Friday, May 20, 2011

Informacione te pergjithshme per qytetin e Shkodres

Shkodra shtrihet ne Shqiperine Veriperendimore .Eshte qendra me e madhe ekonomike dhe kulturore e Veriut te vendit dhe nje nga tre qytetet me te medha pas Tiranes kryeqytet i vendit dhe Durresit porti me i madh i vendit.Shkodra shtrihet buze liqenit me te njejtin emer qe eshte dhe me i madhi ne Ballkan (370km2).Ne Shkoder kalojne lumejt Drin,Bune e Kir.Shkodra rrethohet nga nje varg malesh si Maranaj ne Veri,Cukali dhe Sheldia ne lindje dhe Taraboshi ne Jugperendim.Sot qyteti shtrihet ne fushen e krijuar nga terheqja e Liqenit te Shkodres.Qyteti ngrihet ne nje lartesi qe nuk i kalon 10 m mbi nivelin e detit.Kjo pozite e favorshme gjeografike ka krijuar ne rajonin e Shkodres nje mikroklime ku rregullator i rendesishem eshte vete liqeni.Ne Shkoder dimri eshte relativisht i ftohte dhe i lagesht ndersa vera e nxehte dhe e thate.Vetem 40 min nga qyteti mund te shijohet freskia e detit dhe per jo me shume se 2 ore bukuria dhe natyra e virgjer e Alpeve Shqiptare.
Largesia e qytetit nga Tirana kryeqytet i vendit eshte 85 km ndersa me Podgoricen kryeqytet i Malit te Zi i ndan jo me shume se 60 km.
Shkodra ne aspektin e ndarjes administrative eshte Prefekture ne rang Qarku ku perfshihen rrethet Shkoder,Malesi e Madhe,dhe Puke.Sot qyteti numeron nje popullsi prej rreth 120.000 banoresh.
Vitet e fundit qyteti po perjeton nje ringjallje ne aspektin ekonomik dhe industrial.Nga viti ne vit rritet numri i aktiviteteve dhe bizneseve vendase dhe te huaja, keto te fundit kryesisht nga Italia,Gjermania,Austria,Turqia etj.Vlen per tu permendur dhe rritja e marredhenieve nderkufitare mes rajonit te Shkodres dhe Malit te Zi kryesisht ne aspektin tregtar dhe ate turistik.Prej vitesh mes dy rajoneve shqiptar dhe atij malazez ka nje bashkepunim te ngushte ne mbrojtjen e nje pasurie te paperseritshme natyrore siç eshte liqeni i Shkodres qe lag dy rajonet ne fjale.
Shkodra si gjithmon qender e dijes dhe kultures ne vend ka dhe Universitetin e saj qe sapo ka festuar 5o vjetorin e krijimit.
Pasi te jete vizituar Kalaja e Shkodres ia vlen vertet te vizitohet Muzeu Historik i qytetit si dhe rruga Muze ne qender te qytetit me banesa karakteristike te shek.XIX.Nuk duhet lene pa provuar dhe shija e gastronomise vendase ku vend te veçante ze gatimi i peshkut te liqenit.
Shkodra eshte vertete nje qytet qe ia vlen per tu vizituar.Impresionet qe te le ky qytet jane vertete te veçanta.

No comments:

Post a Comment