Tuesday, May 31, 2011

Seminar informues kunder droges ne Shkollen "Azem Hajdari"


Përqindja e të rinjve ne shkollat e mesme që kanë përdorur drogë është rritur me kalimin e viteve, edhe pse në shifra të ulëta, ndërsa konsumuesit më të shumtë janë në klasën e 11. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik tregoi se përqindja e të rinjve ne shkollave e mesme që kanë përdorur një herë ose më shumë marihuanë gjatë gjithë jetës së tyre është 7.4 %, krahasuar me 5.4 % që ishte në vitin 2005.
Per kete shkak perfaqesues te Institutit te Shendetit Publik Shkoder kane zhvilluar nje seminar trajnimi me nxenes te Shkolles 9 vjecare “Azem Hajdari” te Shkodres. Pozitiv është fakti që studimi i fundit mbi sjelljen e të rinjve mbi drogat tregon që 92.6 % e të rinjve nuk e kanë provuar asnjëherë marihuanën.
Nga studimi vërehet se 50 % e të rinjve që kanë përdorur marihuanë të paktën një herë në jeten e tyre e kanë përdorur në moshën 15-16 vjeç, kjo pasi, sipas specialistëve në këtë moshë ata i shtyn kurioziteti për të provuar të paktën një herë efektin e marihuanës. Pjesa më e madhe ndër këta janë meshkuj dhe shumë pak femra.
Femijet e Shkolles Azem Hajdari paten mundesine qe te shohin permes dokumentareve te projektuar demet qe shkaktohen jo vetem nga konsumi i lendeve narkotike por edhe nga konsumi i duhanit dhe kjo per faktin se 31 maji eshte dita nderkombetare kunder konsumit te duhanit.

No comments:

Post a Comment