Zjarri qe shkrumboi disa hektare pyje ne rrethin e Pukes dhe rrezikoi disa banesa ka per autore nje 80 vjecare.
Ky eshte njoftimi i policise se Pukes, e cila ben te ditur se Rabia Hoxha, 80 vjece eshte vene ne prangat e policise si autore e flakeve ne pyjet e fshatrave Xhafe dhe Kulumri te Pukes. Policia sqaron ne njoftimin e saj se 80 vjecarja, vuan nga probleme mendore.
Ajo ishte denuar me pare per zjarrvenie, ndersa nje jave me pare kishte tentuar ti vinte zjarrin dhe baneses se saj. E moshuara ka rrefyer para forcave te policise ne detaje se si i ka vene flaken pyllit.
Ajo tregon se kishte dale e vetme jashte baneses ku kishte ndezur edhe nje cigare. Ne nje moment te caktuar asaj i ka shkuar ne mendje te provonte nese vertet nje cigare e ndezur e hedhur ne toke mund te digjte nje pyll te tere.
Dhe, ndryshe nga nje jave me pare, kur tentativa per ti vene zjarrin baneses se saj kishte deshtuar, kete here, flaket jane perhapur me shpejtesi te favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Zjarri rrezikoi edhe 11 banesa te fshatit Zath.
Sipas te dhenave nga shtabi i emergjencave civile mesohet se flaket e zjarrit vazhdojne te jene aktive ne pyjet e fshatrave Xhafe, Munelle dhe Kuzhne, por me problematike eshte situata ne pyjet e Krrabes ku zjarrifesit po punojne per te mbrojtur transmetuesit televizive te zones.
Situata me zjarret po paraqitet cdo dite e me problematike ne kete fund gushti, megjithese ne shume zona jane shenuar ulje te temperaturave. Zjarrvenia po rezulton me problematikia, ne zonat ku eshte shenuar shfaqja e vatrave te zjarrit, pasi nje pjese e mire e tyre nuk kane autor te ndaluar nga policia.