Sunday, May 22, 2011

Vitrina javore e librit

Tituj te rinj dhe intrigues sjell kjo jave per lexuesit shkodrane ne vitrinen e librit, ku spikasin nderthurjet mes autoreve te huaj dhe atyre shqiptare.
·    Alfred Adler sjell “Psikologjia individuale” Praktika dhe teoria. Adler boton te plote vepren per ti ardhur ne ndihme gjithsecilit qe deshiron ta njohe me shume dhe me mire vetveten.

·    Akademia e shkencave te Shqiperise sjell autorin Emin Riza me “Banesa popullore shqiptare”. Monografia Banesa popullore shqiptare është një punim përgjithësues, teorik, që trajton çështje të tipologjisë së banesës popullore shqiptare, lidhur ngushtë me aspektin funksional të saj. Punimin e përshkon një konceptim koherent teorik dhe një vështrim vetjak origjinal për tiparet dhe evolucionin e banesës popullore gjatë një periudhe kohore disa shekullore, nga shekulli XV deri në shekullin XIX. Vepra u drejtohet kryesisht studiuesve, por edhe një rrethi më të gjerë të studentëve të fakulteteve përkatëse e kërkuesve në fushë të trashëgimisë arkitekturore shqiptare.

·    
“Qyteterimi neolitik dhe eneolitik ne Shqiperi” eshte nje tjeter liber i ri i Muzafer Korkuti. Lëndën kryesore të monografisë e përbën botimi i plotë e me kritere shkencore bashkëkohore i përshkrimit të gjetjeve arkeologjike të zbuluara në 14 vendbanime të gërmuara nga vetë autori. Ato kanë vlerë të mirëfilltë burimore, duke krijuar një tablo të plotë të zhvillimit kulturor të territorit të vendit tonë gjatë epokës së neolitit dhe eneolitit.

·    Geert Hinrich Ahrens sjell “Diplomaci mbi tehun e thikes”. Program ii konfliktit etnik dhe grupi i punes per minoritetet i konferencave per jugosllavine. Ky liber eshte nje ndihmese e rendesishme per historine e Ballkanit ne vitet 1990 nga nje diplomat profesionist qe ndihmoi ne gdhendjen e asaj historie.
·    Ian Buruma, Avishai Margalit vjen me botimin “Oksidentalizmi” Perendimi dhe armiqte e tij. Nje perpjekje per ten a treguar se cila eshte ideologjia qe motivon terrorizmin duke e vendosur ate ne nje kontekst histortik.

·    Tituj te tjere per kete jave vijne: Ludwig Wittgenstein me “Traktat logjiko – filozofik”. Abdi Baleta – Jo plebishitit Venizellist. Vasil S. Tole me “Sprove per nje fjales te muzikes popullore homofonike te Shqiperise se veriut”.

No comments:

Post a Comment