Shperndarja e teksteve shkollore për vitin e ri mesimor 2011 – 2012 pritet te nise nga muaji gusht. Lajmi konfirmohet nga autoritetet e arsimit te cilat bejne te ditur se këtë vit nuk do të ketë mungesë tekstesh, ndërkohë, që ato do të shpërndahen sërish në ambientet e shkollave nga përfaqësuesit e shtëpive botuese.
“Në rast se fiksohet dita e parë e shkollës, dy javë përpara mësuesit do te jene të detyruar të paraqiten dhe të fillojnë aktivitetin e tyre në shkollë. Librat që tani jane në duar te perfaqesuesve te arsimit, dhe pas dy javësh do të fillojë përzgjedhja e tyre në shkollë dhe mësuesit do të votojnë për librat që do të zgjedhin sipas vleresimeve te tyre.
Përsa i përket skemës së subvencionimit, ajo do të jetë e njëjtë me një vit më parë me përjashtim të fëmijëve romë, të cilët do t’i përfitojnë tekstet falas sivjet. Nga kjo skemë do të përfitojnë fëmijët e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, apo fëmijët me aftësi të kufizuar.
“Nxënësit romë do marrin paketën e librave falas ditën e parë të shkollës. Ndërsa, për kategori të tjera, pra, për familje ku kryefamiljari ka pagë deri në 300 mijë lekë të vjetra, do ketë një skemë subvencioni që do dorëzohet pranë qendrave ku ata punojnë”, skeme kjo e aplikuar edhe vitet e shkuara. Këtë vit pritet të ketë risi në tekstet shkollore ku klasa e 12 do të ketë botime të reja, por edhe disa nga klasat e arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar.
Çdo vit ne sistemin arsimor ne vend po behen eksperimente sa i perket teksteve shkollore duke bere qe jo vetem nxenesit ne te njejtat klasa paralele te mos studiojne me libra te njejte por edhe vete i gjithe sisetemi te jete i ndare ne libra te ndryshem. Kjo ka sjelle cdo vit jo pak probleme sidomos sa i perket nderrimit te shkolles nga femijet apo edhe pershtatja e njohurive, ku tekstet e aplikuara nuk kane gjetur perputhje me njeri tjetrin pavaresisht se i perkasin te njejtit vit.