Wednesday, May 11, 2011

Drejt fundit numerimi i votave ne qytetin e Shkodres

Numerimi i kutive nga zgjedhjet lokale te zhvilluara me 8 maj vazhdon tashme me ritme normale dhe mendohet se ne oret e mengjesit te dites se neserme do te jete i mbyllur.

Nuk ka asnje surprize ne kryeqendren e veriut pasi kryetari i "Aleances per Qytetarin", Lorenc Luka, po fiton bindshem ndaj konkurrentit te "Aleances per te Ardhmen", Genc Uruçi. Jane numeruar tashme rreth 75 % e votave dhe ne krye eshte Lorenc Luka me 64 % te votave te marra nga qytetaret, perkundrejt 34 % te grumbulluara nga Genc Uruçi.

Procesi i numerimit ka qene i qete dhe pa presione deri ne keto caste, dhe keshtu pritet te mbaroje.

No comments:

Post a Comment