Tuesday, May 31, 2011

Dita nderkombetare kunder duhanit dhe duhanpirjes

Me 31 maj te çdo viti festohet dita boterore kunder duhanit. Ne 172 shtete te botes mes te cilave edhe ne Shqiperi realizohen aktivitete ne funksion te informimit ne lidhje me rreziqet e duhanit
Ne deklaraten e shperndare per mediat nga organizata boterore e shendetesise citohet se “Çdo gjashtë sekonda dikush vdes nga sëmundjet që lidhen me duhanin nderkohe qe sipas ketij organizmi mesatarisht cdo vit, vdesin 6 milionë njerëz ne bote.”
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, sa i përket pirjes së cigares, shqiptarët renditen të dytët në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Mbi 40 përqind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse. Numërohen rreth 895 mijë duhanpirës ku më shumë se 265 mijë prej tyre janë femra.
Konsumatoret shqiptare te duhanit shpenzojne ne total 1.4 milionë dollare amerikane në ditë për të blerë cigare. Sipas “Insititutit te Shendetit Publik”  ka një rritje të konsumumit te duhanit tek te miturit në klasën e 7-të apo të 8-të, të cilët kanë pësuar një rritje të ndjeshme ne numer krahasuar me vitin 2004.
Megjithese 31 maji perben nje rast te rendesishem per te informuar mbi demet qe shkakton duhani, ne qytetin e Shkodres kjo dite nuk solli ndonje aktivitet per tu veçuar si i vecante ne funksion te rritjes se ndergjegjesimit te opinionit publik per demet qe shkakton duhani. Jo vetem ne Shkoder por ne mbare Shqiperine nuk ndiqen udhezimet e “Organizates Boterore te Shendetesise” per konsumin e tij ne vende te posacme per duhanpires  dhe as per ndalimin e konsumit te duhanit tek te miturit. Ajo qe perben shqetesimin me te madh eshte se te miturit ne vendin tone lejohen te tregtojne cigare.
Nuk verehet as mundimi me i vogel per te realizuar nje aktivitet sado modest ne sensibilizim te opinionit per demet vdekjeprurese te duhanit. Nderkohe duhanpirja është një nga kontribuesit më të mëdhenj ne sëmundjet qe shkaktojne  rreth 63% të te gjitha vdekjeve.

No comments:

Post a Comment