Sunday, May 22, 2011

Trefishohet numri i rasteve me semundje infektive

Mungesa e edukatës higjeno-sanitare në mjediset ku jetojmë dhe punojmë si dhe ndotja e mjedisit qe ne Shqiperi eshte prezente ka rritur ndjeshëm përhapjen e mikrobeve të rrezikshme. Edhe Shqipëria tashme ka nivel të barabartë mikrobial me vendet e tjera të rajonit dhe për pasojë sëmundjet infektive janë trefishuar.
Të dhënat janë bërë publike në konferencën e mikrobiologjisë.  "Shpeshtësia në disa infeksione si ato me transmetim seksual  sikurse janë viralet si Hepatiti B, C por në veçanti e infeksionet spitalore mbeten një problem që kërkon manaxhim teknik, diagnostik, apo terapeutik"- thone specialistet. Mikrobiologet, apelojne për më shumë vëmendje nga ana e shoqërisë shqiptare, për tu perkujdesur me shumë për higjenën personale.
"Femrat, sidomos nënat duhet të tregojnë kujdes që në moshën fëminore të fëmijëve lidhur me edukatën sanitare. Mjedisi duhet mbajtur pastër, pasi në një mjedis të papastër zhvillohen kaq shumë mikrorganizma sa nuk mund t'i kapë mendja e njeriut".  Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme dhe viruset e llojeve të ndryshme vitet e fundit kanë gjetur përhapje të gjerë në vendin tonë, por fatkeqësisht jo të gjitha mikrobet mund të luftohen me medikamente. Por nje tjeter shqetesim edhe me i madh vjen edhe per bluzat e bardha.
Afro 7 përqind e infermierëve janë të prekur nga infeksione të ndryshme spitalore gjatë ushtrimit të detyrës. Shqetësimi ngrihet nga perfaqesues te urdhërit te infermierit, qe  theksojne se situata është problematike, pasi në 100 infermierë 7 janë të infektuar nga neglizhenca gjatë shërbimit kundrejt pacienteve, por dhe nga mungesa e kushteve në pavione.  "Në 100, 7 janë me hepatit. Futen në të njëjtin grup sëmundjesh me SIDE-n.
Pavarësisht se ne i mendojmë si më pak të rrezikshme, sëmundja përparon dhe në një moshë të caktuar bëhen të rrezikshme për jetën".   "Infermierët shqiptarë janë 10-fish më të rrezikuar se infermierët europianë.
Kemi një problem. Nuk kemi një filtër të mirëfilltë si urgjencat tona për të ndarë sëmundshmërinë. ISHP, pas një studimi për këtë problematikë citon në raport se pjesa më e madhe e këtyre infermierëve punojnë në urgjencat spitalore dhe kirurgji.

No comments:

Post a Comment