Monday, May 9, 2011

Ne Shkoder numerimi mbahet akoma "peng"

Kutite jane grumbulluar ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi", si dhe ne palestrat sportive te universitetit "Luigj Gurakuqi" dhe te shkolles 9-vjecare "Xheladin Fishta", por procesi i votimit vazhdon te mbetet i bllokuar.

Ne KZAZ-ne numer 40 te bashkise se Shkodres, ku kandidojne Lorenc Luka i "Aleances per Qytetarin" dhe Genc Uruçi i "Aleances per te Ardhmen", edhe pse kutite u moren qe ne oret e mesnates dhe gjithcka ishte gati per fillimin e numerimit, nje gje e tille akoma nuk eshte e mundur. Arseyja kryesore eshte mungesa e dokumenticionit te komisionereve.

Ne KZAZ-ne numer 42, qe perfshin komunat e zonave malore te rrethit te Shkodres, arsyeja e voneses per fillimin e numerimit te votave sipas kryetarit te ketij komisioni Preke Marku, ka qene mberritja me vonese e bazes materiale nga komunat e largeta te Shales dhe Temalit, por procesi pritet te filloje sapo keto materiale te mberrijne.

No comments:

Post a Comment