshani.
Këshilli i Bashkisë Shkodër në këtë mbledhje miratoi projekt-vendimin per transferimin e klubit të futbollit Vllaznia në shoqëri aksionere, statutin e saj si dhe akordoi fondin minimal prej 2 milion lekësh të reja për  Vllaznine për tu regjistruar si e tillë. Gjithashtu Këshilli i Bashkisë ka ngarkuar kryetarin e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka për të firmosur aktin e themelimit dhe regjistrimin e saj si dhe udheheqjen e te gjitha bisedimeve me gjithe donatoret dhe sponsoret e mundshem duke perfshire gjithashtu dhe krijimin e strukturës drejtuese të klubit. Ndërkaq, tashmë pas miratimit të aktit të themelimit në parim nga Këshilli i Bashkisë Shkodër, është hapi i vlerësimit të të gjithë aseteve të klubit dhe i kontributeve të secilit tek Vllaznia, e cila është edhe faza më e rëndësishme.
Aksioner i Vllaznisë mund të bëhët cdo person i interesuar dhe vlera e aksionit është jo më pak se 5% e  fondit total të klubit.

Thursday, August 25, 2011

Nis riorganizimi i Vllaznise nga Bashkia Shkoder


Tashmë Bashkia Shkodër e nis riorganizimin e Klubit Vllaznia, pas takimit te kryebashkiakut Luka me futbollistet dhe stafin teknik dhe garancitë që kjo e fundit ka dhenë në zbatimin e kontratave me gjithë futbollistet, edhe stadium Loro Borici nis riorganizimin e tij.
Reklamat të cilat kanë një kontratë sezonale me klubin tashmë janë larguar plotësisht për ti lëshuar vend strukturimit të ri dhe lidhjes së kontratave të reja tashmë jo me Klubin Vllaznia dhe presidentin por me Klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër e cila është edhe menaxhuesja direkte.
Me 28 të këtij muaji në Këshillin Bashkiak do dorëzohet drafti për të miratuar kalimin e klubit në SH.A, veprim ky i cili do qartësoje kontributin e gjithësecilit në klubin Vllaznia. Bashkia Shkodër ka ofruar garanci që deri në 1 janar do marrë përsiper financimin e klubit dhe ka kërkuar impenjim maksimal. Pas këtyre angazhimeve të Vllaznisë ka reaguar edhe ish-presidenti Fushaj i cili ka thënë se Bashkia Shkodër në asnjë moment nuk është treguar zemërgjërë gjatë këtyre viteve dhe asnjëherë nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për të financuar ndersa në këto momente ato fonde janë.
Me këto ndryshime që po bëhën edhe në stadiumin Loro Borici dhe marrja e drejtimit nga ana e Bashkisë Shkodër të Vllaznisë duket se do ketë impenjim më të madh dhe pretendime më të larta, kjo duke parë edhe situatën jo të mirë të klubeve tjera në Superligen shqiptare.

Te rinjte shqiptare takojne Atin e Shenjte ne Madrid me rastin e Dites Nderkombetare te Rinise !


Dita Boterore e Rinise 2011 e mbajtur kete vit ne Madrit nga data 16 – 21 gusht, ne nje turme oqeanike gati mbi 2 milion te rinjsh nga mbare bota, qe u takuan me Atin e Shenjte “Papa Benediktin e 16” ka rezervuar sic do vit edhe sivjet, kendin e saj te vecante ku mes shume ngjyrash u valvit flamuri kuq e zi i Shqiperise.
400 të rinjtë nga Shqipëria, qenë pjesëmarrës e protagonistë të Ditës së 26-të Botërore të Rinisë udhëhequr e kremtuar nga Papa Benedikti XVI. Siç ka shkruar shtypi spanjoll, ka qenë mbledhja më e madhe katolikësh që dihet ndonjëherë në historinë e Spanjës.
Tv1 channel ju sjell pamjet ekskluzive te rinjve Shqiptar te grupuar ne Madrit, te mundesuara nga Gentian Vukaj, operator ne njeren nga kompanite me te fuqishme televizive te Italise. Mes tyre njeri nga grupet e te rinjve te shoqeruar nga ipeshkevi i Lezhes imzot Ottavio Vitale jep keto emocione per viziten  ne Spanje, ne takimin me atin e Shenjte.

"Para se gjithash me pelqen te them 2 fjale ne shqip …Une jam shume i kenaqur qe kam gjetur ketu ne Itali keto te rinj.  Prezenca e ketyre te rinjve shqiptare sot ketu, me jep me shume force per te punuar edhe me shume ne Shqiperi.
Dua tu them se ketu eshte nje grup i madh prej 400 te rinjsh te regjistruar qe i kemi sjelle per te marre pjese ne takimin e Papes me te rinjte ne Madrit. Shohim nje shprese te madhe. Kisha Katolike po rilind forte ne Shqiperi,  pas 50 vitesh regjim komunist qe nuk ka lejuar praktimin e besimti fetar per asnje arsye e moment. Besimi ka qene i ruajtur mire e me frike dhe i percjelle me shume veshtiresi nga prinderit tek femijet, niperit dhe mbesat. Kjo e ka mbajtur gjalle besimin tek Zoti".

"Jemi shume te lumtur qe jemi ketu dhe po kalojme nje ekperience shume te bukur ketu … falenderojme arqipeshkvin tone"…

Ati i Shenjte Benedikti XVI e mbylli Ditën e 26 Botërore të Rinisë në Madrid me thirrjen drejtuar me shume se dy milion të rinjve: “Bota ka nevojë për të rinjtë. Kisha është e bashkuar me Zotin, e nuk mund ta ndajmë Krishtin nga Kisha, si kokën nga trupi”. “Bota ka nevojë për Zotin, e vetëm dashuria e tij i jep kuptim e vlerë jetës.
Dëshmoni fenë në mjedise të ndryshme ju jetoni e veproni, madje edhe aty ku Zoti refuzohet e kundërshtohet”. “Shpresoj të ju shohë në Rio de Zhanejro të Brazilit pas dy vjetësh”. Këto qenë disa nga porosit që Papa Benedikti XVI u drejtoi të rinjve në Madrid. “Dëshmoni botës mbarë Dashurinë e Krishtit”.

Nisin me demtime punimet ne Xhabije, demtohet linja telefonike !


Bashkia e Shkodres ka nisur kete te merkure ashtu siç kishte paralajmeruar, zbatimin e projektit për aksin rrugore Bulevardi Zogu I , nga Pesëkatëshi me Urë deri në afërsi të sheshit Parrucë . Por qe ne nisje te ketij investimi kane dale edhe problemet e para.
Gjate nderhyrjes per prishjen e asfaltit te rruges dhe hapjen e kanaleve,mjetet qe po kryejn punimet ka demtuar linjen e telefonise fikse, duke lene pa sinjal te gjithe zonen. Sipas drejtuesve te albtelekom te pyetur per kete problem, jane derguar menjehere tekniket per te riparuar defektin ne fjale.
Por sic ndodh çuditerisht ne te shumten e rasteve ne qytetin tone as vete drejtuesit e albtelekom nuk kane me shume informacion, ndersa perballen me te tilla situata dhe ngrene supet duke u justifikuar me faktin se jane derguar tekniket.
Se pari cdo punim qe kryhet, aq me teper kur ai eshte nje investim i rendesishem behet me konsulencen e te gjithe aktoreve, pasi dihet prej vitesh se ujesjellesi, albtelekom apo kompani te tjera edhe private, nje pjese te mire te linjave i kane nentoke. Por ky fakt sic duket serish nuk eshte marre parasysh duke krijuar kete avari per qytetaret, ndersa shpresohet te mos kete demtime ne tubacionet e ujit te pijshem.
Bashkia e shkodres ka paralajmeruar paralelisht nisjen e punimeve edhe ne aksin  rrugor : Qemal Draçini-Martin Camaj dhe Europa , i njohur ndryshe aksi nga shatërvani tek sheshi përpara Teatrit Migjeni e deri në hyrje të lagjes Dobraç. Vlera e financimit për këto dy segmente rrugore  është rreth 1.7 milion dollarë dhe janë financimin i qeverisë shqiptare .
Afati i pënimeve në këto akse është parashikuar 150 ditë, gjithmone nese nuk do te kene fatin e shume investimeve te tjera qe finshin se kane pare ne afate, por me muaj vonese. Per t’iu pergjigjur fluksit te levizjeve ne qytet me bllokimin e ketyre akseve ku po punohet bashkia ka miratuar harten e re provizore te qarkullimit te automjeteve. Keto 2 investimeve cilesohen si nder me te rendesishmit te zbatuar ne Shkoder pasi mendohet ti japin nje zgjidhje afatgjate problemit te ujrave te bardha ne qytet.

Wednesday, August 24, 2011

Informacion mbi detajet e punimeve qe po behen ne shetitoren kryesore te qytetit


Punimet e vijimsise se pedonales ne qender te qytetit te shkodres, te cilat kane hyre ne fazen e dyte te tyre po behen ne 2 pjese.
Projekti qe po zbatohet ka te specifikuara te perbashketat dhe ndasite me pedonalen egzistuese.
Lidhja e tyre do te behet nga pllakat dekorative dhe kalldremi, ndersa do te krijohet edhe nje shesh i gjere ne ate zone pasi eleminohet trotuari egzistues. Ky eshte sqarimi qe japin drejtues te bashkise Shkoder te pyetur ne lidhje me zerat e fundit qe qarkullojne se projekti nuk eshte i njejte me ate te pedonales egzistuese.
Konkretisht pedonalja do te jete e ndare ne kete forme: Nga oborri i xhamise ku po vendosen bordurat anesore dhe ne nje gjatesi 4.5 metrash do te behet shtrimi me kalldrem dhe pllake i hapesires ne fjale qe do te sherbeje per kalimin e makinave ne drejtim te dollarit. Ndersa nga kjo hapesire dhe plot 15 metra ne drejtimin djathtas do te behet shtrimi me pllaka ku do te sherbeje per kalimin e kembesoreve, shesh qendror.
Ne  te njejtin drejtim nga albtelekomi do te behet prishja e trotuarit egzistues deri tek busti i “Nene Terezes” ku do te lihet nje hapesire, shesh vendparkimi per makinat e institucionit e me pas do te ndertohet nje hapesira serish me pllaka e kalldrem per makina qe do te drejtohen nga Kisha e Freterve. Ndriçuesit, stolat dhe vazot dekorative jane miratuar si modele dhe tv1 channel ka zbuluar perzgjedhjen e bere nga institucioni i bashkise.
Stolat tashme do te vendosen ne pozicion vertical ku anash tyre do te jene vazot dekorative te rrumbullakta si dhe ndriçuesit. Ata do te vendosen ne anesoret e zones se shtruar me kalldrem duke bere qe sheshi i vijimsise se pedonales te jete i hapur per levizje, ndryshe nga pedonalja egzistuese. Vijimsia e pedonales ne qender te qytetit te shkodres, e cila ka nisur te ndertohet ka nje vlere prej 30 milion lekesh te reja.
Siperfaqja ne kete segment te pedonales eshte 2400 meter katror ku perfshihen 2 hapesira te gjelbera ne forme ishulli. Punimet po vezhgohen prej afer nga specialistet e monumenteve te kultures.

Shkrumbohen 200 hektare pyje dhe kullota nga zjarret !


Shefi I zyres së emergjencave civile në prefekturen Shkodër Pëllumb Dani sqaron në një intervistë mbi dëmët e shkaktura dhe përballimin e situatës  së shkaktuar nga zjarret. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 200 ushtarë prej të cilëve 90 komando, 50 polic pyjorë, 50 zjarrëfikës dhe 6 mjete zjarrëfikësev. Sipas të dhënave zyrtare deri tani evidentohen se janë mbi 200 ha territor I djegur me pyje dhe kullosa, prej të cilëve 50 ha me pyje nga te cila sipas policisë pyjore  5 ha janë me pisha.
Dani sqaron se falë bashkëpunimit me palën Malazeze të cilët I erdhen në ndihmë me dy aeroplan të tipit kanader bënë të mundur ndaljen e zjarrit në afërsi të fshatit Zogaj në kufi me Malin e Zi.
Situata e 4 ditëve të fundit për shtabin e emergjencave në qarkun e Shkodrës ka qenë tejet e ngarkuar. Pasi vatrat e zjarrit janë shfaqur përvec në malin e taraboshit edhe në komunën e Gurit të Zi në kodrat e Gajtanit, në Kanalin e Shtodrit në Komunën Postrribë, në Malësi të Madhe, në Bjeshkët e Cukalit në komunën Shllak dhe në zonën e Munellës së Pukës ku flakët kanë shkrumbuar pyllin me pisha dhe kanë rrezikuar edhe kampin Kandez, falë ndërhyrjes së punonjësve të këtij kampi dhe zjarrfikësve është bërë I mundur shpëtimi I tij.
Dani gjithashtu ka kërkuar që të zbardhen plotësisht shkaqet e zjarrit që cuan në djegien e sipërfaqeve të mëdha në Malin e Taraboshit.

Kandidati i se majtes, Bale Vuksani, fiton ne Shale me 2 vota me shume se rivali i tij !


Zgjedhjet e komunës së Shalës janë fituar nga kandidati i koalicionit të majtë, "Aleanca për të Ardhmen", Balë Vuksani. Pas bllokimit të procesit të numërimit të votave në komunën e Shalës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numëroi dje në mbrëmje votat e hedhura në pesë qëndrat e votimit të kësaj komune.
Nga numërimi i fleteve të votimit ka rezultuar që kandidati i "Aleancës për të Ardhmen" Balë Vuksani të kishte marrë 644 vota ndërsa kandidati i "Aleancës për qytetarin" Dedë Tonaj të marrë vetëm dy vota më pak, 642 vota. Po ashtu, nga ky numërim kanë rezultuar 40 fletë votimi të pavlefshme ndërsa kanë marrë pjesë në votim rreth 50 përqind e votuesve të komunës së Shalës. Kjo është hera e tretë që prej 8 majit, që tentohet të mbahen zgjedhjet në komunen e Shalës.
Dy herët e para, procesi i votimit është bllokuar duke e zvarritur atë deri në procesin zgjedhor të kësaj të diele. Sa i përket votave të Këshillit Partia Demokratike mësohet të ketë rreth 100 vota më shumë se partia socialise dhe kështu koalicioni “Aleanca për qytetarin” të ketë edhe shumicen në Këshillin e ri të komunës. Me gjithë atë pritet vetem shpallja zyrtare e tabeles oërfubndimtare të mandatave të ndara sipas subjekteve fituese në këtë komunë.

Tuesday, August 23, 2011

Stina e veres ka sjelle rritje te ndjeshme te rinovimit te lejeve te qarkullimit


Periudha e veres ka rritur ndjeshem rinovimin e lejeve te reja te qarkullimit dhe drejtimi per makinat prane drejtorise rajonale te sherbimit te transportit rrugor Shkoder.
Por paralelisht kjo ka sjelle edhe rritjen e numrit te drejtuesve te mjeteve te cilet kthehen pas per ti paguar taksen e parkimit te bashkise, pasi ne rast te kundert nuk u priten keto leje. Ky eshte urdheri i dale nga kjo drejtori, qe ne bashkepunim me bashkine Shkoder ka arritur kete akord per te grumbulluar parate e kesaj takse me vlere 1500 leke te reja.
Sipas punonjesve te kesaj drejtorie pjesa me e madhe e qytetareve qe nuk e kane paguar kete takse nuk refuzojne dhe e kryejne menjehere detyrimin ne kete drejtori, ku bashkia e shkodres ka hapur edhe zyren e pageses. Stina e veres me ardhjen e emigranteve sipas te dhenave zyrtare ka rritur edhe numrin e prerjes se lejeve te qendrimit, ku numri ne kete periudhe eshte dyfishuar si shkak i numrit te madh qe automjeteve qe kane hyre ne vendin tone.
Çdo vit muajt e pushimeve te veres shenojne numrin me te madh te automjeteve qe kryejne kete detyrim ndaj shtetit shqiptar. Por nje pjese e mire e pagesave vijne edhe si pasoje e taksave te reja qe hyjne ne fuqi ne muajin shtator, ku pritet te kete nje rritje te tyre.
Nje numer i konsiderueshem i qytetareve jane drejtuar ne kete drejtori per te kryer pagesat para afateve, por kjo ka qene e pamundur sipas drejtuesve te zyres se pagesave, pasi ligji parashikon shlyerjen e detyrimeve ne afate dhe jo me muaj perpara.
Gjate nje dite numri i  drejtuesve te mjeteve qe rinovojne  lejet prane kesaj drejtori i kalon 50. Nderkohe kerkesa te shumta po paraqiten gjate ketyre diteve per vendosjen e targave te reja.

Mbeten akoma 4 vatra zjarri aktive te henen !


Pas nje nate ne lufte me flaket e zjarrit, Shiroka ka zbardhur diten e hene e qete, ndersa mbetet vetem nje vater aktive zjarri, ne Zogaj.
Flaket qe rrezikonin shtepite e banimit te shuara nga forcat zjarrfikese, te pyjores dhe ato te ushtrise kane lene tashme gjurmet e tyre te dukshme ne malin e Taraboshit. Shkrumi i mbetur nga djegia e pemeve dhe shkurreve tashme ka krijuar harten e zeze ne malin e Taraboshit, ku pasojat jane te konsiderueshme ne biodiversitetin e zones dhe gjallesave qe strehez te tyre kishin kete mal.
Frikes se riaktivizimit te vatrave te zjarrit si pasoje e temperaturave kane bere qe nje pjese e forcave te ushtrise ti qendrojne ne gatishmeri pa u larguar nga zona.
Gjate kesaj te hene sipas njoftimeve te shtabit te emergjencave civile jane aktive kater vatra zjarri: 1 ne Zogaj, 2 vatra ne Billgar te komunes Ana e Malit dhe 1 vater ne kanalin e Shtodrit, komuna Postribe. Te angazhuara per shuarjen e ketyre flakeve jane mbi 180 forca te ushtrise te ndihmuara paralelisht nga sherbimet e repartit te zjarrfikesve dhe ndermarrjes pyjore.
Problematike paraqitet situata ne Anen e Malit dhe Zogaj, ku po punohet per izolimin e me pas shuarjen e flakeve, te cilat te favorizuara nga era dhe thatesira mund te perhapen me tej. Deri me tani nga flaket e zjarrit te rena ne qarkun e shkodres jane djegur mbi 5 hektare pyje pishe, 50 hektare pyje dhe mbi 100 hektare me kullota.
Zjarri ka djegur edhe rreth 15 banesa te pabanuara. Demet sipas specialisteve jane te konsiderueshme ndersa po punohet per te patur nje bilanc te plote, perfshire ketu edhe djegien e shume pemeve te reja te mbjedhura vitet e fundit ne malin e Taraboshit, si pjese e projektit per rigjallerimin e zonave te pyllezuara.

Nis projekti 50 milion eurosh per permiresimin e sigurise se digave ne hidrocentrale !


Ka nisur nga implementimi projekti prej 50 mln euro për sigurinë e digave mbi Drin. Burimet zyrtare në KESH pohuan se objektivat kryesorë të projektit në fjalë janë: rritja e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat dhe të gjitha veprave hidroteknike të tyre; rritja e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nëpërmjet rritjes dhe përmirësimit të eficencës së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e qëndrueshme të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në tregun rajonal të energjisë.
“Studimi mbi Sigurinë e Digave të hidrocentraleve të kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat, i financuar në vitin 2006 nga qeveria zvicerane e përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike-SECO dhe më pas studimi i fizibilitetit, i financuar përsëri nga SECO, shërbyen si bazë për përgatitjen e Projektit për implementimin e të gjitha investimeve të parashikuara në kuadrin e projektit të sigurisë së Digave.
Investimet e identifikuara nga ky studim mund të përmblidhen në: rehabilitimin e veprave shkarkuese, instalimin e sistemeve të reja të kontrollit dhe monitorimit të digave, instalimin e sistemeve të alarmit, mbrojtjen nga rreziku i rënies së shkëmbinjve rreth shpateve të digave, përmirësimin dhe garantimin e rrugëve hyrëse në godinat e centraleve, digave dhe galerive të dranazhit, studimet batimetrike të baseneve, rishikimin e hidrologjisë së kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat, punimet në bjefet e poshtme të këtyre hidrocentraleve me qëllim eliminimin e sedimenteve të ngurta dhe rritjen e sigurisë së veprave hidroteknike.
Implementimi i tyre, sipas KESh-it, do të bëjnë të mundur rritjen e cilësisë së monitorimit të këtyre digave, duke garantuar sigurinë e tyre sipas normave ndërkombëtare të sigurisë si edhe mbrojtjen e tyre nga një numër rreziqesh natyrore, të tilla si: rënia e shkëmbinjve, shkarjet pranë vendndodhjes së themeleve, përmbytjet, tërmetet etj.; dukuri këto që kërcënojnë sigurinë e digave.

Thursday, August 18, 2011

Banoret e Trushit ne pritje te demshperblimit te premtuar pas permbytjes !

8 muaj pas permbytjeve qe preken qarkun e Shkodres, qindra familje jane akoma ne pritje te parave te demshperblimit per demet e shkaktuara ne banesa, bujqesi e blegtori. Nje nga zonat me te prekura nga keto permbytje, fshati Trush, eshte akoma ne shpresen e parave te premtuara, pasi uji u shkaktoi deme te medha ne banesa, tokat bujqesore dhe gjene e gjalle. Fermeret e zones thone se demet e shkaktuara kane qene kolosale dhe rikthimi i jeteses ne normalitet eshte i veshtire. Ata apelojne ndaj shtetit shqiptar, qe ky i fundit te mos vonoje me dhenien e parave te demshperblimit, pasi nuk kane te ardhura te tjera per te rimekembur jetesen. Vete banoret deshmojne edhe sot, pas pothuajse nje viti, me shembuj para kameres pasojat qe kane lene 5 permbytjet qe preken qarkun e Shkodres.Drejtuesit vendore nuk pranojne qe te prononcohen lidhur me kete problem. Banoret e Trushit kane zhvilluar pak kohe me pare nje takim me ish-prefektin e Shkodres Maxhid Cungu si dhe kane zhvilluar nje proteste ku kane bllokuar rrugen Shkoder – Velipoje. Demi ne total nga permbytja masive ne Shkoder dhe nenshkoder kap shifren e 30 milion dollareve. Llogaritja e demit zyrtar eshte e tille, rreth 20 miliard leke te vjetra eshte perllogaritur nga Enti Kombetar i Banesave ne vleresimin e demeve te shkaktuara ne 6400 ndertesa. Ndersa bujqesia ka patur nje shifer prej rreth 56 milion leke demesh totale.

Ushqimet tregtohen ne kushte mjaft te varfra dhe te rrezikshme, autoritetet jane "te kenaqura" !

Keto jane kushtet e tregtimit te ushqimeve ne qytetin e Shkodres, ku ne mes te rruges dhe ne temperaturat perveluese te ketyre diteve ato jane nje kercenim serioz per shendetin e konsumatoreve. E perballe kesaj gjendjeje, drejtoria e ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit ka marre masat maksimale ne kete periudhe, duke iu perkushtuar pushimeve totale. Asnje kontroll ne qytet ndaj ketyre subjekteve, asnje mase e marre ndaj kesaj gjendjeje katastrofike dhe per me teper asnje informacion nuk jepet per mediat nga drejtues te kesaj drejtorie. Per me teper harrojne edhe misionin qe kane per mbrojtjen e konsumatoreve dhe informimin e tyre, duke treguar se dine te zgjedhin se ku duan ta bejne dhe si. Vete autoriteti kombetar i ushqimit ne Tirane nje dite me pare ka kerkuar masa maksimale ne kete drejtim nga drejtorite ndervartese, por ky urdher eshte zhytur ne zyrat e ketij institucioni ne Shkoder duke mos gjetur zbatim. Siguria e ushqimeve ne Shkoder eshte ne masat me te uleta te mundshme, e madje kete e deshmoi edhe helmimi qe u be ne nje gezim familjar pak kohe me pare te rreth 200 dasmoreve. Pjesa me e madhe e tregjeve ne Shkoder nuk plotesojne as kushtet me minimale te higjienes, bulmet dhe nenprodukte te tij, mish dhe ushqime te tjera qe tregtohen ne rruge, pa kushtet atmosferike te duhura dhe ne mes te pluhurit. Kjo gjendje nuk u ka hyre ne sy ketyre inspektoreve te kesaj drejtorie te cilet dijne te tregojne se kane zyra dhe hierarki, por ne asnje rast nuk dijne se si eshte gjendja ne terren. Perballe kesaj situate duhet qe vete autoriteti kombetar i ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit te nderhyje dhe te shohe se si punojne vartesit e tij, e jo te mbaje syte mbyllur e veshet shurdh sic bejne keta individe. Konsumatori shkodran eshte nje nder me te pambrojturit ne ditet e sotme, si ne vere me temperature perveluese e pluhur, ashtu edhe ne dimer mes shiut e baltes se pafund. Siguria e ushqimeve ne tregjet e Shkodres ka qene nje nder ceshtjet me te diskutuara gjate viteve te fundit aq me teper kur nje pjese e tyre jane jashte cdo standardi. Por sa here qe prane kesaj drejtorie jane kerkuar te dhena lidhur me kete shqetesim i vetmi sqarim ka qene se siguria eshte ne nivele te kenaqshme, por se ku i shohin keto drejtues keto nivele akoma nuk eshte e qarte.