Thursday, September 1, 2011

Pritet caktimi i prefektit te Shkodres !


Me përfundimin e zgjedhjeve edhe në Komunën Shalë të Dukagjinit dhe pritjen e shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja, pritet të nisin edhe ndryushimet e shumë prituara në drejtim edhe në qytetin e Shkodrës. Kështu më  konstutuimin e plotë dhe mandatimin e gjithë përfaqësuesve të njësive të qeverisjes vendore në Këshillin e Qarkut të Shkodrës, pritet edhe votimi për kryetarin e këtij këshilli që do jetë Ish-Prefekti I qarkut Shkodër Maxhid Cungu.
Ndërsa sa I përket emrit të Prefektit të ri të Shkodrës, duket se bisedimet kanë ngecur më shumë tek emri I personit se sa tek forca politike që përfaqëson. Sipas burimeve mësohet se shumë shpejt kryeministri I vendit Berisha me consensus edhe të drejtuesve vendor të të gjitha palëve këtu në Shkoder do emroj Prefekt të këtij  qarku një person jashtë këtij qarku, I cili do ketë mbështetjen e plotë të tij dhe se do jëtë një dorë e fortë në postin që ai mbanë. E ndërkaq, ajo që mbetet ende pezull është çështja se cilat poste në drejtimin e Bashkisë Shkodër do marrë LSI-ja, e cila në Këshillin Bashkiak përfaqësohet me 4 këshilltar, duket se kjo e  kjo e fundit nuk ka arritur të marrë akoma ato që kanë këkuar pavarësisht negociatave të shumta që janë bërë.
Mësohet se LSI në drejtimin e Bashkisë Shkodër ka kërkuar njërin nga dy nënkryetarët, por nuk ka qëndruar prapa as kërkesa për postin e Prefektit të Qarkut Shkodër. Deri tani nga po të njëjtat burime PD-ja nuk ka lëshuar terren në këto dy poste, ndersa LSI e Shkodres nuk ka nguruar se kerkuari edhe poste drejtuese të drejtorive që varën direct nga qeveria. Me gjithë atë gjatë gjithë kësaj periudhe, vendet vakante që mbeten për t’u plotësuar duket se ditët e par ate shtatorit do marrin përgjigjen e duhur. Kështu do mësohet emri I prefektit të ri të Shkodres që ashtu si në disa raste tjera nuk do jetë Shkodran.

Qeveria miraton vendimin per shpronesimet ne Unazen Lindore !


1 501 105 lekë është fondi i miratuar nga Qeveria Shqiptare për shpronsësimet që do bëhën në Lagjen Skenderbeg të qytetit të Shkodres, në kuadër të investimit për ndërtimin e Unazës Lindore të këtij qyteti. Dhe konkretishtë është pjesa që përfshinë aksin nga fabrika e këpucëve e deri në kryqëzimin tek Shkolla Pyjore dhe më tutje.
Në vendimin thuhet se "pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen për pasuritë në sipërfaqen prej 41.2 m² truall, 34 m² objekt dhe mure rrethues, pronë private, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, në masën 1 501 105 lekë". Sipas këtij vendimi, vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës, planifikuar në buxhetin e saj.
Më tej vendimi sqaron se "regjistrimi i ri i pasurisë prej 41.2 (dyzet e një pikë dy) m², truall, 34 (tridhjetë e katër) m², objekt dhe mure rrethuese, shpronësuar në favor të bashkisë së Shkodrës, të bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.  Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi qeveria ngarkon Ministrinë e Brendshme dhe bashkinë e Shkodrës. Pikërisht në këtë zonë mësohet se do bëhët një rreth-rrotullim i madh për të cilin duhet të kryhen gjithë këto shpronësime, edhe pse puna në ndërtimin e Unzës Lindore po ecin me ritme të ngadalta.

Vllaznia deklaron te mbyllur merkaton, dergohen listat ne FSHF


Merkato për Vllazninë ka përfunduar. Enis Gjokoviq nga Tuzi në porten e Vllaznisë dhe në mesfushë tiranasi fanatics Gentian Muça janë blerjet e fundit të Vllaznisë. Gjatë paradrekes së ditës së sotme sekretari I klubit Agim Medja ka kryer edhe procedurat e fundit për lidhjen e kontratave dhe dërgimin e listes së emrave të tyre në FSHF.
Po paradreken e ditës së sotme ka qenë tekniku kuqeblu Mirel Josa I cili së bashku me Drejtorin Egzekutiv të Klubit Vllaznia Kujtim Shaba dhe me Sekretarin Agim Medja janë takuar me nënkryetarin e Bashkisë Ritvan Troshani, me të cilin kanë biseduar për të gjitha çështjet në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Nga ana tjetër tekniku Josa ka deklaruar se diten e nesërme kur edhe ka përfundur çështja e merkatos së lojtarëve  do dal në një konferencë për shtyp ku edhe do flaës për të gjitha çështjet që mediat janë të interesuara, por edhe për objektivat e skuadres.
Vllaznia me gjithë këtë përgaditje që po bënë deri në këto moment duket se do jetë skuadra më e kompletuar për të nisur sezonin e ri futbollistik 2011-2012, përkundër luhatjeve që pati në momentet e ndryshimeve në drejtimin e saj. Pas takimit miqësor me skuadren Ada e Velipojës, Josa duket se do ketë edhe më të qartë përbërjen e ekipit të parë.

Tuesday, August 30, 2011

80-vjeçarja i ve zjarrin pyjeve te Pukes !


Zjarri qe shkrumboi disa hektare pyje ne rrethin e Pukes dhe rrezikoi disa banesa ka per autore nje 80 vjecare.
Ky eshte njoftimi i policise se Pukes, e cila ben te ditur se Rabia Hoxha, 80 vjece eshte vene ne prangat e policise si autore e flakeve ne pyjet e fshatrave Xhafe dhe Kulumri te Pukes. Policia sqaron ne njoftimin e saj se 80 vjecarja, vuan nga probleme mendore.
Ajo ishte denuar me pare per zjarrvenie, ndersa nje jave me pare kishte tentuar ti vinte zjarrin dhe baneses se saj. E moshuara ka rrefyer para forcave te policise ne detaje se si i ka vene flaken pyllit.
Ajo tregon se kishte dale e vetme  jashte baneses ku kishte ndezur edhe nje cigare. Ne nje moment te caktuar asaj i ka shkuar ne mendje te provonte nese vertet nje cigare e ndezur e hedhur ne toke mund te digjte nje pyll te tere.
Dhe, ndryshe nga nje jave me pare, kur tentativa per ti vene zjarrin baneses se saj kishte deshtuar, kete here, flaket jane perhapur me shpejtesi te favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Zjarri rrezikoi edhe 11 banesa te fshatit Zath.
Sipas te dhenave nga shtabi i emergjencave civile mesohet se flaket e zjarrit vazhdojne te jene aktive ne pyjet e fshatrave Xhafe, Munelle dhe Kuzhne, por me problematike eshte situata ne pyjet e Krrabes ku zjarrifesit po punojne per te mbrojtur transmetuesit televizive te zones.
Situata me zjarret po paraqitet cdo dite e me problematike ne kete fund gushti, megjithese ne shume zona jane shenuar ulje te temperaturave. Zjarrvenia po rezulton me problematikia, ne zonat ku eshte shenuar shfaqja e vatrave te zjarrit, pasi nje pjese e mire e tyre nuk kane autor te ndaluar nga policia.

Shqiperia regjistron 2,5 milion turista pergjate gjithe veres !


2.5 milion persona kane vizituar Shqiperine deri ditet e fundit te muajit gusht, qe e perkthyer ne perqindje i bie 29%  më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.
Kjo eshte shifra e bere publike nga Agjensia Kombetare e Turizmit, e cila cileson se “Shqipëria çdo vit e më tepër po kthehet në një destinacion tërheqës për turistët e huaj”.
Duke e konsideruar këtë të sivjetshmin si një sezon të suksesshëm, Agjensia Kombëtare e Turizmit, nul el pa cituar problemet qe shoqeruan hapjen e sezonit qe erdhën si rezultat i zgjatjes së procesit të zgjedhjeve vendore te 8 Majit.
Sipas autoriteteve të sektorit të Turizmit, krahas bregdetit të jugut, destinacionet  më të frekuentuara për këtë sezon kanë qënë Velipoja, Shëngjini, Spilleja dhe Gjiri i Lalzit. Duket se perhere e me shume Shqiperia po behet nje detinacion i lakmuar turistik nga te huajt, per vete pasurite natyrore qe ofron si guide per ti vizituar.
Ne 2010 shifra e turisteve qe vizituan vendin tone ne kete periudhe ishte mbi 1.8 milion turiste. Ne kete rritje ndikim duket te kete pasur pervec promovimit televiziv edhe rruga e kombit, cmimet e lira dhe deshira per te eksploruar vende te pa shkelura me pare.
Ajo qe paraqitet interesante ne kete drejtim eshte se nje pjese e mire e turisteve te huaj kane viztuar zonat malore dhe vendet arkeologjike, duke deshmuar interes te larte per historine e vendit tone.
Bashke me rritjen e numrit te turisteve kete vit bie ne sy edhe numri i madh i shqiptareve qe kane levizur jashte per pushimet verore. Megjithate shifra prej 2.5 milion turistesh eshte afruar por duke mos kapur akoma ate te deklaruar nga kryeministri Berisha, qe ne nisje te sezonit tha se vendin tone do e vizitojne 3 milion turista. 

Me 11 shtator publikohen listat rendore te fituesve ne universitete nga MASH


Pas nxjerrjes së rezultateve të konkurseve, do të nisë edhe renditja e fituesve të universiteteve, lista paraprake e të cilëve, sipas afatit të caktuar nga MASH, do të shpallet më 11 shtator, ndërkohë që një ditë më pas do të nisë edhe regjistrimi i kandidatëve që rezultojnë fitues në fazën e parë.
Sipas udhëzimit të MASH për regjistrimet në universitete, pas përfundimit të konkurseve në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë, rezultatet e tyre në format elektronik dhe hard copy do të dorëzohen nga këto të fundit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP), brenda orës 14:00 të datës 5 shtator 2011.
AKP-ja brenda datës 11 shtator 2011 do të dërgojë në Ministrinë e Arsimit listat paraprake të kandidatëve fitues, të ndara sipas programeve të studimit përkatës, të renditura sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A2, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara nga qeveria.

Friday, August 26, 2011

Banka Boterore financon, nis zbatimi i projektit te sistemit te ujrave te zeza ne plazhin e Velipojes !


Gangrene e plazheve shqiptare qe ka shoqeruar pergjate ketyre viteve vijen bregdetare te Adriatikut e Jonit, vijon te jete prezenca e ujrave te zeza.
Ky problem duket se vetem pas tre vitesh do te gjeje zgjidhjen perfundimtare ne njerin nga keto plazhe, ne ate te Velipojes.
Banka Boterore eshte financiuese e projektit te perpunimit te ujrave te zeza, ku tenderi i pare prej 7 milion euro eshte kryer dhe firma fituese ka sjelle sipas drejtuesve te komunes makinerite e punes.
Investimi ne fjale i ndare ne 2 lote, do te mbylle brenda 14 muajsh gjysmen e vijes bregdetare ndersa pas 3 vitesh do te perfundoje loti 2 deri ne zonen e Vilunit.
Ne total investimi eshte 15 milion euro dhe pritet ti jape zgjidhje nje prej shqetesimeve me akute te plazhit te Velipojes. Me heret drejtuesit e vjeter te komunes paten deklaruar se puna do te mbyllej ne sezonin turistik te 2011 – es, por siç duket zgjedhjet vendore dhe perqendrimi i energjive ne fushate beri qe puna te shtyhej.
Tashme nuk mbetet asgje tjeter vecse te shpresohet qe drejtuesit aktual te mos e neglizhojne per asnje cast kete investim te rendesishem te Bankes Boterore dhe te monitorojne punen deri ne permbylljen brenda afateve.

Policia rrugore e Shkodres ka vendosur mbi 2300 gjoba gjate muajit gusht !


Masat e policisë së qarkullimit rrugor gjatë muajit gusht me qëllim sistemimin e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodres dhe parandalimin e aksidenteve si shkak i numrit të madhe të automjeteve në qarkullim kanë qenë të rrepta.
Nga 1-24 gusht nga  drejtoria rajonale e policisë rrugore Shkodër janë pezulluar 23 leje drejtimi, janë vendosur 2324 gjoba me vlerë 1.461.140 leke, janë bllokuar 70 mjete, janë vjelur 1650 gjoba me vlerë 1.985.500 lekë.
Sipas informacioneve nga drejtoria rajonale e qarkullimit rrugor në qarkun e Shkodrës gjatë kësaj periudhe për fat të mirë nuk kemi patur aksidente me vdekje në rritje krahasura me 1 vit më parë, ku në këtë periudhe  të vitit kemi patur numër të lartë aksidentesh me vdekje në këtë qark, shumica e të cilëve në aksin Shkoder-Velipojë. Këtë vit kemi patur vetëm 5 aksidente pa pasoja në njerëz.
Në këtë ka ndikuar edhe bllokimi i një numri të lartë motorcikletash dhe stabilizimi i qarkullimit të këtij lloj mjeti i cili në të shumten e rasteve ka qenë burimi kryesor i aksidenteve.

Keshilli bashkiak i Shkodres ka miratuar kthimin e Vllaznise ne shoqeri aksionere


Këshilli I Bashkisë Shkodër ka miratuar me unanimitet të plotë transferimin e klubit Vllaznia në Shoqëri Aksionere si kushtin kryesor për tu liçensuar dhe regjistruar në sezonin e ri futbollistik 2011-2012 per te cilin afati i përcaktuar nga FSHF është deri me 31 gusht. Menyra se si do funksionoje kjo shoqeri aksionere eshte sqaruar nga nenkryetari i Bashkise, Ridvan Troshani.
Këshilli i Bashkisë Shkodër në këtë mbledhje miratoi projekt-vendimin per transferimin e klubit të futbollit Vllaznia në shoqëri aksionere, statutin e saj si dhe akordoi fondin minimal prej 2 milion lekësh të reja për  Vllaznine për tu regjistruar si e tillë. Gjithashtu Këshilli i Bashkisë ka ngarkuar kryetarin e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka për të firmosur aktin e themelimit dhe regjistrimin e saj si dhe udheheqjen e te gjitha bisedimeve me gjithe donatoret dhe sponsoret e mundshem duke perfshire gjithashtu dhe krijimin e strukturës drejtuese të klubit. Ndërkaq, tashmë pas miratimit të aktit të themelimit në parim nga Këshilli i Bashkisë Shkodër, është hapi i vlerësimit të të gjithë aseteve të klubit dhe i kontributeve të secilit tek Vllaznia, e cila është edhe faza më e rëndësishme.
Aksioner i Vllaznisë mund të bëhët cdo person i interesuar dhe vlera e aksionit është jo më pak se 5% e  fondit total të klubit.

Thursday, August 25, 2011

Nis riorganizimi i Vllaznise nga Bashkia Shkoder


Tashmë Bashkia Shkodër e nis riorganizimin e Klubit Vllaznia, pas takimit te kryebashkiakut Luka me futbollistet dhe stafin teknik dhe garancitë që kjo e fundit ka dhenë në zbatimin e kontratave me gjithë futbollistet, edhe stadium Loro Borici nis riorganizimin e tij.
Reklamat të cilat kanë një kontratë sezonale me klubin tashmë janë larguar plotësisht për ti lëshuar vend strukturimit të ri dhe lidhjes së kontratave të reja tashmë jo me Klubin Vllaznia dhe presidentin por me Klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër e cila është edhe menaxhuesja direkte.
Me 28 të këtij muaji në Këshillin Bashkiak do dorëzohet drafti për të miratuar kalimin e klubit në SH.A, veprim ky i cili do qartësoje kontributin e gjithësecilit në klubin Vllaznia. Bashkia Shkodër ka ofruar garanci që deri në 1 janar do marrë përsiper financimin e klubit dhe ka kërkuar impenjim maksimal. Pas këtyre angazhimeve të Vllaznisë ka reaguar edhe ish-presidenti Fushaj i cili ka thënë se Bashkia Shkodër në asnjë moment nuk është treguar zemërgjërë gjatë këtyre viteve dhe asnjëherë nuk ka pasur fonde të mjaftueshme për të financuar ndersa në këto momente ato fonde janë.
Me këto ndryshime që po bëhën edhe në stadiumin Loro Borici dhe marrja e drejtimit nga ana e Bashkisë Shkodër të Vllaznisë duket se do ketë impenjim më të madh dhe pretendime më të larta, kjo duke parë edhe situatën jo të mirë të klubeve tjera në Superligen shqiptare.

Te rinjte shqiptare takojne Atin e Shenjte ne Madrid me rastin e Dites Nderkombetare te Rinise !


Dita Boterore e Rinise 2011 e mbajtur kete vit ne Madrit nga data 16 – 21 gusht, ne nje turme oqeanike gati mbi 2 milion te rinjsh nga mbare bota, qe u takuan me Atin e Shenjte “Papa Benediktin e 16” ka rezervuar sic do vit edhe sivjet, kendin e saj te vecante ku mes shume ngjyrash u valvit flamuri kuq e zi i Shqiperise.
400 të rinjtë nga Shqipëria, qenë pjesëmarrës e protagonistë të Ditës së 26-të Botërore të Rinisë udhëhequr e kremtuar nga Papa Benedikti XVI. Siç ka shkruar shtypi spanjoll, ka qenë mbledhja më e madhe katolikësh që dihet ndonjëherë në historinë e Spanjës.
Tv1 channel ju sjell pamjet ekskluzive te rinjve Shqiptar te grupuar ne Madrit, te mundesuara nga Gentian Vukaj, operator ne njeren nga kompanite me te fuqishme televizive te Italise. Mes tyre njeri nga grupet e te rinjve te shoqeruar nga ipeshkevi i Lezhes imzot Ottavio Vitale jep keto emocione per viziten  ne Spanje, ne takimin me atin e Shenjte.

"Para se gjithash me pelqen te them 2 fjale ne shqip …Une jam shume i kenaqur qe kam gjetur ketu ne Itali keto te rinj.  Prezenca e ketyre te rinjve shqiptare sot ketu, me jep me shume force per te punuar edhe me shume ne Shqiperi.
Dua tu them se ketu eshte nje grup i madh prej 400 te rinjsh te regjistruar qe i kemi sjelle per te marre pjese ne takimin e Papes me te rinjte ne Madrit. Shohim nje shprese te madhe. Kisha Katolike po rilind forte ne Shqiperi,  pas 50 vitesh regjim komunist qe nuk ka lejuar praktimin e besimti fetar per asnje arsye e moment. Besimi ka qene i ruajtur mire e me frike dhe i percjelle me shume veshtiresi nga prinderit tek femijet, niperit dhe mbesat. Kjo e ka mbajtur gjalle besimin tek Zoti".

"Jemi shume te lumtur qe jemi ketu dhe po kalojme nje ekperience shume te bukur ketu … falenderojme arqipeshkvin tone"…

Ati i Shenjte Benedikti XVI e mbylli Ditën e 26 Botërore të Rinisë në Madrid me thirrjen drejtuar me shume se dy milion të rinjve: “Bota ka nevojë për të rinjtë. Kisha është e bashkuar me Zotin, e nuk mund ta ndajmë Krishtin nga Kisha, si kokën nga trupi”. “Bota ka nevojë për Zotin, e vetëm dashuria e tij i jep kuptim e vlerë jetës.
Dëshmoni fenë në mjedise të ndryshme ju jetoni e veproni, madje edhe aty ku Zoti refuzohet e kundërshtohet”. “Shpresoj të ju shohë në Rio de Zhanejro të Brazilit pas dy vjetësh”. Këto qenë disa nga porosit që Papa Benedikti XVI u drejtoi të rinjve në Madrid. “Dëshmoni botës mbarë Dashurinë e Krishtit”.

Nisin me demtime punimet ne Xhabije, demtohet linja telefonike !


Bashkia e Shkodres ka nisur kete te merkure ashtu siç kishte paralajmeruar, zbatimin e projektit për aksin rrugore Bulevardi Zogu I , nga Pesëkatëshi me Urë deri në afërsi të sheshit Parrucë . Por qe ne nisje te ketij investimi kane dale edhe problemet e para.
Gjate nderhyrjes per prishjen e asfaltit te rruges dhe hapjen e kanaleve,mjetet qe po kryejn punimet ka demtuar linjen e telefonise fikse, duke lene pa sinjal te gjithe zonen. Sipas drejtuesve te albtelekom te pyetur per kete problem, jane derguar menjehere tekniket per te riparuar defektin ne fjale.
Por sic ndodh çuditerisht ne te shumten e rasteve ne qytetin tone as vete drejtuesit e albtelekom nuk kane me shume informacion, ndersa perballen me te tilla situata dhe ngrene supet duke u justifikuar me faktin se jane derguar tekniket.
Se pari cdo punim qe kryhet, aq me teper kur ai eshte nje investim i rendesishem behet me konsulencen e te gjithe aktoreve, pasi dihet prej vitesh se ujesjellesi, albtelekom apo kompani te tjera edhe private, nje pjese te mire te linjave i kane nentoke. Por ky fakt sic duket serish nuk eshte marre parasysh duke krijuar kete avari per qytetaret, ndersa shpresohet te mos kete demtime ne tubacionet e ujit te pijshem.
Bashkia e shkodres ka paralajmeruar paralelisht nisjen e punimeve edhe ne aksin  rrugor : Qemal Draçini-Martin Camaj dhe Europa , i njohur ndryshe aksi nga shatërvani tek sheshi përpara Teatrit Migjeni e deri në hyrje të lagjes Dobraç. Vlera e financimit për këto dy segmente rrugore  është rreth 1.7 milion dollarë dhe janë financimin i qeverisë shqiptare .
Afati i pënimeve në këto akse është parashikuar 150 ditë, gjithmone nese nuk do te kene fatin e shume investimeve te tjera qe finshin se kane pare ne afate, por me muaj vonese. Per t’iu pergjigjur fluksit te levizjeve ne qytet me bllokimin e ketyre akseve ku po punohet bashkia ka miratuar harten e re provizore te qarkullimit te automjeteve. Keto 2 investimeve cilesohen si nder me te rendesishmit te zbatuar ne Shkoder pasi mendohet ti japin nje zgjidhje afatgjate problemit te ujrave te bardha ne qytet.

Wednesday, August 24, 2011

Informacion mbi detajet e punimeve qe po behen ne shetitoren kryesore te qytetit


Punimet e vijimsise se pedonales ne qender te qytetit te shkodres, te cilat kane hyre ne fazen e dyte te tyre po behen ne 2 pjese.
Projekti qe po zbatohet ka te specifikuara te perbashketat dhe ndasite me pedonalen egzistuese.
Lidhja e tyre do te behet nga pllakat dekorative dhe kalldremi, ndersa do te krijohet edhe nje shesh i gjere ne ate zone pasi eleminohet trotuari egzistues. Ky eshte sqarimi qe japin drejtues te bashkise Shkoder te pyetur ne lidhje me zerat e fundit qe qarkullojne se projekti nuk eshte i njejte me ate te pedonales egzistuese.
Konkretisht pedonalja do te jete e ndare ne kete forme: Nga oborri i xhamise ku po vendosen bordurat anesore dhe ne nje gjatesi 4.5 metrash do te behet shtrimi me kalldrem dhe pllake i hapesires ne fjale qe do te sherbeje per kalimin e makinave ne drejtim te dollarit. Ndersa nga kjo hapesire dhe plot 15 metra ne drejtimin djathtas do te behet shtrimi me pllaka ku do te sherbeje per kalimin e kembesoreve, shesh qendror.
Ne  te njejtin drejtim nga albtelekomi do te behet prishja e trotuarit egzistues deri tek busti i “Nene Terezes” ku do te lihet nje hapesire, shesh vendparkimi per makinat e institucionit e me pas do te ndertohet nje hapesira serish me pllaka e kalldrem per makina qe do te drejtohen nga Kisha e Freterve. Ndriçuesit, stolat dhe vazot dekorative jane miratuar si modele dhe tv1 channel ka zbuluar perzgjedhjen e bere nga institucioni i bashkise.
Stolat tashme do te vendosen ne pozicion vertical ku anash tyre do te jene vazot dekorative te rrumbullakta si dhe ndriçuesit. Ata do te vendosen ne anesoret e zones se shtruar me kalldrem duke bere qe sheshi i vijimsise se pedonales te jete i hapur per levizje, ndryshe nga pedonalja egzistuese. Vijimsia e pedonales ne qender te qytetit te shkodres, e cila ka nisur te ndertohet ka nje vlere prej 30 milion lekesh te reja.
Siperfaqja ne kete segment te pedonales eshte 2400 meter katror ku perfshihen 2 hapesira te gjelbera ne forme ishulli. Punimet po vezhgohen prej afer nga specialistet e monumenteve te kultures.

Shkrumbohen 200 hektare pyje dhe kullota nga zjarret !


Shefi I zyres së emergjencave civile në prefekturen Shkodër Pëllumb Dani sqaron në një intervistë mbi dëmët e shkaktura dhe përballimin e situatës  së shkaktuar nga zjarret. Në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 200 ushtarë prej të cilëve 90 komando, 50 polic pyjorë, 50 zjarrëfikës dhe 6 mjete zjarrëfikësev. Sipas të dhënave zyrtare deri tani evidentohen se janë mbi 200 ha territor I djegur me pyje dhe kullosa, prej të cilëve 50 ha me pyje nga te cila sipas policisë pyjore  5 ha janë me pisha.
Dani sqaron se falë bashkëpunimit me palën Malazeze të cilët I erdhen në ndihmë me dy aeroplan të tipit kanader bënë të mundur ndaljen e zjarrit në afërsi të fshatit Zogaj në kufi me Malin e Zi.
Situata e 4 ditëve të fundit për shtabin e emergjencave në qarkun e Shkodrës ka qenë tejet e ngarkuar. Pasi vatrat e zjarrit janë shfaqur përvec në malin e taraboshit edhe në komunën e Gurit të Zi në kodrat e Gajtanit, në Kanalin e Shtodrit në Komunën Postrribë, në Malësi të Madhe, në Bjeshkët e Cukalit në komunën Shllak dhe në zonën e Munellës së Pukës ku flakët kanë shkrumbuar pyllin me pisha dhe kanë rrezikuar edhe kampin Kandez, falë ndërhyrjes së punonjësve të këtij kampi dhe zjarrfikësve është bërë I mundur shpëtimi I tij.
Dani gjithashtu ka kërkuar që të zbardhen plotësisht shkaqet e zjarrit që cuan në djegien e sipërfaqeve të mëdha në Malin e Taraboshit.

Kandidati i se majtes, Bale Vuksani, fiton ne Shale me 2 vota me shume se rivali i tij !


Zgjedhjet e komunës së Shalës janë fituar nga kandidati i koalicionit të majtë, "Aleanca për të Ardhmen", Balë Vuksani. Pas bllokimit të procesit të numërimit të votave në komunën e Shalës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numëroi dje në mbrëmje votat e hedhura në pesë qëndrat e votimit të kësaj komune.
Nga numërimi i fleteve të votimit ka rezultuar që kandidati i "Aleancës për të Ardhmen" Balë Vuksani të kishte marrë 644 vota ndërsa kandidati i "Aleancës për qytetarin" Dedë Tonaj të marrë vetëm dy vota më pak, 642 vota. Po ashtu, nga ky numërim kanë rezultuar 40 fletë votimi të pavlefshme ndërsa kanë marrë pjesë në votim rreth 50 përqind e votuesve të komunës së Shalës. Kjo është hera e tretë që prej 8 majit, që tentohet të mbahen zgjedhjet në komunen e Shalës.
Dy herët e para, procesi i votimit është bllokuar duke e zvarritur atë deri në procesin zgjedhor të kësaj të diele. Sa i përket votave të Këshillit Partia Demokratike mësohet të ketë rreth 100 vota më shumë se partia socialise dhe kështu koalicioni “Aleanca për qytetarin” të ketë edhe shumicen në Këshillin e ri të komunës. Me gjithë atë pritet vetem shpallja zyrtare e tabeles oërfubndimtare të mandatave të ndara sipas subjekteve fituese në këtë komunë.

Tuesday, August 23, 2011

Stina e veres ka sjelle rritje te ndjeshme te rinovimit te lejeve te qarkullimit


Periudha e veres ka rritur ndjeshem rinovimin e lejeve te reja te qarkullimit dhe drejtimi per makinat prane drejtorise rajonale te sherbimit te transportit rrugor Shkoder.
Por paralelisht kjo ka sjelle edhe rritjen e numrit te drejtuesve te mjeteve te cilet kthehen pas per ti paguar taksen e parkimit te bashkise, pasi ne rast te kundert nuk u priten keto leje. Ky eshte urdheri i dale nga kjo drejtori, qe ne bashkepunim me bashkine Shkoder ka arritur kete akord per te grumbulluar parate e kesaj takse me vlere 1500 leke te reja.
Sipas punonjesve te kesaj drejtorie pjesa me e madhe e qytetareve qe nuk e kane paguar kete takse nuk refuzojne dhe e kryejne menjehere detyrimin ne kete drejtori, ku bashkia e shkodres ka hapur edhe zyren e pageses. Stina e veres me ardhjen e emigranteve sipas te dhenave zyrtare ka rritur edhe numrin e prerjes se lejeve te qendrimit, ku numri ne kete periudhe eshte dyfishuar si shkak i numrit te madh qe automjeteve qe kane hyre ne vendin tone.
Çdo vit muajt e pushimeve te veres shenojne numrin me te madh te automjeteve qe kryejne kete detyrim ndaj shtetit shqiptar. Por nje pjese e mire e pagesave vijne edhe si pasoje e taksave te reja qe hyjne ne fuqi ne muajin shtator, ku pritet te kete nje rritje te tyre.
Nje numer i konsiderueshem i qytetareve jane drejtuar ne kete drejtori per te kryer pagesat para afateve, por kjo ka qene e pamundur sipas drejtuesve te zyres se pagesave, pasi ligji parashikon shlyerjen e detyrimeve ne afate dhe jo me muaj perpara.
Gjate nje dite numri i  drejtuesve te mjeteve qe rinovojne  lejet prane kesaj drejtori i kalon 50. Nderkohe kerkesa te shumta po paraqiten gjate ketyre diteve per vendosjen e targave te reja.

Mbeten akoma 4 vatra zjarri aktive te henen !


Pas nje nate ne lufte me flaket e zjarrit, Shiroka ka zbardhur diten e hene e qete, ndersa mbetet vetem nje vater aktive zjarri, ne Zogaj.
Flaket qe rrezikonin shtepite e banimit te shuara nga forcat zjarrfikese, te pyjores dhe ato te ushtrise kane lene tashme gjurmet e tyre te dukshme ne malin e Taraboshit. Shkrumi i mbetur nga djegia e pemeve dhe shkurreve tashme ka krijuar harten e zeze ne malin e Taraboshit, ku pasojat jane te konsiderueshme ne biodiversitetin e zones dhe gjallesave qe strehez te tyre kishin kete mal.
Frikes se riaktivizimit te vatrave te zjarrit si pasoje e temperaturave kane bere qe nje pjese e forcave te ushtrise ti qendrojne ne gatishmeri pa u larguar nga zona.
Gjate kesaj te hene sipas njoftimeve te shtabit te emergjencave civile jane aktive kater vatra zjarri: 1 ne Zogaj, 2 vatra ne Billgar te komunes Ana e Malit dhe 1 vater ne kanalin e Shtodrit, komuna Postribe. Te angazhuara per shuarjen e ketyre flakeve jane mbi 180 forca te ushtrise te ndihmuara paralelisht nga sherbimet e repartit te zjarrfikesve dhe ndermarrjes pyjore.
Problematike paraqitet situata ne Anen e Malit dhe Zogaj, ku po punohet per izolimin e me pas shuarjen e flakeve, te cilat te favorizuara nga era dhe thatesira mund te perhapen me tej. Deri me tani nga flaket e zjarrit te rena ne qarkun e shkodres jane djegur mbi 5 hektare pyje pishe, 50 hektare pyje dhe mbi 100 hektare me kullota.
Zjarri ka djegur edhe rreth 15 banesa te pabanuara. Demet sipas specialisteve jane te konsiderueshme ndersa po punohet per te patur nje bilanc te plote, perfshire ketu edhe djegien e shume pemeve te reja te mbjedhura vitet e fundit ne malin e Taraboshit, si pjese e projektit per rigjallerimin e zonave te pyllezuara.

Nis projekti 50 milion eurosh per permiresimin e sigurise se digave ne hidrocentrale !


Ka nisur nga implementimi projekti prej 50 mln euro për sigurinë e digave mbi Drin. Burimet zyrtare në KESH pohuan se objektivat kryesorë të projektit në fjalë janë: rritja e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat dhe të gjitha veprave hidroteknike të tyre; rritja e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nëpërmjet rritjes dhe përmirësimit të eficencës së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e qëndrueshme të sigurisë së furnizimit me energji elektrike në tregun rajonal të energjisë.
“Studimi mbi Sigurinë e Digave të hidrocentraleve të kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat, i financuar në vitin 2006 nga qeveria zvicerane e përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike-SECO dhe më pas studimi i fizibilitetit, i financuar përsëri nga SECO, shërbyen si bazë për përgatitjen e Projektit për implementimin e të gjitha investimeve të parashikuara në kuadrin e projektit të sigurisë së Digave.
Investimet e identifikuara nga ky studim mund të përmblidhen në: rehabilitimin e veprave shkarkuese, instalimin e sistemeve të reja të kontrollit dhe monitorimit të digave, instalimin e sistemeve të alarmit, mbrojtjen nga rreziku i rënies së shkëmbinjve rreth shpateve të digave, përmirësimin dhe garantimin e rrugëve hyrëse në godinat e centraleve, digave dhe galerive të dranazhit, studimet batimetrike të baseneve, rishikimin e hidrologjisë së kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat, punimet në bjefet e poshtme të këtyre hidrocentraleve me qëllim eliminimin e sedimenteve të ngurta dhe rritjen e sigurisë së veprave hidroteknike.
Implementimi i tyre, sipas KESh-it, do të bëjnë të mundur rritjen e cilësisë së monitorimit të këtyre digave, duke garantuar sigurinë e tyre sipas normave ndërkombëtare të sigurisë si edhe mbrojtjen e tyre nga një numër rreziqesh natyrore, të tilla si: rënia e shkëmbinjve, shkarjet pranë vendndodhjes së themeleve, përmbytjet, tërmetet etj.; dukuri këto që kërcënojnë sigurinë e digave.

Thursday, August 18, 2011

Banoret e Trushit ne pritje te demshperblimit te premtuar pas permbytjes !

8 muaj pas permbytjeve qe preken qarkun e Shkodres, qindra familje jane akoma ne pritje te parave te demshperblimit per demet e shkaktuara ne banesa, bujqesi e blegtori. Nje nga zonat me te prekura nga keto permbytje, fshati Trush, eshte akoma ne shpresen e parave te premtuara, pasi uji u shkaktoi deme te medha ne banesa, tokat bujqesore dhe gjene e gjalle. Fermeret e zones thone se demet e shkaktuara kane qene kolosale dhe rikthimi i jeteses ne normalitet eshte i veshtire. Ata apelojne ndaj shtetit shqiptar, qe ky i fundit te mos vonoje me dhenien e parave te demshperblimit, pasi nuk kane te ardhura te tjera per te rimekembur jetesen. Vete banoret deshmojne edhe sot, pas pothuajse nje viti, me shembuj para kameres pasojat qe kane lene 5 permbytjet qe preken qarkun e Shkodres.Drejtuesit vendore nuk pranojne qe te prononcohen lidhur me kete problem. Banoret e Trushit kane zhvilluar pak kohe me pare nje takim me ish-prefektin e Shkodres Maxhid Cungu si dhe kane zhvilluar nje proteste ku kane bllokuar rrugen Shkoder – Velipoje. Demi ne total nga permbytja masive ne Shkoder dhe nenshkoder kap shifren e 30 milion dollareve. Llogaritja e demit zyrtar eshte e tille, rreth 20 miliard leke te vjetra eshte perllogaritur nga Enti Kombetar i Banesave ne vleresimin e demeve te shkaktuara ne 6400 ndertesa. Ndersa bujqesia ka patur nje shifer prej rreth 56 milion leke demesh totale.

Ushqimet tregtohen ne kushte mjaft te varfra dhe te rrezikshme, autoritetet jane "te kenaqura" !

Keto jane kushtet e tregtimit te ushqimeve ne qytetin e Shkodres, ku ne mes te rruges dhe ne temperaturat perveluese te ketyre diteve ato jane nje kercenim serioz per shendetin e konsumatoreve. E perballe kesaj gjendjeje, drejtoria e ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit ka marre masat maksimale ne kete periudhe, duke iu perkushtuar pushimeve totale. Asnje kontroll ne qytet ndaj ketyre subjekteve, asnje mase e marre ndaj kesaj gjendjeje katastrofike dhe per me teper asnje informacion nuk jepet per mediat nga drejtues te kesaj drejtorie. Per me teper harrojne edhe misionin qe kane per mbrojtjen e konsumatoreve dhe informimin e tyre, duke treguar se dine te zgjedhin se ku duan ta bejne dhe si. Vete autoriteti kombetar i ushqimit ne Tirane nje dite me pare ka kerkuar masa maksimale ne kete drejtim nga drejtorite ndervartese, por ky urdher eshte zhytur ne zyrat e ketij institucioni ne Shkoder duke mos gjetur zbatim. Siguria e ushqimeve ne Shkoder eshte ne masat me te uleta te mundshme, e madje kete e deshmoi edhe helmimi qe u be ne nje gezim familjar pak kohe me pare te rreth 200 dasmoreve. Pjesa me e madhe e tregjeve ne Shkoder nuk plotesojne as kushtet me minimale te higjienes, bulmet dhe nenprodukte te tij, mish dhe ushqime te tjera qe tregtohen ne rruge, pa kushtet atmosferike te duhura dhe ne mes te pluhurit. Kjo gjendje nuk u ka hyre ne sy ketyre inspektoreve te kesaj drejtorie te cilet dijne te tregojne se kane zyra dhe hierarki, por ne asnje rast nuk dijne se si eshte gjendja ne terren. Perballe kesaj situate duhet qe vete autoriteti kombetar i ushqimit dhe mbrojtjes se konsumatorit te nderhyje dhe te shohe se si punojne vartesit e tij, e jo te mbaje syte mbyllur e veshet shurdh sic bejne keta individe. Konsumatori shkodran eshte nje nder me te pambrojturit ne ditet e sotme, si ne vere me temperature perveluese e pluhur, ashtu edhe ne dimer mes shiut e baltes se pafund. Siguria e ushqimeve ne tregjet e Shkodres ka qene nje nder ceshtjet me te diskutuara gjate viteve te fundit aq me teper kur nje pjese e tyre jane jashte cdo standardi. Por sa here qe prane kesaj drejtorie jane kerkuar te dhena lidhur me kete shqetesim i vetmi sqarim ka qene se siguria eshte ne nivele te kenaqshme, por se ku i shohin keto drejtues keto nivele akoma nuk eshte e qarte.

Wednesday, August 17, 2011

Flaket perfshijne pyjet e Lopçit ne zonen e Grizhes

Nga jugu zjarret po shtrihen ne pyjet e veriut shqiptar. Ndersa prej javesh flaket djegin masive pyjesh e kullotash ne jug dhe ne Puke ne veri, qe prej dites se diele vazhdojne edhe gjate kesaj te hene te digjen pyjet e Lopçit ne komunen e Gruemires. Mesohet se zjarri qe ka perfshire hektare te tera me shkurre, peme dhe kullota eshte vene qellimisht nga nje person i paidentifikuar. Banoret e zones thone se eshte pare nje njeri i panjohur i cili ka djegur ne tre pika te ndryshme qellimisht pyjet ne kete zone. Te favorizuara nga temperaturat e larta flaket jane perhapur menjehere duke rrezikuar edhe 10 shtepi te zones, megjithese te pabanuara. Per shuarjen e flakeve jane angazhuar vete banoret me mjete rrethanore ndersa makinat zjarrfikese e kane te pamundur te shkojne ne kete zone te thelle, pasi mungon rruga e pershtatshme. Frika me e madhe e vete banoreve eshte qe flaket te mos perhapen e te rrezikojne shtepite dhe ushqimin e bagetive qe eshte ne sasi te konsiderueshme. Nderkohe sipas informacioneve nga zona mesohet se nga flaket qe ende nuk jane shuar plotesisht e qe mund te aktivizohen ne vatra te reja si pasoje e eres qe i perhap, rrezikohen edhe disa shtepi te nje tjeter fshati, Vajushit. Ky fshat pervec te tjerave eshte edhe me i veshtire per te komunikuar pasi mungojne valet e kompanive celulare.

Hapet sezoni i gjuetise 2011/2012

15 gushti, ashtu si vitet e shkuara ka shenuar hapjen zyrtarisht te sezonit te gjuetise nga shoqata e gjuetareve “Jakup Bajri”. Ne pranine e anetareve te shoqates dhe drejtuesve te saj ceremonia e hapjes se ketij sezoni gjuetie eshte bere ne fshatin Dajç, ku u bene edhe gjuatjet e para per kete sezon. Pervec urimit per nje gjueti te mbare nuk mungoi edhe apeli per respektim te rregullave dhe ligjeve te gjuetise duke mos i shkelur per asnje moment ato. Apel qe vjen me te drejte kur edhe gjate sezonit te mbyllur jemi perballur me shkelje nga persona te papergjegjshem.Paralelisht me hapjen e sezonit deri ne fund te ketij muaji shoqata e gjuetareve ka parashikuar perfundimin e procesit te regjistrimit te armeve. Sezoni i gjuetise permban ne vete edhe respektimin e detyrimeve nga ana e cdo gjuetari qe ushtron kete sport argetues ne qarkun e Shkodres.

Shtrati i lumit Kir mbushet nga mbeturinat !

Masakra urbane vijon te mbyse Shkodren duke mos njohur permasa, perballe se ciles qendrojne institucionet pergjegjese me heshtjen e tyre. Ndersa thatesira e ka lene pa uje shtratin e lumit Kir, menjehere ai nuk eshte lene bosh duke u zevendesuar me mbetjet urbane te qytetit te shkodres. Personat pergjegjes qe merren me pastrimin e qytetit per kete katrahure kane menduar per ti dhene zgjidhje mungeses se mareveshjes mes bashkise Shkoder dhe adminsitratoreve te landfildit, duke zgjeruar harten e mebturinave nga varrezat e deshmoreve, e duke marre edhe shtratin e ketij lumi. Nuk dihet nese ky veprim i tille, teresisht jashte cdo logjike dhe mbi te gjitha ne konflikt te hapur me rregullat mjedisore ka rene ne sy te institucioneve mbikqyrese qe merren me keto probleme. Vetem dy dite me pare ne edicionet informative pasqyruam masakren mjedisore qe behet me djegien e mbetjeve urbane tek varrezat e deshmoreve. Ndersa sot kjo masaker perforcohet edhe me shume duke demtuar shtratin  e ketij lumi qe gjate stines se dimrit mbushet i teri me uje. Mbushja e tij i dergon keto mbetje ne lumin Drin e me tutje, duke ndotur edhe ujrat e jo vetem ajrin. Djegia jo vetem qe nuk ndalohet,por tashme te gjitha mbeturinat largohen nga qendrat e ndryshme te qytetit dhe depozitohen pak metra me tej ne periferi. Darkave me djegien e tyre ato u vine serish qytetareve por ne forme smogu vrases, duke shkaktuar ndotje te ajrit tej cdo norme te lejuar dhe duke e bere  jetesen per shtepite perreth nej ferr te vertete. Kjo gjendje kaotike nuk dihet se sa kohe do te vijoje te jete prezente, por lind nevoja emergjente e nderhyrjes nga te gjitha institucionet pergjegjese, me forcen maksimale te ligjit, pse jo edhe ndaj vete bashkise Shkoder nese eshte pergjegjese. 

Saturday, August 13, 2011

Luhatjet e tensionit i djegin pajisjet elektroshtepiake dhe elektronike banoreve ne Skenderbeg !

Ne afersi te varrezave te Rrmajit konkretisht ne rrugen Andrea Skanjeti te lagjes Skenderbeg qytetaret ne oret e drekes se dites se premte jane ankuar te revoltuar per deme qe sipas tyre u ka bere ne shtepi rrjeti I eneregjise elektrike.Se paku 15 familje kane pretenduar se u jane djegur brenda pak minutave te gjitha pajisjet elektroshtepiake si televizore, kompjutera ,frigorifere, lavatrice e te tjere.Sipas tyre shkak ka qene nje luhatje  e ndjeshme tensioni. Ata kerkojne kompensim per demin e shkaktuar.Nderkohe qytetaret i bejne apel Bashkise Shkoder  qe te nderhyje ne mbrojtje te tyre.Gjithshtu banoret e kesaj lagjeje kane kerkuar qe te behet nje ekspertize teknike per shkaqet e tensionit te paqendrueshem ne shtepite e tyre per te cilin pohojne se ka arritur deri ne 400 volt.

Duke mos ekzistuar fryma e bashkepunimit, vonohet integrimi ne BE !

Pa nje fryme te fuqishme bashkepunimi mes pozites dhe opozites procesi I integrimit te shqiperise drejt bashkimit europian do ece me hap ate ngadalta.Ky bashkepunim eshte kushti I pare qe shqiperia te perfitoje statusin e vendit kandidat per ne BE, nje status ky qe normalisht duhej te ishte konfirmuar qe ne netor te vitit te kaluar.Ka komentuar keshtu rreth kesaj ceshtjeje shume te rendesishme per shqiperine, Diplomati Alfred Papuciu gjate nje interviste ne GHE.Diplomati Alfred Papuciu ne pergjigje te pyetjes per debatet qe ka zgjuar Ligji per rregjistrimin e popullsise ka kujtuar se kerkesa per rregjistrimin e popullsise eshte nje nga kushtet e marreveshjes se Stabilizim Asocimitme BE, por eshte shume e rendesishme menyra se si do zbatohet ky ligj.Alfred Papuciu eshte angazhuar prej vitesh ne fushen e diplomacise Shqipetare si dhe ka punuar per nje kohe te gjate  në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, me kontribut direkt në Komisionin Ekonomik të OKB-së.

Lihet ne harrese ura e Mesit !

8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, Ura e Mesit eshte nje nder monumentet e kultures qe ne kete sezon veror turistik eshte lene e tera ne harrese. Me apo pa qellim, kjo nuk dihet, por ajo qe me se miri e konstaton sapo viziton kete objekt eshte lenia ne meshire te fatit nga te gjitha instancat perkatese duke u kthyer në vatër mbeturinash. Turistët e huaj dhe ata vendas mbeten të zhgënjyer pas vizitës në këtë objekt që mban vlera të rralla, ku pervec mbeturinave konstaton edhe demtime ne ure, pasi nje pjese e gureve jane hequr teresisht.  Restaurimi i saj nga monumentet e kultures eshte pasuar me lenien ne dore te fatit nga vendoret e komunes Postribe, qe nuk kanë marrë asnjë masë të paktën për të ndaluar hedhjen e plehrave nga banorët e fshatit Mes. Megjithëse kjo urë është një nga veprat më të mëdha të kulturës në Shkodër, ambienti në hyrje të saj nuk është aspak i denjë për një monument të tillë. Mbeturina urbane, janë hedhur pikërisht në anë të rrugës, nga ku vizitori hyn për të parë urën nga afër. Veç mbeturinave, ajo qe te bie ne sy ne kete objekt historik eshte mungesa e nje ciceroni te pakten per te treguar historine e ndertimit te saj dhe rrjedhen nder vite.  Jo rrallë herë, mbi urën e vjetër monument kulture syri te sheh njerëz me kafshë të ngarkuara që kalojnë mbi të, fakt qe pranihet jashte kamere edhe nga vete banoret e zones. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë. E madje duke ditur vlerat e saj ajo ka nje promovim jo te vogel ne guidat turistike e spotet televizive te Shqiperise Turistike nga ana e qeverise shqiptare. Por as ky fakt duket se nuk i ka bere shume pershtypje vendoreve qe kane ne patronazh kete ure. Ura e Mesit eshtë e gjatë 108 metra, e gjerë 3.40 metra dhe me 13 harqe jo simetrike. Për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri ku çdo një metër ngrihen 5 cm rreshta tërthorë që i japin kurrizit trajtën e shkallarës. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujine kulluar të Kirit. Së bashku me kalanë e Rozafës, ato janë monumentet e kulturës më simbolike të Shkodrës të pranishme në telajot e piktorëve, studio fotografike, në punime artistike në bakër, dru, pëlhurë etj. Ne muajin Maj 2010 u mundësua përfundimi i rinkonstriksionit të urës dhe përshtatja për këmbësorët, por qe nga ajo dite terreni perreth nuk i pershtatet vlerave qe ajo ka.

Thursday, August 11, 2011

Se shpejti fillojne germimet nga nje grup polak ne parkun arkeologjik

 Ne fillim te muajit shtator ne territorin e parkut  arkeologjik do fillojne germimet arkeologjike qe do te kryhen nga nje ekspedite polake qe aktualisht po punon ne koman.Keto germime do shtrihen ne terrenin e Lorene pas ures se re te bunes deri ne afersi te Xhamise se Plumbit. Pohon keshtu per tv1 channel Nikolin Shati drejtor i parkut arkeologjik Shkoder.Shati thekson se keto germime nuk do shkaktojne deme per bizneset e   zones por vetem perfiti  duke marre ne konsiderate atraksionin turistik qe krijohet.Ne parkun arkeologjik shtrihen rrenojat e vjetra te shkodres zone e cila perban reperte qe deshmojne lashtesine e qytetrimit shqipetar dhe hedhin drite mbi  zhvillimet historike ne periudha  te ndryshme qe nga antikiteti.

Kalaja e Shkodres regjistron me shume turiste se vitin e kaluar !

Vizitat ne muzeun e keshtjelles Rozafa jane me te shumta ne numer krahasuar me nje vit me pare dhe ky eshte nje tregues I mire per rritjen e fluksit te turisteve.Ben te ditur keshktu Ndricim Mlika pergjegjesi muzeut te keshtjelles rozafa.Mlika thote se restaurimi I brendshem  muzeut te keshtjelles  ka krijuar  mundesi qe turistet te priten  ne kushte shume me te mira dhe po ashtu krijohen kushte per   ruajtjen ne nje forme me te mire te objekteve qe ekspozohen.Ne kete muze  nepermjet reperteve arkeologjike deshmohen vlera historiko- etnike nga periudha e paleolitit deri ne shekullin e 20 dhe ne kete menyre partaqiten   deshmite e 10 000 viteve histori

Perzgjidhen punonjesit per regjistrimin e popullsise

Ne qytetin e Shkodres projekti per regjistrimin e popullsise do filloje  me daten 15 gusht. Ne kete kuader eshte percaktuar qe te formohen komisjonet qendrore per formimin e grupeve kompakte qe do jene pergjegjese per rregjistrimin e popullsise. Burime nga  instat Shkoder bejne te ditur se sa I perket Qarkut te Shkodres  ky process do te nise me perzgjedhjen e 8 supervizoreve te cilet do te mbikqyrin rregjistrimin ne te gjithe territorin e ketij qarku.  Ndesa caktimi i kontrolloreve dhe anketuesve do filloje me daten 1 tetor me qellim qe me daten 15 tetor te filloje ne praktike rregjistrimi I popullsise. Numri I anketuesve  per rregjistrimin e popullsise ne qarkun e shkodres do jete 800 ndersa ai I kontrolloreve  50. Ne te gjitha qarqet e shqiperise regjistrimi I popullsise do orientohet nga specialistet e instat te koordinuar me kryetaret e keshillave te qarqeve.Megjithese pati kundershtime te shumta sa I perket ligjit te rregjistrimit te popullsise tashme kane filluar pergatitjet per zbatimin e ketij ligji.  Sipas instat     rishikimit përfundimtar I pyetësorit eshte bere ne muajin prill me pas ky pyetesor iu dergua drejtuesve rajonal te instat te cilet plotesuan ne praktike nga 5 pyetesore dhe dorezuian po ashtu edhe raport vleresimin ne baze te te cilit   u bene disa ndryshime te tjera ne formulim më të qartë të disa pyetjeve tek të cilat përgjithsisht kishte patur paqartesi.Ne gjithe kete process me interese pritet publikimi I permbajtjes se pyetesorit, per te cilin ka patur dhe vazhdojne kundershtimet nga grupimi “Aleanca Kuq e Zi” grupim I cili kerkon qe perkatesia fetare dhe etnike te mos perfshihet ne formularin e rregjistrimit te popullsise.

Wednesday, August 10, 2011

Se bashku me rritjen e rradheve ne dogana rritet edhe kontrolli !

Me rritjen e fluksit te hyrje-daljeve ne pikat tona kufitare doganore kemi rritur personelin dhe shtuar kontrollet ne bashkepunim me drejtorine e policise se qarkut te Shkodres dhe po ashtu me policine homologe ne Malin e Zi per te mos lejuar qe ne kuadrin e kesaj hapjeje te perfitojne personat e shpallur ne kerkim edhe kontrabandistet. Pohoi keshtu per TV1-Channel Ndreke Zyla shef i sektorit te sherbimeve operacionale ne Drejtorine e Policise Kufitare dhe Migracionit. Kryekomisar Zyla pohon se si pasoje e kontrolleve te realizuara jane realizuar disa aksione ku jane arrestuar 8 persona me shtetesi Marokene per tentative kalimi te paligjshem kufiri,1 shtetas shqipetar dhe 2 te huaj te shpallur ne kerkim nderkombetar,3 shtetas kosovare per trafikim te lendeve narkotike, 8 shtetas te tjere  3 shqipetare dhe 5 te huaj per trafikim te mjeteve motorrike por po ashtu jane bllokuar disa here mjete per kontrabande kafeje si dhe nje sasi e konsiderueshme lende narkotike.

Ne 2011 shenohen me pak raste zjarresh ne pyjet e Shkodres

Per 6 mujorin e pare te 2011, sherbimi i policise pyjore Shkoder eshte perballur me tre raste te renies se zjarreve ne pyjet qe administrohen nga komunat. Me problematike mbeten zonat e mbrojtura dhe rezervatet, ndersa temperaturat e larta jane favorizuese ne perhapjen e flakeve. Shefi i policise pyjore Agim Dardha shpjegon gjate nje interviste per tv1 channel operacionet qe kryen ky sherbim ne rastet kur sinjalizohet per renien e nje zjarri. Sinjalizimet qe ky sektor merr, behen kryesisht nga banoret e zonave qe bie zjarri. Ajo qe evidentohet ne te tilla raste eshte se zjarret ne pyje  nuk dihet nese jane shkaktuar nga individe te vecante apo shkaqe te tjera. Gjithesesi, ne krahasim me vitet e tjera, kete vere ka patur shume me pak zjarre ne pyjet e rajonit te Shkodres.

Muaji gusht shenon rritje te vizitave tek mjeku ne Velipoje !

Muaji gusht ka shtuar numrin e vizitave te pushuesve prane qendres shendetesore ne plazhin e Velipojes. Rastet me te shumta jane ato me goditje nga dielli dhe intoksikacione, ndersa nuk mungoje as shenjat e infeksioneve si pasoje e papastertive nga rera dhe uji. Mjeket prane qendres shendetesore evidentojne si me problematike rastet gjate oreve te vona te mremjes, ku moshat e reja paraqiten ne grup pasi kane konsumuar tej mase pije alkolike dhe perzierje te tyre. Edhe pse kjo qender eshte e pajisur me mjetet e nevojshme per raste emergjente dhe me medikamente, ajo rastet e renda i dergon prane spitalit rajonal te shkodres. Ne dispozicion te saj gjate kesaj periudhe eshte vene edhe nje autoambulance ndersa sherbimi mjeksor eshte 24 ore pa nderprerje. Numri i madh i pushuesve qe frekuentojne Velipojen gjate veres e dikton te nevojshem sherbimin mjeksor pa nderprerje ne kete zone. Pervec ketyre rasteve problem mbetet edhe pickimi nga insektet apo bakteret e padukshme qe japin shenja te ndryshme tek pacientet.

Tuesday, August 9, 2011

Ministria e Arsimit dhe Shkencave paraqet udhezimet e reja per shkollat !


Viti i ri arsimor 2011 – 2012, pervec ndryshimeve ne tekstet shkollore udhezimi i ri MASH ka parashikuar se per datat e fillimit të mësimit për çdo semestër, datat e pushimeve dhe ambientet ku do të zhvillohen provimet e maturës do të jenë krejtësisht të ndryshme nga ato të viteve të kaluara.
Konkretisht, sqarohet se shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme do të hapin zyrtarisht dyert për nxënësit më datë 12 shtator. “Për klasat I-IX, semestri i parë fillon më 12 shtator 2011 dhe mbaron më 27 janar 2012, ndërsa semestri i dytë fillon më 30 janar 2012 dhe mbaron më 6 qershor. Për sa i përket pushimeve, periudha e parë e tyre fillon më 24 dhjetor 2011 dhe mbaron më 4 janar 2012. Periudha e dytë më 28 mars 2012 dhe përfundon më 1 prill 2012”, citohet në udhëzimin e MASH.
Ndër të tjera, shpjegohen edhe programet e tekstet mësimore që do të përfshihen në arsimin parashkollor dhe në arsimin bazë. Konkretisht në klasën e nëntë do të zhvillohet moduli “Edukimi për karrierën”, për t’u lehtësuar nxënësve orientimin e tyre për vijimin e arsimit të mesëm, ndërsa në arsimin e mesëm, ku përfshihet gjimnazi me kohë të plotë, thuhet se drejtoritë arsimore rajonale dhe drejtuesit e gjimnazeve duhet të kërkojnë zbatimin me rigorozitet të kurrikulës së re në klasën e XII, pa hequr vëmendjen nga kurrikula e klasës X dhe XI.
Sipas udhëzimit, te gjimnazet me orientim gjuhësor që ndodhen në qytetet e mëdha të vendit dhe në Tiranë, klasat X, XI dhe XII duhet të punojnë me programet e reja të miratuara nga MASH.
Në lidhje me gjuhët e huaja në sistemin parauniversitar, Ministria e Arsimit udhëzon marrjen e masave për mbulimin, me çdo kusht të gjuhëve të huaja në shkollat e arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm që nuk kanë zhvilluar gjuhë të huaj deri në vitin e kaluar shkollor. Një tjetër pikë e rëndësishme në udhëzim është edhe shërbimi psikologjik shkollor.
Kjo do të thotë që, bazuar në udhëzimin nr. 18, datë 21.04.2008 “Për funksionimin e shërbimit psikologjik shkollor në arsimin parauniversitar”, çdo DAR duhet të ketë zëvendësuar të gjithë psikologët që nuk kanë arsimin përkatës, të sigurojnë kabinetin e shërbimit psikologjik, të ngrejë në çdo shkollë grupin e mbështetjes së psikologut dhe të realizojë raportin e veprimtarisë së ushtruar në këtë shërbim gjatë një viti.

Rinis shperndarja e pasaportave biometrike, rikthehen rradhet ne sportele


Ky rikthim i punes ne sportelet e shperndarjes se pasaportave biometrike ne keto dite te gushtit, kur duhej te ishte model per shkak te fluksit edhe te emigranteve, ne te vertete nuk eshte asgje me shume vecse i mundimshem.
Me sherbimin ne vetem nje sportel qytetaret perballen me temperaturat perveluese dhe pritjet me ore te tera per te marre mjetin e identifikimit per te cilin kane pagur plot 6 mije leke.
Ky indiferentizem i firmes “Aleat” per te ofruar sherbime me te mira per qytetaret shkodrane vijon qe me nisjen e procesit te pajisjes me mjetet e reja te identifikimit, pasaporta dhe karta. Vete qytetaret ankohen per sherbimin me vetem nje sportel, ku shume mire ky sherbim mund te ofrohej ne disa prej tyre pa shkaktuar radhe, pritje dhe acarime mes paleve.
Historia e shperndarjes se mjeteve te identifikimit eshte kthyer ne nje telenovele qe serine e fundit duket se do ta kete kur edhe qytetari i fundit i ketij vendi do te kete marre kete mjet identifikimi.
Sherbimi ndaj qytetareve u nis me turr dhe korrektesi ne ditet e para, por qe u pasua nga kjo firme me neglizhence, shkurtim personeli dhe zvarritje qe ne shume raste jane te kota.
Per me teper ketyre sherbimeve po u pergjigjen edhe qytetaret me te njejten monedhe ne disa raste kur vjen rasti i terheqjes se kartave, pasi shumica e tyre prodhohen dhe mbesin pa u terhequr.

Sigurimet shendetesore mbulojne tashme sherbimet edhe ne klinika private !


Pacientet te cilet paguajne rregullisht sigurimet shendetesore do te kene mundesi ne nje te ardhme te afert të marrin shërbime edhe në spitalet private.
Edhe pse ligji sigurimeve shëndetësore është i ri dhe do edhe dy vjet të implementohet, nuk përjashton spitalet private për të pritur pacientët e siguruar, me çmime të arsyeshme.
Në rast se një shërbim me këtë kontribut dhe këtë nivel mbulese siguracionesh në institucionin publik e ka falas apo të mbuluar, në institucionin privat merr atë pjesë të kontributit që i takon për sëmundjen sipas sistemit dhe atje paguan diferencën”- thone specialistet e hartimit te kesaj nisme ne ministrine e shendetesise. Ligji ne fjale përjashton vetëm spitalet e pakontraktuara nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shtetërore.
Në momentin që ligji bëhet i implementueshëm për sistemin, pra në fund të dy vjetëve, kontributi që ti ke dhënë duke u siguruar mund të përkthehet në shërbim në një institucion publik apo në një institucion privat me një kusht, që institucionet të jenë të kontraktuara nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve. Kontraktimi do të bëhet në bazë të performancës në bazë të standarteve, në bazë të akreditimit, qe pritet te nise zbatimin se shpejti ne terren.
Aktualisht në vendin tonë vetëm në shërbimin parësor dhe në disa spitale rajonale publike funksionon skema e sigurimeve shëndetësore. Rreth gjysma e popullsisë merr shërbime falas, pasi paguajnë rregullisht sigurimet për shëndetin.

Saturday, August 6, 2011

1000 denoncime per dhune ne familje deri me tani per vitin 2011 !


Ndersa vitet ecin dhe Shqiperia njeh jo pak permiresime ne disa fusha te jetes, gjendja vijon te mbese e zymte ne nje pike, ate te fenomenit te dhunes ne familje.
 Fenomen ky qe vazhdon të jetë i pranishëm në shoqërinë shqiptare, por qe ndryshe nga vitet e tjera, ku rregjistroheshin shumë pak denoncime, vetëm per 2011 në policinë e shtetit janë deponuar më shumë se 1 mijë raste të dhunës në familje. "Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 1055 raste.
Ajo qe verehet ne shumë nga këto raste, eshte se ato shoqërohen me kërkesat për mbrojtjen në gjykatë që është një arritje shumë pozitive, sepse mbrojtja që jep gjykata sipas këtij ligji, është një rrugë ligjore shumë e thjeshtë dhe e përshpejtuar.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ku rastet më të shumta të denoncimit i përkisnin metropolit, rritja e sensibilitetit dhe ndërgjegjësimit ka sjellë edhe shtrirjen gjeografike të denoncimeve në të gjitha rajonet e vendit. "Vitin e fundit vëmë re që ky raport ka ndryshuar. Sektori kundër dhunës në familje ne policine e shtetit pranon se vijnë denoncime edhe nga zonat më të thella te vendit nga veriu ne jug.
Reagimi ndaj dhunës ka filluar të shtrihet në të gjithë territorin, ku duke folur ne gjuhen e statistikave, rezulton që 75-77 % e denoncimeve vijnë nga zona urbane dhe vetëm 23 % vijnë nga zona rurale.
Shumë prej grave dhe vajzave akoma e konsiderojnë dhunën brenda familjes si një çështje private, për të cilën nuk kërkojnë ndihmë nga autoritetet dhe u duket shumë e vështirë që për zgjidhjen e këtij problemi të përfshijnë strukturat e policisë, ndonëse shoqëria civile ka hartuar dhe ka lobuar për miratimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje.
Duket se Shqiperia do te mbylle edhe 2011 me nje raport te zymte ne kete drejtim, ndersa mbetet detyra e te gjitha paleve, shtetit, shoqerise civile dhe vete te dhunuarve te permiresojne kete plage te shoqerise.

Friday, August 5, 2011

Ne 2012 Shqiperia do te kete sistem unik adresash, duke plotesuar keshtu edhe nje kusht per hyrjen ne BE


Vetem ne vitin 2012, Shqiperia do te kete sistem unik te adresave, nje nga kerkesat kryesore drejtuar vendit tone nga BE. Procesi i informatizimit të sistemit të adresave, vjen pas përfundimit të atij të rregjistrit të gjendjes civile dhe do të ofrojë informacione të sakta për vendndodhjen, emërtimin, numrin dhe personat që banojnë në to.
Procesi i nisur në bashkite më të mëdha të vendit perfshire edhe Shkodren momentalisht ka perfunduar vendosjen e tabelave ne rruget kryesore te qytetit. Në lidhje me informacionin e hedhur në database, puna është në përfundim  e sipër sqaron ne nje njoftim te sajin ministria e Brendshme, ndërsa në mbarë Shqipërinë ka filluar vendosja e tabelave në terren, e pas një viti tabelat do të vendosen në banesa dhe apartamente.
Ne 15 bashkitë më të mëdha të vendit,puna është në fazën e numërtimit të banesave dhe parashikohet që me këto ritme procesi të përmbyllet për 12 muaj. Sipas ketij projekti informacioni do të jetë i rifreskueshëm në internet dhe në funksion të bashkive.
 Sistemi unik i adresave do të mund të  përditësohet nga nëpunësit e njësive të pushtetit lokal, me mbikqyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.
Pas përfundimit të tij, çdo banesë e re e ndërtuar në çdo cep të vendit, do të jetë e evidentuar në hartë dhe do të ketë numrin e saj. Ne bashkine Shkoder rezultojne 438 rruge te emertuara, nga te cilat 136 i perkasin rajonit 1, 82 – rajonit 2, 71 rajonit 3, 60 rajonit -4 dhe 89 rajonit 5. Ne bulevarde jane vene 55 tabela, 23.922 ne ndertesa, 825 ne kryqezime, 26 ne sheshe, 5 ne parqe. Pas kesaj faze se shpejti bashkia e Shkodres do te nise punen ne terren ku familjet do te plotesojne formularin me te dhenat e cdo familje.

Qendra historike e Shkodres nen fokusin e delegacionit gjerman


Delegacioni Gjerman, Zviceran dhe ai Austriak i shoqeruar nga kryeparlamentarja Topalli kane udhetuar nga Shiroka ne zemer te qytetit te Shkodres, ne rrugen Kol Idromeno.
Duke shfaqur nje interes te vecante per kete zone muzeale, e cila ka nje tradite te pasur, ata jane informuar nga zonja Topalli per historine kesaj rruge, veper e mjeshtrit Kole Idromeno, e cila me nje nderhyrje te realizuar vitet e fundit, e ktheu ate ne identitet.
Ata jane ndalur edhe ne nje nga galerite e qytetit, ku permes imazheve te dala nga peneli i piktoreve shkodrane, pasqyrohet jo vetem tradita e qytetit, lagjet me me emer por edhe portretet e figurave te njohura shkodrane. Pike kjo qe nxiti kureshtjen e delegacionit te huaj me ne krye ministrin gjerman te Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Dirk Niebel, i cili premtoi se interesi per investime te qeverise gjermane dhe kompanive te ketij shteti, do te shtrihet edhe ne keto zona te vecanta ne qender te qytetit te shkodres.
 Per me teper delegacioni i huaj ne udhetimin permes pedonales ne qender te qytetit u njoh edhe me harmonine fetare qe mbizoteron ne qytetin tone, miqesine dhe traditen e bukur te percjelle brez pas brezi. Ndersa u ndalen ne detajet qe ndertesat e qendres se qytetit te ofrojne, ata theksuan faktin se sa vlere ka ruajtja e identitetit te nje vendi, duke dhene nje mesazh edhe per pushtetaret tane ne bisede me to, qe te jemi te kujdesshme ne ato vlera qe breza e meparshem na lane.
Interesimi i zyrtareve te larte gjermane dhe zviceran per te vizituar mjedise qe percojne vlera historike eshte nje tregues domethenes per kujdesin qe duhet treguar ne zhvillimin e turizmit kulturor ne qytete si shkodra.

Se shpejti Shkodra do te kete impiantin modern te ujrave te zeza


Ai është një bashkëfinancim i qeverive gjermane austriake e zvicerane në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ky investimi siguron furnizimin me ujë, kanalizime dhe ujë te trajtuar sipas të gjitha standardeve të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore te Shëndetësisë.
 Ministri i ekonomisë së Republikës Federale Gjermane, Dirk Niebel shprehu kënaqësinë e tij për nisjen e këtij projekti.  Duke vleresuar pasurite e medha natyrore qe ka vendi yne, Niebel premtoi projekte të tjera të sukseshme si një kontribut për të ardhmen e vendit. Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se: "Ky projekt është një vlerë e shtuar e programit madhështor për Shkodrën.
Duke i cilësuar këto investime si shumë afatgjata  Topalli tha se: "Këto investime janë padyshim te paçmuara për nga përfitimi qe ne kemi prej tyre si ne aspektin shëndetësor ashtu dhe atë mjedisor."  Ne takimin ne fjale pervec Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, Ministrit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë,  Dirk Niebel, ishin edhe ambasadorja e gjermanisë Karola Myler Holtkemper, 
Inagurohet nisja e punimeve ne ndertimin e impiantit te ri te trajtimit te ujrave te zeza ne Shiroke. Eshte ky nje tjetër projekt i rëndësishëm qe nis keshtu zbatimin në Shkodër qe synon "Mbrojtjen mjedisore te liqenit të Shkodrës" me një vlerë 18 milion euro.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, përfaqësues të projekteve të qeverisë gjermane,  deputetë e drejtues të pushtetit lokal. Impianti i Shirokës starton si ogur i mire, e si impianti i parë për të trajtuar ujin për 2000 banorë e me vlerë rreth 18 mil Euro për të filluar seriozisht drejt mbrojtjes së Liqenit te Shkodrës.
Impiante të tjerë do te pasojnë për të plotësuar kushtin që asnjë pikë uji i patrajtuar të mos derdhet në liqen.

Tuesday, August 2, 2011

6 objekte te njohur drejt privatizimit !


"Ish grup Artilerie" ne Tepe, "Ish Divizioni i Kembsorise", Prona nr 420 me emertimin "Ish Reparti Ushtarak Vaini" Shtoj i ri, "magazine zyra eksperimenti(ndertese 2 kateshe) Dobrac, e Qendres se Transferimit te teknologjive bujqesore Shkoder, "Ndertesa e sektorit te nenshkoder fshati Beltoje, "Mence 1 kateshe e kompleksit blegtoral te ish NB- Bushat".
 Jane keto 6 pronat publike ne Shkoder te cilat jane ne listen e 300 objekteve qe qeveria shqiptare i ka nxjerre per privatizim. Lista eshte bere publike nga ministria e ekonomise tregtise dhe energjitikes, e cila synon shitjen e tyre sa me shpejt, bazuar edhe ne udhezimin e kryeministrit.
 Nje pjese e mire e ketyre objekteve jane jofunksionale e madje te zaptuara nga individe te ndryshem te cilet pa pyetur per rregulla e ligje te ketij shteti kane bere prona te tyre keto objekte.
Kjo liste e bere publike, e paralajmeruar me heret nga kryeministri Berisha eshte para me rezerva e kritika te shumta nga specialistet e fushes dhe eksperte te ekonomise. Keta te fundit jane shprehur se keto privatizime duhet te ishin bere me konsultime te gjera publike, ndersa aq me teper nuk duhet te ishin lene te shkonin ne kete gjendje.
 Ndersa qendrim krejt te kundert ka qeveria shqiptare qe kete hap te hedhur ne kete drejtim e cileson si një proces jetik ne reformën ekonomike të vendit, një proces me rëndësi të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit pasi e faktuan se pronësia dhe menaxhimi privat përben një kusht themelor të luftës kundër korrupsionit dhe të zvogëlimit të këtij fenomeni me pasoja të rënda.
Nuk dihet akoma se si do te procedohet me tej ne kete rruge te nisur ndersa zbardhen emrat e ketyre pronave te cilat sa ne meshire te fatit e ca te privatit pa te drejte tashme do te marrin nje tjeter drejtim final, ate te privatizimit perfundimtar.

Mbipopullohet plazhi i Velipojes ne 15 diteshin e pare te gushtit


Plazhi I Velipojes, eshte epiqendra e turizmit per veriun shqitar, ne keto dite te nxehta te fillim gushtit. Temperaturat e larta, sfidohen nga turistet, pjesa me e madhe te cileve jane nga Kosova, ne reren e nxehte dhe ujin e fresket te detit.
Turistet jane te kenaqur, per ta mjafton te shfrytezojne ne maksimum ditet tyre prane detit, dhe te shtrihet ne reren e imiet, e cila sipas tyre, eshte mjaft curative. Ofrohen kushte te mira, thone ata, ndersa persa I perket jetes se nates, diferencat e moshave, kundershtojne njera tjetren, te rinjte nuk jane te kenaqur me faktin qe muzike mbyllet ne 23, ndersa me te moshuarit, preferojne te kene qetesi, dhe te bejne nje gjume te qete.
Muaji gushti, sidomos pjesa e pare e tij, bazuar ne eksperiencen e viteve te tjera, rezulton me I populluari per qytezen turistike te Velipojes.
Edhe kete vit, vihet re qe pjesa me e madhe e turisteve rezidente, jane nga Kosova.

Mbushet pika kufitare e Muriqanit


Pika e kalimit kufitar të Muriqanit është kthyer në një nga portat hyrese për turistet që preferojnë të kalojnë pushimet në vendin tonë. Kështu vetem gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar një numër record në krahasim më vitin e kaluar në të njëjtën përiudhëtë, në këtë pikë janë shenuar hyrje e shtetsave të huaj një shifer prej 7498 shtetas të huaj ndërsa shtetas shqiptar kryesisht emigrant janë shenuar 1059 shtetas.
Ndërsa për sa I përekt automjeteve që janë regjistruar në hyrje janë në total është 4899 automjete. Ajo cka shihet në këtë pikë të kalimi kufitar është numri gjithnji e në rritje I automjeteve dhe shtetasve që preferojnë që pushimet ti kalojnë në vendin tonë.
Nga sa raportohet nga kjo pikë e kalimit kufitarë në krahasim me një vitë më parë kemi një rritje prej 50% të shtetasve që preferojnë që pushimet ti kalojnë në vendin tonë. Ajo cka është më shqetësuese është se për arsye të fluksit të madh të automjeteve është e pa mundur evitimi radhëve të gjata në pritje pavarësisht thjeshtësimit të procedurave të kalimit të kufirit.