Thursday, May 19, 2011

"Big Brother Shkodra", per here te pare ne teatrin "Migjeni"

Ka hapur keshtu siparin ne teatrin “Migjeni” komedia “Big Brother Shkodra”, nen moderimin e aktores Merita Smaja dhe nen interpretimin e kastes se aktoreve Zyliha Miloti, Zef Deda, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Agron Dizdari, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Bujar Ademovi. Nje nderthurje mes ketij reality show te famshem ne shume shtete te botes dhe muzikes se perzgjedhur nga kengetaret Mukades Çanga, Hajro Pepa, Dorina Garuci, Rezarta Smaja, Leonard Guga rrembyen per me shume se dy ore duartrokitjet e spektatorit dhe shkaktuan te qeshura pa fund. Regjizori Çuliqi, drejtori i teatrit Angoni dhe aktoret pjesmarres japin keto pershtypje per kamerat pas mbylljes se nates se pare. Pershtatja me skenen e teatrit e nje prej reality show me te sukseshem ka kerkuar pune dhe perkushtim per ideatorin ndersa vete spektatori ka shijuar batutat e pafund qe shoqerojne kete komedi. Ajo do te vije edhe per kater nete te tjera ne skenen e teatrit Migjeni, shtepine e artit e kultures ne Shkoder. 

No comments:

Post a Comment