Monday, June 27, 2011

Te henen fillon "Shkodra Cup"

Të hënën starton në Shkodër, Turneu Ndërkombëtar i Futbollit “Shkodra Cup”. Një aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës me iniciator Kompleksin sportive “Zmijani” në parteneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë e Shkodrës, që i përket konkurimit për kategorinë e moshës 12 dhe 15 vjeçare. Pjesëmarrës të këtij turneu janë 16 ekipe që përfaqësojnë kryesisht rajonin verior të Shqipërisë me ekipe nga Shkodra, Laçi, Lezha, Malësia e Madhe, si dhe nga Podgorica dhe Ulqini i Malit të Zi, ndërkohë që surpriza e këtij turneu është pjesëmarrja e ekipit shqiptar të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e ekipeve tashmë kanë mbërritur në Shkodër duke zhvilluar seancat e para stervitore në kompleksin sportive “Zmijani” në pritje të startit zyrtar të aktivitetit. Pamjet që po ndiqni i përkasin ekipit të futbollit “Detroit Eagles”- Shqiponjat e Miçiganit, i cili drejtohet nga ish futbollisti shkodran, Edmond Zejnuni, në përbërje të cilit spikasin edhe futbollistët e talentuar, Mario Kapaj portjer, Damiano Pepa dhe Mark Gjura në mbrojtje, Robert Razburgaj në mesfushë, si dhe Leon Malaj e Klaudio Gjoni në repartin e sulmit.Për skuadrën amerikane, “Shqiponjat e Detroitit”, është hera e dytë që konkurojnë në Shkodër për një turne futbolli, dhe për to është një emocion i madhë, jo vetëm që luajnë në tokën ku kanë lindur prindërit e tyre, por sipas menazherit të ekipit, Prekë Gjuraj, kjo është një mundësi e mirë për t’u vëzhguar nga specialistët e futbollit shqiptar, me synimin që një ditë të veshin fanelen e përfaqësueses shqiptare.Trajneri i futbollistëve shqiptaro-amerikanë, Edmond Zejnuni, shprehë kënaqësinë e bashkëpunimit me futbollin shqiptar dhe në veçanti me atë shkodran, ndërkohë që nuk nguron të shprehë objektivin e tij, duke thënë që objektivi i skuadraës që ai drejton “Shqiponjat e Detroitit” është për ta fituar Turneun.Takimet e Turneut Ndërkombëtar “Shkodra Cup”, fillojnë paradreken e së hënës me ndeshjet e U-12, ndërkohë që mbasdreke luhen ndeshjet për kategorinë e moshës U-15.

Saturday, June 25, 2011

Ministria e turizmit harron Shkodren !


Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve harron Shkodren dhe rajonin e saj ne organizimin e aktiviteteve kulturore ne sherbim te turizmit. Keshtu Arkivi  Qendror Shtetror i filmit çon projeksionet e filmave nga kinemaja e tij në zonat turistike të Shqipërisë për pushuesit dhe turistët e huaj. Kalendari veror ka filluar fillimisht ne jug te vendit ne Llukove.
Projeksionet do të bëhen në vende të hapura, me një shtrirje nga Saranda në Shëngjin e deri më në lindje, Strugë apo Ohër. Redaksia ka zgjedhur për shfaqje një kinema në përgjithësi jo impenjative, por të lehtë e të këndshme, siç i shkon stinës verore.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka parashikuar jo vetëm filma artistik me metrazh të gjatë, por edhe me metrazh të shkurtër, dokumentarë, spote ilustrative, etj. Disa nga filmat që do të shfaqen janë: ‘Busulla’ i Bujar Alimanit, ‘Shkallët’ nga Ilir Harxhi, ‘24 orëshi i një 10 mijë lekshi’ nga Redi Treni, ‘Ngushtë’ nga Xhoslin Rama, ‘Ne dhe Lenini’ nga Saimir Kumbaro, etj.
Qëllimi i projeksioneve është t’u ofrohet një mundësi më shumë pushuesve të mbushin ditët e tyre të pushimit me aktivitete kulturore dhe informuese si edhe të plotësojë kuadrin e informacionit historik në qytetet turistike si Berati apo Pogradeci. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të ‘shëtisë’ projeksionet fundjavave, deri në 28 gusht, në Himarë, Vlorë, Orikum, Tushemisht, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Shëngjin, Ohër e Strugë.
E nderkaq Shkodra dhe rajoni i saj qe jane edhe porta kryesore hyrese eshte harruar fare, ose me mire eshte fshire totalisht nga agjenda e Ministrise se Turizmit e cila vitet e kaluara eshte shfaqur shume diskriminuese pasi as gudie turistike per kete rajon nuk ka financuar, te gjitha iniciativate kane qene private dhe te njesive te qeverisjes vendore. Edhe ky projekt i cili shume mire mund shtrihej edhe me tej ne zonat Shqiptare si ne Ulqin, Tuz, Plave e Guci duke se ka nje domethenie te madhe.

Thursday, June 23, 2011

Dita boterore e muzikes u festua edhe ne Shkoder !


Me rastin e dites nderkombetare te Muzikes, Miqet e Muzikes „Rozafa Expresion“ nen drejtimi e mjeshtrit te njohjur te muzikes Zef Çoba.
Aktiviteti ne kuader te dites se muzikes e filloj me prezantimin e punes se bere nder vite dhe rendesise qe ka kjo dite per te gjithe te apasionuarit pas muzikes.Ne aktivitetin e organizuar me rastin e dites evropiane te muzikes u interpretuan pjese nga kryeveprat boterore dhe kompzitoret vendas.
Pjesemarres ne kete aktivitet ishin Kori rozafa ekspresion si dhe  grupi vokal „ Loja e notave muzikore“. Viva la Muzika eshte nje aktivitet i pervitshem qe grupe dhe formacione te ndryshme muzikore dhe institucione e kremtoj ne kuader te dites boterore te muzikes.

Wednesday, June 22, 2011

Pjesa tjeter e pedonales ne qender te qytetit do te duket ndryshe nga ekzistuesja !


Vijimesia e pedonales ne qender te qytetit te shkodres, e cila ka nisur te marre jete gjate ketyre diteve me nje vlere prej 30 milion lekesh te reja do te kete nje strukture ndryshe nga ajo egzistuese.
Kjo sipas shefes se urbanistikes ne bashkine Shkoder, Aida Shllaku eshte bere me qellim qe ti pershtatet struktures se kesaj pjese te rruges.
E vecanta e kesaj pjese te pedonales do te jete nderthurja qe do ti behet per kalimin edhe te automjeteve. Nese do te kete shtrirje te metejshme zona pedonale ku te perfshije edhe rrugen nga kafja e madhe deri ne sheshin para bashkise Shkoder Shllaku thekson se kjo duhet te vije ne pershtatje me sherbimet ne rritje qe do te kete qyteti ne te ardhmen.
Siperfaqja ne kete segment te pedonales eshte 2400 meter katror ku perfshihen 2 hapesira te gjelbera ne forme ishulli. Gjithashtu te perfshire jane ndricimi dhe stolat te ngjashme me ato te pedonales Kole Idromeno.
Projketi ne fjale pritet te shtoje edhe me shume hapesirat ne sherbim te qytetareve per argetimin e tyre, ku zona e pedonales mbetet nder me te frekuentuarat sidomos gjate stines se veres.

Tuesday, June 21, 2011

Ujerat e zeza vijojne duke "fituar terren" ne lagjen Naim Gjylbegu !

Ne daten 27 maj 2011, trajtuam kete kronike ne lagjen "Naim Gjylbegu", ku ujrat e zeza kishin pushtuar kete zone. Sot pas afro nje muaji gjendja jo vetem qe nuk ka ndryshuar, por eshte perkeqesuar edhe me teper, ndersa institucionet pergjegjese per te nderhyre nuk e kane kryer detyren e tyre, por kane qendruar ne heshtje.
Sherbimi komunal ne qytet jo vetem qe se ka kryer nje sherbim te tille ndaj qytetareve, por ka vendosur te qendroje indiferent perballe ankesave te qytetareve te kesaj lagjeje. Pallatet ne rrugen ‘Fahri Ramadani" lagjia "Naim Gjylbegu" ndodhen prane DSHP dhe fare prane rruges, por askush nuk eshte kujtuar per ti dhene nje zgjidhje ketij problemi i cili perseritet cdo vit.
Rreziku per banoret e kesaj lagjeje shtohet edhe me teper kur me ngrohjen e stines problemi behet edhe me i rende ku aroma kundermuese perhapet ne tere zonen, duke u kthyer ne nje kercenim serioz per shperthimin edhe te ndonje epidemie.
 Ankesat ne disa zyra institucionesh per keta banore kane rezultuar te kota, ndersa ne qytet po shtohen zonat e prekura nga shperthimi i ujrave te zeza qe behen burim epidemish sidomos per femijet qe me mbarimin e shkollave, ambjente te vetme argetimi kane ato poshte pallateve. Komunalja ne qytetin e Shkodres duket se nuk e ka problem te sajin shqetesimin e banoreve edhe pse eshte detyre e saja te nderhyje ne te tilla raste, kur raportohen probleme.
 Pergjate ketyre viteve ujrat e zeza jane nje problem shqetesues dhe prezent ne shume zona te qytetit, te cilat nga mungesa e kanalizimeve dhe bllokimi i tyre nga ndertimet pa leje, shperthejne disa here ne vit.
Banoret e lagjes Naim Gjylbegu, ashti si shume bashkeqytetare te shkodres perballen me keto fenomene ne jo pak raste duke hasur edhe ne indiference te institucioneve per t’iu pergjigjur ne kohe me sherbime.
 Ky problem kerkon vemendjen edhe te specialisteve te higjenes te cilet ne keto raste duhet te kerkojne nderhyrje te menjehershme, pasi banoret nuk mund as te hapin dritaret e banesave dhe as te dalin jashte shtepive te tyre, nga ujrat e zeza qe pushtojne nje lagje te tere.

Monday, June 20, 2011

Piktori shkodran Sytki Brahimi hap ekspozite ne Bruksel !


Piktori I njohur nga Shkodra Sytki Brahimi me punimet e tij ka celur nje ekspzoite personale ne Bruksel te Belgjikes, ai sqaron se edhe pse vendi yne shihet si larg botes se zhvilluar, permes artit mund te tregojme se edhe pse konsiderohemi te pa zhvilluar ne jemi coherent me trended e perendimit.
" Me beri pershtypje nje cift anglez te cilet u shprehen se si egziston mundesia qe Shqiperia nje vend i pa zhvilluar ende te kete art te zhvilluar" u shpreh Brahimi.
Piktori Sytki Brahimi sqaron se ekspozita do qendroj e hapur kater muaj dhe pastaj eshte ne shqyrtim te celjes se saj ne disa vende tjera te evropes. Arti shkodran I cili karakterizohet me nje ndjenje kombetare, dhe nje pasqyrim te modernes shqiptare, nuk njeh kufij kjo deshmohet edhe me daljen jashte vendit te artisteve tane te cilet jane edhe ambasadoret me te mire te shqiperise ne evrope dhe ne bote.

Ekipi i femrave te Ades fillon pergatitjet per pjesemarrjen ne Champions League !

Ekipi i futbollit të femrave të Adës së Velipojës ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionave të Europës, një eveniment ky historic për sportin e ri të demrave në vendin tonë. Është pjesëmarrja e parë e një skuadre shqiptare në një veprimtari të tillë, dhe ky fat I takon Adës së Velipojës, skuadrës e cila sezonin e fundit futbollistik të femrave, ishte më e mira e Shqipërisë, pasi krahas titullit kampion, u bë fituese edhe e Kupës së Shqipërisë. Në ditën e parë përgatitore, stafi velipojak I kryesuar nga presidenti Lazer Matia, ka preferuar të ftojë edhe një grup vajzash të spikatura nga ekipet e Juban Danjes, Dardanisë, si dhe kryesisht nga ekipi I Prishtinës së Kosovës me synimin e përzgjedhjes së ndonjërës prej tyre që të bëhet pjesëtare e formacionit të Adës në Ligën e Kampioneve. Opinionet e marra gjatë seancës stervitore në fushën sportive “Reshit Rusi”, flasim qartë për seriozitetin e Adës në këtë prag pjesëmarrje në Ligën e kampionave.

Saturday, June 18, 2011

Vazhdon shperdorimi i ujit te pijshem !

Apeli i herepashershem i ndermarrjes se ujesjelles kanalizime Shkoder duket se nuk ka sherbyer per te ndalur shperdorimin e ujit te pijshem ne qytet. Prej vitesh çdo vere ne pika te ndryshme te qytetit te shkodres, madje edhe ne qender te tij, uji shperdorohet pa kriter nga subjektet private. Kjo panorame duket se do te jete prezente edhe kete vere, ku thatesira ndikon ne shtimin e perdorimit te ujit nga ana e qytetareve. Stina e veres rrit ndjeshem sasine e konsumit te ujit te pijshem e se bashku me te edhe shperdorimin qe i behet nga lagia e bahçeve, rrugeve para bizneseve apo lavazhet e ndryshme. Qyteti i shkodres vazhdon te kete nje furnizim normal me uje, por per drejtuesit e ujesjellesit mbetet problem shperdorimi qe behet ne shume zona. Me problematike apo zona roze, konsiderohet komuna rrethina ku 2/5 e prodhimit konsumohet ne kete njesi, pasi pjesa me e madhe e banesave private perdorin ujin e pijshem per lagien e bahçeve. Nuk mbeten pas edhe lagjet periferike e banesat private qe jane me te veshtira per tu kontrolluar. Por me absurde ne kete situate eshte gjendja ne ambjentet publike ku gjithcka duket qartazi dhe askush nuk nderhyn per te ndalur kete shperdorim ne mes te dites me diell. Pjesa me e madhe e ketyre subjeketeve perfitojne nga mungesa e sahateve mates te ujit, te cilet ne kete rast do te ndikonin jo vetem ne rritjen e faturimeve per ujesjellesin por edhe per uljen  e shperdorimin e ujit, qe per stinen e veres eshte me kritik. Edhe pse qe ne vitin 2008 u deklarua se do te niste aplikimi i projektit per vendosjen e sahateve per te minimizuar humbjet dhe shperdorimet ne rrjet, kane kaluar 3 vite nga ajo date dhe asgje nuk eshte bere, vecse perseritet rituali i shperdorimit nga subjektet private.

Punimet ne rrugen Shkoder-Velipoje fillojne ne hapjen e sezonit turistik !


Sa here qe ne vendin tone nis sezoni turistik, qe nenkupton fundin e pergaditjeve dhe nisjen mbare te tij, ndodhe e kunderta, pikerisht  atehere nisin edhe punimet te cilat aspak nuk ndihmoje ne mbarevjatjen e turizmit. Ne fshatin Bakst e Komunes Velipoje ne aksin rrugor qe te shpie drejte plazhit nga Shkodra nje grope e stermadhe e cila nuk dihet se pse eshte hapur jo vetem qe pengon qarkullimin rrugor por ve ne rrezik edhe jete njerezish.
Tabelat sinjalizuese te cilat tregojne se ne kete vend punohet jane vene buze gropes se hapur, kur do duhej te ishte minimalisht 100 metra nga vendi ku punohet, duke bere keshtu edhe sinjalizimin ne kohe te drejtuesve te automjeteve.
Punime te tilla te cilat ne asnje moment nuk ndihmojne ne lehtesimin e puneve ne sezonin turistik perkundrazi ato vetem sa edhe rendojne situaten duke rrezikuar edhe jete, dhe per keto punime askush nuk mbane pergjegjesi.
Arsyetimet e strukturave drejtuese si ne nivele locale ashtu edhe qendrore jane me absurdet pasi cdo here qe ne rajonin tone eshte akodruar ndonje fond qoft edhe minimal per riparime te vogla punimet kane nisur ne pikun e nisjes se sezonit turistik e asnjehere ne ndonje kohe tjeter.

Uji i pijshem ne Shkoder dhe Malesi te Madhe rezulton me nivele te larta ndotjeje bakterologjike !

Ne prag te nisjes se sezonit turistik dhe fluksit te pushuesve qe pushtojne zonat bregdetare uji i pijshem duket se do te jete nje problem i qyteteve dhe zona turistike ne te gjithe vendin. Porositë e institucioneve qëndrore drejtuar Drejtorive të Shëndetit Publik në qytetet turistike të vendit kanë rënë në vesh të shurdhët. Pasi në muajin maj kur dhe dolën urdhërat për marrjen e masave për ujë të pijshëm sa më cilësor për pushuesit, në qytetet si Sarandë dhe Vlorë monitorimet flasin për ujë të paklorifikuar ndersa ne Shkoder, Koplik dhe Malesi te Madhe me ndotje te larte bakterologjike. Pas këtij verifikimi janë marrë dhe masat për zgjidhjen e situatës. Në Malësinë e Madhe jane gjetur disa pika, ku për një periudhë të gjatë ka munguar klori.  Gjatë muajit maj edhe në zona të tjera si Malësi e Madhe, Koplik, Lezhë, Shën Gjin, Shkodër, me shumë uji ka rezultuar me ndotje të lartë bakterologjike.  Te dhenat jane bere publike nga raportet e monitorimit te specialisteve te Shëndetit dhe Mjedisit në ISH.  Megjithatë, autoritetet sigurojnë se situata po shkon drejt përmirësimit dhe për fat të mirë nuk janë shfaqur probleme shëndetësore. Në një kohë, që në botë nga ndotja e ujit çdo 30 sekonda humb jetën një fëmijë. Por keto matje shqetesuese vijne ne nje kohe kur Shqiperia futet me 2 kembet ne kulmin e sezonit turistik qe pervec pushuesve vendas e emigranteve, synon te thithe edhe nje numer te larte pushuesisht te huaj. Ajo cka eshte me shqetesuese, mbetet qarku i shkodres i cili dallon per nje perdorim te larte te ujit te pijshem nga ujesjellesi.

Thursday, June 16, 2011

I hiqet mandati deputetit te Shkodres Ilir Beqja

Gjykata Kushtetues vendosi heqjen e mandatit te deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqaj. Ky eshte deputeti I pare mandate I te cilit hiqet nga Gjykata Kushtetues e Shqiperise. Ilir Beqaj ka qene kryesuesi I listes se deputeteve te Partise Socialiste per Qarkun e Shkodres ne zgjedhjet e 2009-es, tashme sipas listes emrore te paraqitur nga nga selia roze ne zgjedhjet e pergjitheshme Ilir Beqaj do zevendesohet nga Paulina Hoxha dekanja e Fakultetit te Shkencave Shoqerore ne Universitetin “ Luigj Gurakuqi” te Shkodres. Deputeti Ilir Beqaj ka perfituar fonde publike ne kohen kur Partia Socialiste ka zhvilluar bojkotin e parlamentit dhe sipas arsyetimit te selise roze deputet eshte ne momentin kur behet betimi, por qe me vendim te Gjykates Kushtetuese deputet eshte ai I cili mandatohet nga KQZ. Ky vendim I Gjykates Kushtetuese eshte nje goditje e rende per Partine Socialiste pasi le pa mandate njerin nga drejtuesit me te larte te PS-se dhe me te afert te Edi Rames. Partia Demokratike paditi në Gjykatë deputetin e Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës duke e akuzuar se kishte shkelur ligjin dhe Kushtetutën, duke përfituar 24 milionë nga Bashkia Durrës, ndërsa kishte mandat që prej 1 gushtit 2009. Por telenovela e mandateve nuk perfundon me kaq, burime zyrtare nga Partia Socialiste bejne me dije se jane pergaditur akt padi per ne Gjykaten Kushtetuese per 10 deputet te Partise Demokratike qe sipas tyre kane perfituar me nga dy paga ne postet publike qe kane mbajtur edhe pas dates 1 gusht. Prof. i Ass. Dr. Paulina Hoxha e cila ne listen e kandidateve te Partise Socialiste per Qarkun Shkoder ne 2009 eshte perzgjedhur nga socialistet si pjese e shoqerise civile tashme shume shpejt pritet te beje betimin si deputete e re ne kuvendin e Shqiperise ne kete 2 vjecar te mbetur deri ne zgjedhjet e pergjitheshme te 2013.

Monday, June 13, 2011

Deme ne 530 hektare toke !

Fermeret e demtuar nga bresheri I diteve te fundit duhet te sigurohen vete nga fatkeqesite natyrore pasi asnje nga institucionet perkatese nuk eshte I obliguar qe te veproje.Sipas evidencave te drejtorise se Bujqesise Shkoder jane demtuar reth 530 Hektar toke bujqesore e punuar kryesisht me perime por edhe me foragjere dhe bime frutore. Demi sipas kesaj drejtorie eshte llogaritur ne perqindje dhe jo ne vlere monetare. Demi I shkaktuar ne te mbjellat e fermereve te Vaut te Dejes, Hajmelit dhe Mnele-Vigut jane shume te medha kjo per faktin se i gjithe produkti I tyre ka qene I kontraktuar per tu shitur ne Kosove dhe bresheri I rene ka shkaktuar deme te medha ne ekonomite e tyre. Rishikimi I politikave bujqesore ne lidhje me sigurimin e produkteve vendase nga fatkeqesit e ndryshme do duhej te ishte ne rend te pare te dites. Demtimet e medha qe jane shkaktuar ne shume zona te nenshkodres nga bresheri I shtohen atye demeve te shkaktuara nga permbytjet qe sic duket jane lene ne harrese dhe se deri me tani gjithe fermeret e zones se nenshkodres presin demshperblimin e permbytjeve te dhejtorit. Kur demit te permbytjeve u shtohet edhe tokat e lena djerr dhe ato pak te mbjedha qe jane demtohen nga bresheri atehere duhet me doemos nje politike me racionale dhe me kujdeshme ne lidhje edhe me keto fatkeqesi por sidomos mbi politikat e sigurimit te produkteve. Qeveria shqiptare ne keto vite ka ndermarre nje sere nismash ne sherbim te nxitjes se bujqesise por deri me tani asnje zgjidhje nuk eshte dhene ne lidhje me demet qe mund te shkaktohen qoft edhe nga bresheri. Vendi yne I cili vitet e fundit eshte kthyer ne nje potencial te madh eksporti te shume prodhimeve te tokes rrezikon qe as tregun vendas most e arrij ta plotesoj kjo per faktin se fermereve vetem kredive te cilat ne shume raste jane te renda nuk u sigurohet asgje tjeter per zhvillimin e bujqesise.

10-fishohet numri i pacienteve qe vuajne nga veshkat !

Numri i personave, që vuajnë nga mosfunksionimi i veshkave në 4 vitet e fundit ka njohur rritje ku sipas specialisteve është dhjetëfishuar. Ky alarm vjen nga Nefrologët, te cilet theksojne se aktualisht marrin shërbimin e dializës rreth 350 persona e prej disa muajsh është zgjidhur dhe çështja e transporti të pacientëve. Ne Shkoder numerohen 47 paciente te cilet e marrin kete sherbim ne spitalin rajonal, ne repartin e dializes. Maqedonia,  Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, çdo vit futen në dializë rreth 100-150 të sëmurë për një milion popullsi. Pra, ne, 3 milion banorë, duhet minimumi të fusim çdo vit 300 të sëmurë të rinj në dializë” thonë specialistet. Por mjeket nefrologe ne nje raport te pergatitur thone se ky shërbim duhet te jete ne nivelet me te larta qe te mos rrezikohet jeta e pacineteve dhe sidomos spitalet te mirembajne aparaturat, pasi ka probleme ne kete drejtim. “Shkodra, Elbasani dhe Gjirokastra, në raportime që kanë bërë mjeket, përgjegjëset e këtyre qendrave, në përgjithësi po funksionojnë mirë, por problem kyç i tyre është mirëmbajtja. Në spitalet shtetërore kontrat e mirëmbajtjes dhe reparti i mirëmbajtjes çalon.  Kohët e fundit është vënë re edhe në shtete të tjera se shumë diabetikë, kanë dhe probleme me veshkat. Shkaqët thonë specialistët ende nuk janë të njohura dhe ata po merren me studimin e tyre.  Brenda nje viti shuma qe shpenzohet nga spitali i shkodres per kete kategori te semuresh kap shifren e 500 milion lekeve.  Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 39 aparatura hemodialize në shërbimin spitalor publik që kanë një shkallë shfrytëzimi 50 për qind, megjithëse nevojat janë për më shumë aparatura. Nese trendi i kesaj semundje shkon ne rritje sic ka ndodhur ne kater vitet e fundit atehere mjeket specialiste te fushes e shohin te nevojshme rritjen e sherbimit ne spitale dhe perqendrimin e nje vemendjeje me te madhe ne keto reparte nga ana e ministrise se shendetesise.

Vazhdojne vonesat ne rindertimin e rrugeve

Rruga zooteknike – shtepia e bujqeve i ka nisur zyrtarisht punimet ne daten 27 prill te ketij viti dhe eshte vazhdimi i segmentit te unazes perendimore te qytetit te shkodres. Firma kontraktuese e punimeve aktualisht po kryen vendosjen e kapakeve te betonit per pusetat dhe bordurat anesore te rruges. Kjo faze e punimeve ka ardhur pas largimit te inerteve te cilat prej me shume se 1 viti pas prishjes se ndertimeve ishin kthyer ne gangrene per kete zone. Pasi u perfunduan kanalizimet nentokesore te rruges, firma ka nisur kete faze punimesh gjate ketyre diteve, e cila eshte vetem ne nisje.  Punetoret e firmes nuk pranojne te prononcohen per fazen e punimeve ne te cilen ndodhen, ndersa gjate paradrekes kur ne ishim me kameran tone, nuk ndodhej asnje inxhinier i mbikeqyrjes se punimeve i cili te na jepte nje informacion te detajuar mbi parashikimet e investimit ne kete rruge. Vlera e saj sipas tabeles se vendosur nga firma zbatuese e projektit eshte saktesisht 76.707.887 leke dhe ka si date te nisjes 27.04.2011 me afat realizimi 60 dite, apo 2 muaj. Por kur na ndajne edhe 14 dite nga perfundimi zyrtar i afatit, punimet duken larg permbushjes se ketij afati. Edhe vete punetoret jashte kamere e pranojne kohen e paket qe ka mbetur ne dispozicion krahasuar me volumin e punes, per ta permbyllur ne kohe kete investim. Ndersa banoret e zones me ironi na drejtohen se kjo rruge do te perfundoje ne 2018. Ne fakt ne Shkoder nuk ka asnje cudi qe shume investime te cilat nisin me popozitet, te mos perfundojne ne afate pamvaresisht datave te shkruara ne tabela dhe premtimeve te zyrtareve. Shembull i qarte eshte edhe rruga nga shkolla e muzikes ne drejtim te Kirasit, qe vijon te qendroje pezull, ndersa premtimi ishte qe te perfundonte ne 8 Maj.

Shtyhet afati i rindertimi per shkollen veterinare

Shkolla veterinare ne Shkoder vijon ti shtyje ditet ne mjerim, ku edhe kete vit shkollor po e mbyll ne gjendjen me te keqe te mundshme. Por brenda vitit 2013, ne bashkepunim me bashkine Shkoder dhe ne partneritet me banken boterore, Ministria e Arsimit dhe Shkences ka parashikuar perfundimin e rikonstruksionit te saj. Premtimi vjen nga zv.ministria e ketij dikasteri Nora Malaj gjate nje interviste per tv1 channel, e cila pranon se veshtiresite ne buxhet dhe nje sere zhvillimesh te tjera ne vend kane shtyre afatet e premtuara me heret, per nderhyrjet ne kete shkolle. Malaj sqaron se te gjitha institucionet arsimore jane ne vemendjen e ministrise qe te jene brenda standarteve te kerkuara, ndersa shton se deri me sot jane realizuar nderhyrjet me emergjente.Kjo shkolle prej vitesh dergjet ne mjerim ku demtimet kane qene te konsiderueshme si ne ambjentet e jashtme ashtu edhe ato te brendshme. Aktualisht numri i nxenesve qe ndjekin studimet ne kete shkolle eshte i vogel, me nje staf pedagogjike prej 11 mesuesish, ndersa funksionon vetem njera pjese e saj, pasi pjesa tjeter qe i bie gjysma e godines ka plot 3 vite qe eshte mbyllur. Filmimet brenda saj jane te ndaluara gjate orarit zyrtar te mesimit thone drejtuesit e shkolles, te cilet kane frike te hapin dyert dhe mundohen te fshehin edhe me shume degradimin e saj. Shkolla e mesme veterinare eshte nje nder institucionet arsimore me me emer ne vendin tone e cila ka nxjerre breza te tere profesionistesh. Ajo prêt kete premtim te radhes te marre ate identitet te humbur pergjate ketyre viteve.

Sunday, June 12, 2011

Dita nderkombetare kunder punes se femijeve kalon ne heshtje te plote !

12 Qershori shenon , nje dite ku OJF-te, shoqeria civile, femijet dhe sindikatat ne te gjithe boten protestojne, manifestojne dhe organizojne aktivitete per te sensibilizuar shoqerine dhe Qeverite per ndalimin e punes dhe shfrytezimit te femijeve. Por fatkeqesisht ky fenomen i shfrytezimit te femijeve eshte i ulur kembekryq prej vitesh ne vendin tone, ku edhe kete 2011 ne rruget e qytetit te shkodres sheh femije te mitur duke lypur apo punuar. Duke iu referuar të dhënave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, në Shqipëri vihet re një tendencë në rënie e numrit të fëmijëve që punojnë, ku gjatë vitit 2011 nga inspektimet janë identifikuar 70 fëmijë që punojnë, nga 348 fëmijë të evidentuar gjatë vitit 2010. Por serish keto shifra jane jo te drejta kur raporti ne shume qytete mbetet i paqarte, madje duke iu referuar shkodres nuk ka patur publikime kete 2011. Madje per me teper kjo dite ka kaluar ne heshtje dhe ne rruget e qytetit sheh femije duke lypur, apo qe shfrytezohen ne shume vende pune te fshehur, ndersa institucionet pergjegjese ne shkoder flene dhe kete te diele ia kane kushtuar pushimit, ne vend te mesazheve sensibilizuese dhe projekteve konkrete per te ulur kete fenomen. Të dhënat e fundit flasin se mbi 12 përqind e fëmijëve shqiptarë 5 deri në 14 vjeç, shfrytëzohen për punë të ndryshme dhe shumë të rënda për moshën, që kanë.  Edhe ne botë shifrat e fëmijëve, që punojnë, janë alarmate, pasi 215 milion e tyre punojnë dhe nga ata 115 milionë janë të përfshirë në punë shumë të vështira. Te dhenat e Ministrisë së Punës në Shqipëri, flasin per rreth 540 fëmijë punojnë në sektorin formal dhe 315 të tjerë janë të përfshirë në format më të këqija të punës, veçanërisht fëmijë që punojnë në rrugë, fëmijë viktima dhe në rrezik trafikimi e shfrytëzimi seksual. Shume here eshte premtuar se ky fenomen do te jete pjese e se shkuares, por deri me sot politikat e zbatuara me shume kane deshtuar ose kane qene mediatike sesa konkrete, duke lene lulezimin e ketij fenomeni. Edhe pse nuk pranon te flase pasi ka frike personat qe e kane nxjerre te lypin, nje nga femijet rome, ne rruget e qytetit te shkodres na tregon se nga mengjesi deri ne darke lyp ne rruge. Parate qe grumbullon na tregon se i dorezon tek tutori ndersa per vete merr vetem per ushqimin e tij dhe te nenes.

Vitrina javore e librit


Është konsideruar si libri i provës, i shkruar dy vjet pas çmimit Nobel dhe një nder rrëfimet me te mira te tij. Behet fjale për “Muzeun e Pafajësisë” te Orhan Pamuk, i cili me ne fund ka ardhur edhe ne shqip. Romani me mbi 600 faqe, nuk është thjesht një histori dashurie qe nis ne Stambollin e viteve ’70, por bashke me te, rrëfen edhe tranzicionin dhe ndryshimet e Turqisë nga ato vite deri me sot.
Autori amerikan, Michal Collins Piper, vjen me botimin “Rreziku nga Lufta bërthamore”, një libër te cilin ai e përshkruan si jo fiction. A eshte izraelitizuar SHBA-ja?
Nga ana tjetër, fiction është “Një dite” e David Nicholls, i konsideruar ne SHBA si bestseller nderkombetar. Romani i vitit Heat. 20 vjet 2 njerez. I destinuar per te qene nje klasik modern.
Përtej një gjysme shekulli censure e trembëdhjetë vjetë lamtumire, Arshi Pipa, autori dantesk i "Libri i burgut", nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal. Teksa shkruan: "Unë mund të heq dorë nga gjithçka, por jo nga mendimi; kjo është e mira ime më e lartë, madje e mira ime absolute", Arshi Pipa është aq i vërtetë e aq i sinqertë, sa asnjë tjetër mendimtar përpara tij, nëmos Sokrati, modeli i tij kurajoz.  Ky eshte traktati filozofik shkruar me 1955, ne burgun e Burrelit, 1920-1997.
Jim Marrs vjen me “komploti i Terrorit. Libri permban esene tronditese “Dokumentet e sulmit mbi Pentagonit”. Mashtrim, 11 Shtator dhe bjerrje e lirise.

Sophie Kinsella vjen me 2 romanet, “E fiksuara pas dyqaneve ve kurore” dhe “E fiksuara pas dyqaneve per beben”. Keto dy botime mbyllin edhe vitrinen e librit per kete jave.

Vllaznia 1-2 Prishtina !

Miqësorja Prishtina-Vllaznia e luajtur në mbasdreken e ditës së shtunë në stadiumin e kryeqytetit kosovar, Prishtinë në praninë e rrethë 3 mijë tifozëve, dhe që i kushtohejDitës së Çlirimit të Prishtinës, ka përfunduar me rezultatin 2 me 1 në favor të vendasve. Takimi ka nisur me një xhest simbolik, ku dy kryebashkiakët e qyteteve të skuadrave kundërshtare, Isa Mustafa i Prishtinës dhe Lorenc Luka i Shkodrës, në shenjë simbolike, shkelmuan topin e parë nga qendra duke dëshmuar se Shkodra dhe Pishtina, gjithmonë kanë pasur bashkëpunime të mirëfillta, dhe po kshtu do të vijojnë të jenë edhe në të ardhmen. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe dy presidentët e dy klubeve respektivë, Remzi Ejupi i Prishtinës dhe Valter Fushaj i Vllaznisë, të cilët përpara fillimit të ndeshjes, shkëmbyen dhurata simbolike, ndërkohë që në shenjë respekti ndaj klubit Vllaznia, presidenti kosovar, Ejupi veshi fanellën kuqeblu të Vllaznisë së Shkodrës. Më pas, emocionet kanë kaluar në fushën e lojës, aty ku futbollistët e Prishtinës, të cilët përgjithësisht e kanë dominuar takimin kanë shënuar me anë të Fazliut dhe  Mazrekut, përkatësisht në minutat 78’ dhe 82’, ndërkohë kur arbitri krysor Hasani, i cili ndihmohej nga anësorët Berisha dhe Nuza po bëhej gati të vërshëllente për mbylljen e krejt takimit diferencen e golave e ka shkurtuar i riu Danaj, i aktivizuar nga trajneri Josa në pjesën e dytë të ndeshjes. Ndërkohë, duke iu referuar takimit në fjalë, duhet thënë se edhe pse përpara nisjes në Prishtinë u komentua se Vllaznia do të linte një pjesë të mirë të titullarëve në Shkodër, kjo nuk ka ndodhur, sepse në fushën e lojës, nga minuta e parë, për Vllazninë janë aktivizuar futbollistët më të mirë të kontigjentit aktual të Josës. Kështu në portë është aktivizuar malazezi Vujadinoviç, në mbrotje, Smajli, Rajoviç, Sykaj si dhe malazezi Popoviç, kandidaturë për të firmosur për Vllazninë. Pastaj, në repartin e mesfushës janë aktivizuar, Belisha, Hasani, Nimani, dhe Djepaxhija, i rikthyer pas një periudhe të gjatë pauze për arsye dëmtimi. Ndërkohë, në vijën e parë sulmuese, është vendosur kapiteni Sinani së bashku me argjentinasin Diego, edhe ky në testim për t’u bërë pjesë e Vllaznisë. Ndërsa, në pjesën e dytë, tekniku Josa i ka dhënë hapësirë edhe malazezit tjetër Gjokoviç, i ardhur për provë për llogari të portës, si dhe më të rinjëvë Danaj, Shaba, Tafa, Erkoci, Boci, Karakaçi, Gjini. Bardulla, Lekaj e Mujeci.

Saturday, June 11, 2011

Zjarr ne tunelin e Komanit, digjet kamioni !


Në tunelin e rrugës, që të shpie për në tragetin e linjes së Komanit, pikërisht brënda në këtë tunel, ka rënë zjarr në një mjet tip Kamion.  Menjëherë pas këtij njoftimi janë marrë masat e duhura dhe në vëndin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikseve Shkodër, shërbimet policore, si dhe grupi hetimor.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se kamjoni me targe te huaj, në pronësi të shoqatës “Energy Sorisi e Piloteve të Motorrëve”, është djeguar aksidentalisht, pasi karroceria e lartë e tij, ka takuar  kabllot e energjisë elektrike.
Për pasojë mjeti në fjalë është djegur plotësisht, ndersa dëme në njerëz nuk ka patur. Aksi rrugor Shkoder-Koman gjate sezonit te veres frekuentohet me se shumti nga turistet e ndryshem qe pelqejn natyren e zones se alpeve shqiptare.

Provimet e lirimit per klasat e 9-ta


Kur na ndan vetem nje jave nga provimi i pare i lirimit per klasat e 9-ta, i cili zhvillohet me 17 Qershor ora 10.00, ne shkollat e qytetit te shkodres nxenesit po zhvillojne oret e konsultimeve.
Mesuesit po punojne me nxenesit ne baze te programeve orientuese te hartuara nga MASH, ndersa grafiku i shperndare ka parashikuar 5 ore konsultime ne gjuhe shqipe – letersi dhe 8 ore ne lenden matematike.  Me kameran tone ne ishim ne 2 nga shkollat 9- vjecare te qytetit, “Ismail Qemali” dhe “Ndre Mjeda” ku keto klasa po zhvillonin keto ore, ndersa zyrtarisht mesimi i tyre ka perfunduar kete te premte.
Drejtuesit e ketyre shkollave thone per mikrofonin e tv1 channel se po punohet intensivisht me nxenesit, ku “Ismail Qemali” ka 142 nxenes qe futen ne provimin e lirimit, ndersa “Ndre Mjeda”, 139.
Në ndryshim nga një vit më parë, kur intervali mes dy provimeve ishte 12 ditë, nxënësit e këtij viti do të kenë vetëm 6 ditë kohë për të rifreskuar njohuritë për provimin e Matematikës qe zhvillohet me 23 qershor.
Sipas rregullores, Provimet e Lirimit do të jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar e do te zgjase 2 ore e 30 minuta, ndërsa nxënësi që nuk arrin t'i kalojë ato me sukses herën e parë, i ri jep ato në sesionin e dytë. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, për përfundimin e vitit shkollor 2010-2011 dhe për zhvillimin e Provimeve të Lirimit në sistemin e arsimit parauniversitar, datat për sesionin e dytë të Provimeve të Lirimit, janë: 26 gusht Gjuha Shqipe dhe 29 gusht Matematika.
Për sa i përket ambienteve se ku do të zhvillohen Provimet e Lirimit, MASH ka vendosur që ato si mjedise të Provimeve të Lirimit të shërbejnë vetëm shkollat publike.

Vazhdon te regjistroje shifra te uleta pajisja me kasa fiskale


2734 biznese, jane pajisur me kasa fiskale ne qytetin e shkodres deri ne muajin qershor 2011, nga te cilat 2128 jane biznese te vogla dhe 606 subjekte me TVSH.
Kjo eshte shifra zyrtare e drejtorise se tatimeve dhe kompanive distributore te cilat merren me shitjen e ketyre pajisjeve. Por ne raport me bizneset e pajisura me kase, numri i atyre te papajisura eshte me i larte, plot 2953.
Ne nje kohe kur vendi eshte i zhytur ne debatet politike mbi vendimet e kolegjit dhe KQZ per te nxjerre fituesin final te Tiranes, ky proces duket se eshte harruar nga bizneset. Keto te fundit, nje pjese e tyre jane edhe me te favorizuara nga amnistia e e qeverise per detyrimet tatimore.
Ajo parashikon qe te gjithe tatimpaguesit subjekt i takses vendore te biznesit te vogel, qe jane denuar me gjobe administrative per mosinstalim te pajisjeve fiskale dhe e kane instaluar pajisjen Brenda 28 shkurtit 2011, u falen shumat e gjobave te papaguara per mosinstalimin ne kohe te pajisjes fiskale.
Procesi i pajisjes me kasa fiskale ne te gjithe vendin deshtoi qe pa mbaruar afati i vendosur, kur te dhenat zyrtare flisnin per nje pajisje te ulet krahasuar me numrin e bizneseve te regjistruara.
Edhe paralajmerimet per masa te ashpra ndeshkimore qe shkonin nga gjoba deri ne bllokim te akvitetit nuk ndryshuan asgje, vecse lane ne te njejtat shifra, me ndryshime te paperfillshme raportet e pajisjeve me kasa fiskale. Shifrat vijojne te jene negative ne te gjithe vendin ku per momentin vetëm 9000 biznese, nga afro 11 mijë të tilla, kanë instaluar kasat regjistruese, të cilat duhet të përcjellin elektronikisht informacion mbi xhiron mujore të realizuar.
Perballe kesaj kokefortesie dhe interesave politike qe kane mberthyer vendin, duket se edhe vete qeveria shqiptare eshte dorezuar, duke u pajtuar me kete realitet qe per shtetin ligjor eshte i hidhur. Kjo eshte e thjeshte per tu kuptuar, ca te njerkes e ca te nenes.
Bizneset e pajisura me kasa kane te drejte te ngrene pyetjen, cfare kane me te vecantat koleget e tyre qe ngjitur me ta tregtojne pa kase. Kete pergjigje e di vete shteti dhe ministria e financave e cila vendimin e nxjerre nga dyert e saj duket se e ka harruar.

Thursday, June 9, 2011

Privatizohen 5 hidrocentrale !


I janë dashur vetëm 20 minuta mazhorances për te kaluar pa debate futjen ne proces privatizimi te 4 hidrocentraleve.
Duke u fokusuar tek aspekti politik, demokratet janë mbështetur tek rëndësia e privatizimit si tipar i kapitalizmit duke ironizuar, se shtetëzimin e ka vuajtur Shqipëria me disa dekada me radhe nen regjimin komunist.
Ministri i ekonomisë, Nasip Naco, iu është kundërpërgjigjur edhe akuzave te opozitës, duke theksuar se procesi është transparent dhe privatizimet nuk mund te zhbëhen ne varësi te pëlqimit ose jo te një force politike.
Drafti qe është pritur me kritika te forta nga opozita parashikon privatizimin e hidrocentraleve te Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2 ndërkohe qe Lanabregasi është kthyer ne një shoqëri aksionere ku te gjitha aksionet zotërohen nga shteti.

Instituti i Cmimeve te Konsumit publikon indeksin e cmimeve


Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2011, arriti 111.0 përqind  kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 1.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Maj është 4.2 përqind.
Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.3  përqind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkolike” shënoi një ulje prej 2.6 përqind, brënda këtij grupi ulja më e madhe prej 18.2 përqind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet” Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të bishtajave me 40.1 përqind, kastravecave me 38.8 përqind, domateve me 38.1 përqind, specave me 35.1 përqind, bizeleve me 34.6 përqind, patellxhaneve me 21.8 përqind etj,
Çmimet e nëngrupit “fruta ” shënuan një rritje prej 1.9 përqind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të limonave me 5.6 përqind, portokalleve me 3.0 përqind, mollëve me 2.7 përqind, kivit me 2.3 përqind etj.
Gjate muajit Maj çmimet shënuan ulje edhe ne disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupet ”sheqer dhe ëmbëlsira” me 1.3 përqind, ”pije jo alkolike” me 0.2 ”vajra dhe yndyrna” dhe  ”qumesh djath e veze” me 0.1 përqind etj.
Indeksi i grupit “Pije alkolike dhe duhan ” shënoi një rritje prej 0.1 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e  çmimit të duhanit me  0.1 përqind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” nuk ka pasur ndryshime gjatë këtij muaji. Indeksi i grupit ”Shendeti shënoi një rritje prej 0.3 përqind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve mjeksore u rriten me 0.3 përqind. Indeksi i grupi “Transport”  shënoi një ulje prej  0.2 përqind.
Gjatë muajit Maj çmimi i naftës shënoi një ulje prej 1.2 përqind, ndërsa çmimi i benzinës një rritje prej 0.2 përqind.

Mbyllet per automjetet Ura e vjeter e Bunes !


Ura e vjeter e Bunes mbyllet per qarkullimin e mjeteve e nderkaq do sherbej nga sot e tutje vetem per qarkullimin e kembesoreve, bicikletave dhe motorcikletave.
Per krye inxhinjerin e Ndermarrjes Rajonale te Rrugeve Shkoder Viktor Ndoka, kjo behet per arsye te sigurise se ures, pasi shpesh here mbi kete ure kane kaluar edhe kamion me te larte se 10 ton qe e lejon ura. Por edhe per faktin se tashme kemi nje ure te re e cila I ploteson te gjitha standartet per te gjitha llojet e automjeteve.
Ura e vjeter e Bunes eshte ndertuar ne vitin 1889 kryetari i bashkisë së asaj kohe, Bektash Kazazi, i cili mori iniciativën për projektimin e kësaj ure të projektuar nga inxhinier Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdor këmbë çimentoje të lidhura me tela hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj. Ura e vjeter e Bunes ka qene nje ure e cila eshte hapur ne formen manuale te saj.
E nderkaq tashme pritet vetem nisja e zbatimit te projekteve per kthimin e saj ne identitet pasi vlerat e saj kulturore dhe historike jane te medha.

Wednesday, June 8, 2011

Korrigjimi i testeve te matures per gjuhe-letersine

Brenda te premtes pritet qe 30 mesuesit ne qendren e vleresimit ne Shkoder te permbyllin korigjimin e testeve te matures per lenden gjuhe - letersi. Proçesi ka ecur normalisht dhe qendra e vendosur ne gjimanzin “Jordan Misja” vijon te jete nen masa te rrepta sigurie te perfaqesuesve te ministrise se arsimit dhe forcave te nderhyrjes se shpejte.
Media nuk lejohet te filmoje mjediset e brendshme ndersa perfaqesuesi i ministrise se Arsimit, Novruz Ahmeti shpjegon gjate nje interviste per tv1 channel fazen ne te cilen eshte shtrire puna e ketyre vleresuesve.
Drejtoresha e arsimit Shkoder, Atrida Ferketi duke vleresuar punen e ketyre vleresuesve thote se paralelisht maturantet po pergatiten per provimin e dyte, ate te matematikes.
Edhe pse zyrtarisht mesuesit e kesaj qendre nuk e dine se cilin rreth jane duke korigjuar, burime brenda MASH na bejne te ditur se ato i perkasin Gjirokastres. Sipas te njejtave zera maturantët do të mund ta marrin përgjigjen e provimit të letërsisë pas datës 15 qershor.
Agjensia kombëtare e provimeve bën të ditur se deri tani janë korrigjuar vetëm 35 përqind e testeve ndërkohë që grupet e punes jane ndryre per te hartuar tezen e provimit te matematikes, qe do te zhvillohet me 15 qershor.
Përgjigjja për testin e bërë në datën 1 qershor maturantët mund ta marirn në shkollën ku kanë bërë provimin, në Agjensinë kombëtare të Provimeve por edhe në websitin e Ministrisë së Arsimit. Në rast se maturantet nuk arrijnë të marrin notë kaluese në njërin prej 4 provimeve nuk mund të kenë në dorë diplomën e pjekurisë.

Masat ndaj zjarreve ne stinen e veres !

Me rritjen e temperaturave dhe afrimin e stinës së nxehtë, efektivat zjarrfikës në Shkoder kanë përgatitur një plan të veçantë operacional për eleminimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore si dhe ne zonat turistike.
Ky plan përfshin deri ne detaje masat profesionale dhe teknike të efektivave zjarrfikës për të përballuar me sukses sezonin e zjarreve. Drejtori i repartit te zjarrfikesve Shkoder Ilir Kopliku, thote gjate nje interviste per tv1 channel se pervec koordinimit te punes me strukturat vendore nje rol te vecante luajne edhe mediat, ne te cilat pergjate kesaj periudhe do te nisin transmetimet e spoteve sensibilizuese.
 Nga fillimi i vitit e deri me sot ky repart ka realizuar 161 nderhyrje, nga te cilat 80 per vatra zjarri dhe pjesa tjeter kane qene nderhyrje per dergimin e ujit ne zonat e permbytura. Krahasuar me nje vit me pare numri i nderhyrjeve eshte me i madh, pasi ne 2010 per 6 muajt e pare jane realizuar 119 te tilla. Demet e zjarreve kane qene me te pakta kete vit thote Kopliku.
 Stina e veres paraqitet problematike sa i perket zjarrvenies se qellimshme qe behet per hapje te kullotave te reja. Nderkohe edhe vete ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka përforcuar shërbimet e reparteve zjarrfikëse dhe emergjencave civile përgjatë gjithë ultësirës perëndimore të vendit, për të parandaluar rastet e zjarreve gjatë sezonit turistik.
 Në dispozicion të tyre për përballimin e situatave të emergjencave është vënë një fond prej 1 milionë dollarësh.

"Der Spiegel" shkruan per trazirat politike ne vendin tone !


Tensionet politike që përfshinë periudhën e zgjedhjeve të fundit, po dëmtojnë shanset e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Kështu citon një artikull i prestigjiozes gjermane “Der Spiegel”, dedikuar zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri, shkruar nga Jan Puhl.
Sipas tij, vendi është i ndarë në dy kampe politike dhe protestuesit e zemëruar kanë nisur tashmë rrugën e premtuar të një “revolucioni”.
”Zgjedhjet lokale u zhvilluan katër javë më parë, Rama u rizgjodh kryetar bashkie i kryeqytetit më 8 maj, por vetëm me një diferencë prej 10 votash. Pastaj, Komisioni Zgjedhor ndërmori një rinumërim votash, dhe ai nxori rivalin e tij Lulzim Basha, të Partisë qeverisëse Demokratike, fitues me 81 vota.
Rama e çoi çështjen në gjykatë, por ankesa e tij u hodh poshtë gjatë fundjavës. Ndërsa tani avokatët e tij janë duke u përgatitur për padinë e tyre të ardhshme”, citon artikulli.

Tuesday, June 7, 2011

Nis zbatimi i projektit Italo-Shqiptar


Me rastin e nisjes se seksionit dy gjuhesh Shqiptaro-Italian eshte mbajtur ne Shkollen e Mesme “28 Nentori “te qytetit te Shkodres me pjesemarrjen  e perfaqesuesve te Konsullates Italiane dhe  drejtuesve te Drejtorise Rajonale te Arsimit Shkoder nje seminar.
Duke filluar nga viti shkollor 2011-2012, seksionet dy gjuheshe do te kene nje strukture teresisht te rinovuar drejtuar gjithnje e me shume drejte nje shkollimi te nivelit te larte te barazvlefshem me ate te gjimnazit. Ky proces nderthur traditen humaniste dhe njohurite shkencore duke siguruar jo vetem formimin e nxenesve te afte te ndjekin me sukses studimet ne univeristet shqiptare ose italiane.
Seksioni dy gjuhesh Italo-Shqiptare funksionon ne tre qytete ne Korce, Tirane dhe ne Shkoder. Ne qytetin tone do funksionoje ne Shkollat 9 vjecare “ Ndre Mjeda” dhe “Ismail Qemali” si dhe ne Gjimnazin “ 28 Nentori”.

Sekuestrohen rreth 1900 steka me cigare pa pulle fiskale ne Shkoder !

Në orët e para të mëngjesit te se martes, në sajë të një pune të mirëorganizuar,  nga Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Tonin Kacerri, vjeç 45, lindur e banues në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i lartpërmenduri është kapur në flagrancë në automjetin tip Benz furgon me targa MA 23 65 B, në të cilin po trasportohej një
sasi prej 1850 steka cigare të ndara në 37 koli, të markës Best Man, mall ky i cili ishte pa pullë fiskale.Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit shtetasit Edmond Gjolaj, vjeç 36, lindur e banues në fshatin Kastrat, të rrethit M. Madhe, pasi mjeti në fjalë rezulton të jetë në pronësi të këtij shtetasi.
Në lidhje me rastin në fjalë po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurile si dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materile i mallit kontrabandë dhe mjeti trasportues. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së rretshit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet aksezë” “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Monday, June 6, 2011

Moti i paqendrushem shkakton demet e para ne prodhimet bujqesore


Moti i paqendrueshem i alternuar mes reshjeve te shiut dhe rrezeve te diellit ka ndikuar negativisht ne fruti kulturat e stines, duke favorizuar perhapjen e semundjeve te ndryshme.
Specialistet e bujqesise keshillojne qe ne kete periudhe fermeret te tregohen te kujdesshem dhe te aplikojne preparatet specifike per keto semundje.
Ata evidentojne faktin se ndryshe nga vitet e shkuara siguria e kimikateve te perdorura eshte rritur me hyrjen ne fuqi te ligjit te ministrise se bujqesise qe produktet te jene te markave cilesore me garanci.  Sëmundjet e bimëve janë faktor kufizues për prodhimin bujqësor.
Shumë kultivues bimësh përdorin sasi të mëdha kimikatesh për të kontrolluar sëmundjet e bimëve, duke mos qenë në dijeni të faktit që të ushqyerit luan, gjithashtu, një rol të rëndësishëm në kontrollin e sëmundjeve.
Qëndrueshmëria e bimëve ndaj sëmundjeve lidhet kryesisht me faktorët gjenetikë. Megjithatë, aftësia e bimës për të shfaqur qëndrueshmërinë gjenetike ndaj një sëmundje ndikohet nga të ushqyerit.
Mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve, praktikat e përshtatshme bujqësore, trajtimet kimike dhe të ushqyerit mineral janë vërtetuar të jenë metodat më të mira për të kontrolluar sëmundjet e bimëve.

Arsimi profesional peson nje rritje prej 20 %


Ndryshe nga nje vit me pare, numri i nxenesve ne arsimin professional ka njohur rritje me 20%. Specialistet e arsimit thone se ndryshimi i struktures ne keto shkolla pritet që të sjellë edhe një frekuentim më të madh. Kjo sepse struktura e re u jep mundësi më të mëdha, që të futen në tregun e punës.
Sipas specialistëve degët më të preferuara mbeten ato të teknologjisë së informacionit, ekonomikut dhe Hoteleri-Turizëm, ndërsa në fund të listës renditen degët që lidhen me bujqësinë, apo me ndërtimin. Edhe pse Shqiperia ka nje pozite gjeografike dhe nje treg qe e orienton tek bujqesia, serish kjo dege mbetet me pak e preferuar.
Shkaqet jane te ndryshme, por drejtori i bujqesise Shkoder Guri Beshi thote se zgjedhjet jane ne dore te te rinjve e nuk mund ti imponohen. Ajo qe sipas tij eshte e qarte ka te beje me faktin se zhvillimi i vendit eshte i lidhur me bujqesine sin je nga sektoret me te rendesishem ne vend.
I njejti qendrim ndahet edhe nga specialistet e ndertimit te cilet e lidhin frekuentimin e paket te kesaj dege me monopolizimin e tregut dhe hapesirat e pakta qe gjejne te rinjte ne kete drejtim.
Mbi keto raporte shumë shpejt ministria e Arsimit pritet që të nisë një studim për sa i përket tendencës së nxënësve, se si do t'i përshtaten ata strukturës së re, do të vazhdojnë deri në fund shkollën profesionale apo jo dhe sa do të jetë numri atyre që do të integrohen në tregun e punës.
Studimi do të mbarojë brenda këtij viti. Aktualisht, ka filluar të zbatohet sistemi katërvjeçar, në shkollat profesionale. Ndryshimet e maturës prekën dhe nxënësit e këtyre shkollave, të cilët e kanë ngarkesën edhe më të madhe, pasi krahas katër provimeve, duhet të japin edhe testin e profilit ku po studiojnë.

Sunday, June 5, 2011

Vitrina javore e librit

· Mes titujve te rinj qe prezantohen ketë jave ne vitrinen javore te librit, vjen ne krye te saj si një botim intrigues qe ka nxitur kureshtjen e lexuesve autobiografia e presidentit te SHBA, Barack Obama.  "Ëndrra nga im at", Një histori perkatesie racore dhe trashegimie. I mprehte dhe i thelle, ky liber do te te tregoje dicka për veten tende, pak rendesi ka ne je i bardhe apo me ngjyre. Në autobiografinë e tij "Ëndrra nga im at", Barak Obama rrëfen se si është përpjekur për të përfshirë ngjyrën e zezë në jetën e tij, madje në një rast edhe duke u ndarë nga një e dashur, vetëm për faktin se ajo ishte e bardhë.
· “Tri gra të forta”  romani i autores Marie NDiaye vjen në gjuhën shqipe në përkthim të Amantia Kapos. Fitues i çmimit më prestigjioz në Francë “Goncourt” në 2009, e bën autoren Marie NDiaye të parën femër me ngjyrë që merr këtë çmim, i cili ka një traditë 106-vjeçare. Libri “Tri gra të forta” flet për tre gra afrikane, secila e ndarë (sikurse autorja) ndërmjet Afrikës dhe Francës. Ndjeshmëria artistike me të cilat autorja i përshkuan fatet e tyre, bën që çdo femër të gjejë një copë të së përditshmes në to. Autorja, rreket të zbulojë se çfarë ka pas dyerve të familjeve: të vërtetat e fshehura. Ato të vërteta të frikshme të cilat barten në shpirt e dihen nga të gjithë, por nuk thuhen. Karaktere të spikatura, ndërthuren me ngjarje dinamike që i japin jetë, ngjarjeve e personazheve. Kjo është një vepër që flet për rrënimin moral por edhe për humanizëm; për vuajtjen dhe forcën. Kjo nuk është historia e tri femrave afrikane, kjo është historia e të gjitha femrave, në çdo cep të rruzullit tokësor që brenda tyre mbartin një forcë të jashtëzakonshme për t’u ngritur e për të ecur më kokën lart.
· A. Ralph Epperson me °Rendi i ri botëror° Çfare fshihet prapa ketyre fjaleve? Një civilizim i ri po mban jetet tona. Ky civilizim sjell stile te reja. Kjo është një teori e përbashkët mijëvjeçariste që shfaqet si në anën fetare po ashtu edhe në atë bashkëkohore.
· Nga 1999 deri ne 2011 i mori ketë kohe Shpetim Kelmendit,  poema me baze mistike °Epifania°. Vete Kelmendi për kohen e gjate qe i ka marre kjo poeme thote keto fjale: Unë jam nji shkrues i ngadalshëm por i kujdesshëm dhe ngulmues. Koha që më merr nji tekst dhe koha e botimit as që më shqetësojnë. Për mua ka randësi te jap maksimumin, në kuptimin ma të naltë të fjalës. · Fjalor Drejteshkrimor i gjuhes shqipe qe mban firmen e °Ali Dhrima° dhe Rami Memushaj vjen për lexuesit si një pasurim i fjaleve shqip. Rreth 75.000 fjale gjenden brenda këtij fjalori.

Te dhena tronditese per duhanin dhe duhanpirjen !

Pak dite pas kalimit te “Dites boterore te Duhanit”, e cila u kujtua me aktivitete te pakta dhe ne kulmin e deshtimit te ligjit antiduhan, per cudine e te gjitheve një organizate jofitimprurëse, “Për një Shqipëri pa duhan” publikon shifrat dhe të dhënat në rang kombëtar mbi kete fenomen.
Problemi vijon te jete akut dhe te gjithe ngreme pyetjen se çfarë do të bëhet me një ligj të pazbatueshëm, por që megjithatë specialistët e konsiderojnë si të përsosur “në aspektik juridik”? Shifra dhe fakte tronditëse jep kjo organizate lidhur me duhanpirjen ne vendin tone.
Të rrezikuar nga duhani nuk janë vetëm për ata që tymosin rregullisht, por edhe pirësit pasivë. Këta të fundit grupohen në dy ndarje: pirësit sekondarë dhe terciarë. Pirësit sekondarë janë pirësit socialë: ata pijnë duhan me raste, në festa apo kur ua ofrojnë miqtë. Nuk krijojnë varësi, por në mushkëritë e tyre gjenden sasi nikotine dhe shëndeti i tyre rrezikohet po aq sa pirësit parësorë/të rregullt. Ndërsa pirësit terciarë, të dorës së tretë, nuk janë fare konsumatorë të duhanit.
Ata janë viktimat e mjediseve me duhanpirje, jetojnë me partnerë që pijnë duhan dhe këtu përfshihen edhe fëmijët e prindërve që janë konsumatorë të duhanit. Kjo gjë çon në një rritje trefishe të rreziqeve nga duhani, pasi shenjat e dëmtimit të shëndetit shfaqen më vonë, sipas studimeve të fundit. Nga ana tjetër, në vendin tonë ndodhin 3 300 vdekje në vit nga duhanpirja.
Në 10 persona të sëmurë me kancer mushkërish, 9 prej tyre janë duhanpirës, sipas të dhënave ekzistuese nga Instituti i Shëndetit Publik. Vendi ynë renditet në vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes. Studimet e fundit tregojnë se 60% e meshkujve në vendin tonë janë duhanpirës, ndërsa 18% janë femra. Specialistët e ISHP theksojnë se tendenca e fundit në këtë fenomen është rritja e përqindjes së femrave që janë të dhëna pas duhanit. Gjithashtu, në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të vendit është rritur ndjeshëm numri i atyre që e provojnë të paktën një herë duhannin.
Studimi thekson se:  4 në 10 studentë janë duhanpirës: Meshkuj: 65,1% dhe Femrat: 35,7%. Shpenzimet e shqiptarëve: Në vit, shpenzohen 300 milionë USD për duhanin, ndersa në ditë, 850 mijë USD.  Pasojat në shëndet: Duhanpirësit kanë 8 vjet jetë më pak, Kanceri i mushkërive është 18 herë më i lartë te duhanpirësit, Infarkti, 3 herë më i lartë.

Harrohet 5 qershori, dita boterore kunder mjedisit

5 Qershori eshte dita boterore e mjedisit, dita kur ne mbare boten aktivitetet perqendrohen ne rendesine qe ka sensibilizimi i opinionit per kujdesin ndaj mjedisit, qe do te thote kujdesin ndaj vete jetes. Por çuditerisht ne rajonin e Shkodres asnje aktivitet per mjedisin nuk evidentoi kjo dite, megjithese kjo zone renditet me nje peisazh mjedisor sa te pasur aq edhe problematik.
Te pasur sa i perket resurseve te shumta e te larmishme natyrore, problematik per faktin se kujdesi ndaj tyre eshte fare i paket. Mjafton te veçojme ketu hapesiren  ekologjike te Liqenit te Shkodres. Sot ne Diten Boterore te Mjedisit, se paku 30 organizata joqeveritare qe prej 15 vitesh u mburren se kane zbatuar projekte ne Liqenin e Shkodres qe kapin shumen rreth 10 milion dollare, bejne strucin!
E bashke me to edhe zyra e REC Shkoder me drejtuese Diana Bejkon, qe u deklarua si koordinatorja e ketyre projekteve. Pikerisht  ne kete dite, kur me shume se ne çdo dite tjeter, zeri i ketyre organizatave duhej te jehonte per rrezikun qe i kanoset Liqenit te Shkodres,  heshten !
Duket se ne kete rast kane preferuar filozofine popullore “heshtja eshte kapak floriri” duke menduar keshtu se harresa ben te veten dhe vjen nje dite qe te mos kujtohet kush me per faturen prej 10 milion dollar qe u nis per Liqenin e Shkodres, por nuk dihet ku perfundoi!
Sot ne Diten Boterore te Mjedisit, ne vend qe Liqeni i Shkodres te sherbente si modeli i nje  ekosistemi te realizuar nga projektet e 15 viteve te fundit qe kane pasur destinacion kete zone, ne fakt tregon tjeter gje:tregon mungesen e pergjegjesie qe eshte treguar e vazhdon te tregohet ndaj tij. E Jo vetem kaq, por edhe nje vend ku mund te abuzohet me fonde pa patur frike se te hyne gjembe ne kembe !

Saturday, June 4, 2011

20 maturante kopjuan ne provimet e letersise !


Se bashku me pjekurine e saj prej 6 vitesh, sivjet matura shteterore ka arritur nje tjeter standart ne provimin e pare te gjuhe- letersise. Ministria e arsimit dhe shkences ka bere te ditur se në të gjithë vendin janë kapur 20 maturantë duke kopjuar në provimin e parë.
Sipas zyrtareve te kesaj ministrie kjo shifër është 10 herë më e ulët se ajo e vitit të kaluar ku u kapen 200 maturante duke shkëmbyer kopje ditën e provimit të Letërsisë. Ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit ka pasur vetëm raste sporadike”, pohojne specialistët e Ministrisë së Arsimit pasi kane shqyrtuar raporitmet e mberritura nga te gjitha rrethet e vendit.
Zyrtare te kesaj ministrie shtojne se nuk do të ketë asnjë mundësi që në grupin e korrektuesveqe kane nisur punen te premten të gjenden mësues që do të korrektojnë testin e nxënësve të tyre. Në të 6 qendrat perfshire edhe Shkodren ku ka nisur korrigjimi, janë 270 mësues të trajnuar, të cilët kryejne vlerësimin me pikë. Edhe gjatë këtij procesi mund të konstatohen teste ku është kopjuar, për të cilat do të ketë penalizime, njësoj si ata që u kapën ditën e provimit. E njejta praktike do te ndiqet edhe ne provimin e matematikes me 15 qershor ku testi do të përmbajë 25 pyetje, njësoj si i pari. Prej tyre, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim.
Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke iu përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë 3 herë më të lartë. Në total, duke dhënë përgjigjen e drejtë për këtë grup, maturanti merr 37 pikë. Pyetjet do të jenë për të treja nivelet e nxënësve”, ku per te dobëtit, që përgjithësisht marrin notën 5 ose 6, do të ketë pyetje në masën 40 %. Niveli i dytë i pyetjeve, ku hyjnë nxënësit mesatarë të notave 7 dhe 8, do të zërë në çdonjërin prej testeve po 40 % të totalit.
Në këtë grup pyetjesh do të ketë testim të dijeve të maturantëve jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella, për të cilat mund të përgjigjen ata maturantë që përpiqen të mësojnë ose kanë qenë sistematikë. Niveli i parë ose i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë, do të ketë 20 % hapësirë në test. Në këtë grup pyetjesh, maturantët do të testohen jo më vetëm për njohuritë që kanë marrë gjatë shkollës së mesme, por edhe për kreativitetin e tyre individual.